Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DORÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Dorezë, dorashkë. Dorake lëkure (pambuku, leshi).
2. Enë prej balte, prej bakri, prej qelqi etj. me një dorezë. E mbushi doraken.
3. Copë e vogël pëlhure që mbahet në dorë, që përdoret për të fshirë duart, djersën, apo për t’u mbajtur si aksesor.; shami dore. Dorake mëndafshi. Dorake e bardhë. Fshiu duart me dorake dhe u ul pranë sofrës.
4. Pjesa e poshtme e mëngëve të një fanelle, zakonisht e zbukuruar me qëndisma. Dorake të qëndisura.
DORÁSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dorezë1. Dorashka të trasha (të holla). Dorashka të leshta. Vë (heq) dorashkat. Dorashkë sateni me dantellë.
2. Dorak2. Dorashka e bastunit.
3. Dorashtë. Një dorashkë pambuk (lesh).
♦ I hedh dorashkën (dorezën) (dikujt) libr. i tregoj se jam gati të ndeshem me të, i jap shkak si shenjë për t’u kapur me të, e ftoj dikë të ballafaqohet me mua, e sfidoj. Vë dorashka kadifeje (dikush) libr. përpiqet të tregohet i butë e i mirë për të mashtruar të tjerët; i mbulon veprimet e veta me sjellje të butë.
DORÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Veshje si këllëf prej leshi, prej lëkure, prej mëndafshi etj., zakonisht me pjesë të ndara për çdo gisht, në të cilën futim duart për t'u mbrojtur nga të ftohtët etj. Doreza të leshta. Doreza lëkure (mëndafshi). Doreza me një gisht. Doreza me push. Doreza boksi (sport.) doreza të posaçme prej lëkure për të bërë boks. Një palë doreza. Vë (heq) dorezat. Punon me doreza. Vepron me doreza (fig.) vepron fshehurazi, jo hapur, jo drejtpërdrejt e me kujdes.
2. Pjesa e një sendi, e një vegle a e përdorëseje, e një mjeti, e një aparati etj., që kapet ose mbahet me dorë për ta lëvizur, për ta vënë në punë etj.; vegja e një ene. Dorezë e drunjtë (e hekurt). Dorezë e argjendtë (e fildishtë). Dorezë e zbukuruar. Doreza e kanës (e shtambës, e filxhanit, e tenxheres). Doreza e thikës (e shpatës, e limës). Doreza e parmendës. Doreza e telefonit pjesa e aparatit telefonik që marrim në dorë kur bisedojmë. Doreza e derës (e dritares, e dollapit, e sirtarit). Kali me doreza. sport. Lëviz dorezën. Zë (e mban) nga doreza. Drejton (vë në lëvizje) diçka me një dorezë.
3. Dorëz3. Dorezat e këmishës.
✱Sin.: dorëz, dorashkë, gishtore, gishtëz, dorak, dorake, dorë, vjegë, vesh, kapëz, verigë, manivelë, receptor.
♦ Me doreza të bardha libr. me të butë e me të mirë, me kujdes të madh për të mos krijuar pakënaqësi a shqetësime. I hedh dorezën (*dorashkën) (dikujt) libr. I hoqi dorezat (dikush) libr. filloi të veprojë hapur, nuk i fsheh më qëllimet e veta; doli sheshit.
NJËGÍSHTËSHE mb. vet. f. Që ka vetëm një gisht (për dorashkat). Dorashkë njëgishtëshe.
PALLAMÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT det. 1. Litar i trashë për të lidhur anijet e lundrat në breg; litari i spirancës. Pallamar kërpi (çeliku). Lidh me pallamar.
2. Vithatore, palldëm. Pallamari i kalit (i gomarit).
3. Dorashkë për të mbrojtur duart nga puna në bujqësi, në ndërtim etj.
4. bot. Bar i dëmshëm, me kërcell të trashë e të gjatë si të kulprës.
✱Sin.: litar, vithatore palldëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë