Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►GARANT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr mbi vete përgjegjësinë për dikë a për diçka dhe përgjigjem materialisht a moralisht për të; bëhem garant për dikë a për diçka, bëhem dorëzanë, dorëzanohem. Garantohem për mallin. Garantohem unë për atë.
2. pës. e GARANTÓJ. U garantohet puna nga shteti. I garantohet me ligj.
►ZOT/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Marr përsipër një detyrim, jap fjalën të kryej një punë, premtoj për diçka, marr zotim. Zotohem para të gjithëve. U zotua për ta përfunduar punën. Lekë Dukagjini u zotua me e ba të pasun atë që kishte me i dëftue psehin e kësaj ndodhie. (folk.).
2. I dal për zot dikujt a diçkaje; bëhem dorëzanë për dikë, dorëzanohem. U zotua i ati për të birin.
✱Sin.: premtoj, zotem, taksem, besatohem, dorëzanohem, angazhohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë