Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DORËLÍDHUR mb. 1. Dorështrënguar, që s’nxjerr para nga dora; kund. dorëzgjidhur, dorëshpuar, dorëhapur. Grua dorështrënguar.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. S'kisha cigare dhe i kërkova dorëlidhurit.
✱Sin.: dorërrudhur, koprrac, dorec, dorëdredhur, dorëfre, dorëkyçur, dorëmbyllur.
DORËMBLÉDHUR mb. 1. Dorështrënguar, dorërrudhur; kund. dorëlëshuar. Njerëz kopracë e dorëmbledhur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Të gjithë e njihnin si dorëmbledhurin e lagjes.
✱Sin.: dorërrudhur, dorështrënguar, koprrac, dorec, dorëdredhur, dorëfre, dorëkyçur dorëmbyllur.
DORËRRÚDHUR mb. 1. Që kursen shumë, dorështrënguar, dorëmbledhur; kund. dorëlëshuar. Është shumë i kursyer dhe dorërrudhur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: dorështrënguar, koprrac, dorec, dorëdredhur, dorëfre, dorëkyçur, dorëmbyllur.
DORËSHTRËNGÚAR mb. 1. Që kursen shumë, që s'e nxjerr lehtë paranë nga dora; që s'të jep asgjë falas; koprrac; dorëmbledhur; kund. dorëlëshuar.
2. Shumë i rreptë në kërkesa, që kërkon nga të tjerët më shumë se ç'duhet; që nuk bën lëshime; kund. dorëlëshuar. Saraf dorështrënguar. Është dorështrënguar (në nota, në vlerësim).
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: dorërrudhur, koprrac, dorec, dorëdredhur, dorëfre, dorëkyçur, dorëmbyllur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë