Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BYTHAKRÉJ ndajf. Duke u rrokullisur kokë e këmbë, rrokullimthi. Ra bythakrej.
✱Sin.: bythakrye, rrokopujë, rrokapjekthi, rrokull, rruazapalcas, kokëposhtë, dokrras, dollapçe.
DÓKRRAS ndajf. 1. Doçash. Luanin dokrras.
2. Rrokullimthi, duke u rrokullisur. Mori tatëpjetën dokrras.
TEKERRÚMAS [TEKERRÝMAZ] ndajf. Dokrras, dollapthi, rrokullimthi, bythakrej. Ra (bie) tekerrumas. Rrëshqiti në akull dhe ra tekerrymaz.
TRONGOLÍNG ndajf. Që shkon a bie duke u rrokullisur; dokrras, rrokullimthi. Gurët binin trongoling rripës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë