Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASPIRÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. usht. Ushtarake me gradë midis nënoficerit dhe oficerit. Aspirante e porsazgjedhur.
2. Ajo që përgatitet për veprimtari shkencore e mësimore pranë një shkolle të lartë a një institucioni shkencor, pasi ka kryer studimet e larta (në disa vende). Aspirante për doktoratë.
TÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. logj., filoz. Gjykim a parim, vërtetësia e të cilit duhet provuar e duhet treguar; pikëpamje a ide që shtrohet si e vërtetë dhe mbrohet me anë të disa argumenteve. Shtroi (parashtroi) tezën. Paraqiti (mbrojti, mbështeti, argumentoi) një tezë. Teza, kundërteza (antiteza) dhe sinteza.
2. Përfundim teorik që nxirret nëpërmjet përfundimit shkencor të disa të dhënave dhe që jep në mënyrë të përmbledhur një ide; pikëpamje a opinion i dikujt (i një dijetari, filozofi, shkrimtari, politikani) për një çështje të caktuar. Mbron tezën e prejardhjes ilire.
3. Fletë letre me pyetje që duhet t’u përgjigjet nxënësi a studenti në provim, biletë. Tezë e lehtë. Tezë e vështirë. Teza e provimit.
✱Sin.: ide, pikëpamje, opinion, teori, argument, libër, biletë, diplomë, doktoratë, disertacion.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë