Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARBITRÁR,~E mb., filoz. 1. Që mbështetet në vullnet të lirë, i vendosur pa domosdoshmëri logjike apo rregull të qëndrueshëm. Zgjedhje arbitrare. Raport arbitrar. Shenjë arbitrare. Vlerë arbitrare (mat.).
2. libr. Që është i pabazë, i pambështetur nga përvoja, pa arsye të mjaftueshme. Vendim arbitrar (drejt.). Gjyq arbitrar (logj.). Pushtet arbitrar. Marrëdhënie arbitrare.
3. drejt. Që vepron e punon me kokë të vet, pa përfillur ligjet e rregullat; që bëhet sipas mendjes a tekave të dikujt, pa pyetur për të tjerët. Veprim (akt, vendim) arbitrar. Ndërhyrje (shkelje) arbitrare. Në mënyrë arbitrare.
✱Sin.: i pabazë, i pambështetur, i paarsyeshëm, i padrejtë, i palogjikshëm.
DOMOSDÓ,~JA f. Domosdoshmëri. Ishte një domosdo historike.
DOMOSDOSHMËRÍ,~A f. 1. libr. Të qenët i domosdoshëm; nevojë a kërkesë që duhet plotësuar patjetër. Domosdoshmëria e mësimit (e studimit). Domosdoshmëria e bashkimit (e bashkëpunimit, e luftës). Domosdoshmëria e ngritjes së cilësisë.
2. filoz. Lidhja e sendeve a e dukurive, si edhe zhvillimi i tyre që rrjedh nga shkaqe thelbësore e objektive, që buron nga vetë natyra e brendshme e këtyre sendeve a e dukurive dhe ka karakter ligjësor; diçka që ndodh në mënyrë të pashmangshme në disa kushte të caktuara; ajo që bëhet kështu dhe kurrsesi ndryshe. Domosdoshmëri objektive (historike, jetësore). Domosdoshmëria dhe rastësia. Shfaqje (dukuri, raste) të domosdoshmërisë.
EKZIGJÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo çfarë kërkohet dhe duhet për të kryer diçka. I nënshtrohen së njëjtës ekzigjencë etike. Qenka formuluar me ekzigjencë. Kishte mjaft ekzigjencë. Rrjedh prej vetë ekzigjencave të natyrshme të njeriut. Ekzigjencat e jetës private e shoqërore.
✱Sin.: kërkesë, nevojë, domosdoshmëri.
NEVÓJ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që është e domosdoshme për të plotësuar kërkesat e jetës së përditshme ose shoqërore, diçka e domosdoshme, pa të cilën nuk mund të bëhet; diçka që duhet për jetën e një organizmi. Nevojë e ngutshme (jetësore). Nevojat kryesore (e përditshme). Nevojat materiale dhe shpirtërore. Nevojat e prodhimit (e teknikës). Nevojat e fshatit (e ndërmarrjeve, e vendit). Nevoja për ujë (për ushqim). Nevojë për kujdes shëndetësor. Sende të nevojës së parë. Secilit sipas nevojave. Plotësoj nevojat. Kam nevojë më nevojitet. Del (lind, është) nevoja është e nevojshme, duhet. Rriten nevojat. Ndiej nevojën për diçka. S’ka nevojë për diçka nuk nevojitet, nuk duhet; është e tepërt. Pa qenë nevoja.
2. vet. nj. Mungesë e diçkaje, që na krijon një gjendje të vështirë sa të kërkojmë ndihmën e dikujt a të diçkaje; ajo që e shtyn njeriun të veprojë në një drejtim të caktuar, gjendje mungese e gjërave më kryesore për jetesë, varfëri, shtrëngesë, hall. Plakun e shtyu nevoja. I shtrohet nevojës. Kudo ku ta kërkojë nevoja. Është në nevojë. Jetonin në nevojë. I është gjendur në nevojë. E lyp nevoja. E bëri nga nevoja. Ia ka nevojën. Po të jetë nevoja. Në rast nevoje. Miku njihet në nevojë. (fj. u.).
3. Ujët e trashë, muti. Bëj nevojën.
✱Sin.: domosdoshmëri, kërkesë, mungesë, zyrë, shtrëngesë, varfëri, shtrëngim, ngushticë, shtrëngatë, shtrëngicë, vështirësi, zor, hall, jashtëqitje, të pëgëra, mut, handrak, mbëhi.
♦ Nevoja e madhe (e trashë) euf. jashtëqitjet e njeriut, muti; ujët e madh (e trashë). Nevoja e vogël euf. shurra e njeriut; ujët e hollë (e vogël).
PASHMANGËSÍ,~A f., libr. Të qenët i pashmangshëm; domosdoshmëri; kund. shmangësi. Pashmangësi e lindjes (e rënies, e zhdukjes, e humbjes, e fitores) së diçkaje.
✱Sin.: pashmangshmëri, domosdoshmëri.
PASVËSHTRÍM,~I m. Vështrim nga pas; vështrim në të kaluarën. Pasvështrimi si domosdoshmëri e punës së një analisti.
►SENSIBILIZ/ÓHEM jovep., ~ ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndjeshmërohem. Shqiptarët do të sensibilizohen e do të reagojnë. Është domosdoshmëri që publiku të sensibilizohet.
2. pës. e SENSIBILIZÓJ. Populli u sensibilizua nga thirrjet e vazhdueshme.
SHARTESÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bujq. Vendi ku mbillen nënshartesat (me fidanë ose me fara) e më pas shartohen e rriten, derisa të shkulen për t’u mbjellë në një vend tjetër; fidanishte; ngastër, parcelë. Toka e shartesores duhet të jetë e ngrohtë. Zbatimi i teknologjisë së avancuar në shartesore ishte domosdoshmëri. Shartesorja e arrave.
✱Sin.: fidanishte, farishtë, farishtore, ngastër, parcelë.
SKALIONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur skalionoj a skalionohem. Skalionimi i brigadave ishte domosdoshmëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë