Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dorëkëputur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DORAC

DORÁC,~E mb. 1. Që ka vetëm një dorë; që përdor vetëm njërën dorë. Djalë dorac.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Dhe doraci i tyre e kishte siguruar këtë përfitim.
Sin.: dorëcung, dorëcubel, dorëprerë, dorëkëputur, krahcung, i padorë.

DORËKËPUTUR

DORËKËPÚTUR mb. 1. Dorac. Ç'ke që e rreh, o dorëkëputur!
2. fig. I pazoti; kund. dorëshkathët. Burrë dorëkëputurqë nuk di të bëjë asgjë.
3. fig. Shumë i varfër. Familje dorëkëputur.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. - E rrahu, dorëkëputuri!

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.