Fjalori

Rezultate në përkufizime për “doke”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DOKE

DÓKE,~T f. vet. sh. Zakonejetën shoqërore të një populli, që lindinkushtecaktuara historike dhe ruhen brez pas brezi. Dokemoçme. Doke e zakone.

ETNOKULTURË

ETNOKULTÚR/Ë,~A f., etnogr. Tërësi e karakteristikave të posaçme kulturore (tradita, zakone, rite, gjuhë etj.) të një grupi etnik. Mëvetësia e dukurive në etnokulturën e saj. Një thesar i madh i etnokulturës sonë. Doke e kode në etnokulturën shqiptare. Studime antropologjikeetnokulturë.

KANUN

KANÚN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. etnogr. Tërësi normash e zakonesh të pashkruara, të trashëguara brez pas brezi, që pasqyronin gjendjen ekonomike, shoqërore e politike në një vend a krahinë në të kaluarën dhe zbatoheshin dogmatikisht nga gjithë popullsia e atjeshme; tërësia e së drejtës zakonore. Ishte martuar me kanun. Kanuni i Skënderbeut e drejta zakonore sipas Skënderbeut. Kanuni i Lek Dukagjinit e drejta zakonore sipas Lek Dukagjinit. Atje ka vepruar kanuni.
2. bised. Ligj, legjislacion; normë ligjore.
3. bised., shpërf. Përmbledhje zakonesh të cilatkohën e sotme konsiderohen dogma ose norma jolegale dhepaligjshme. Në një vendlirë e demokratik nuk zbatohet kanuni.
Sin.: ligj, legjislacion, zakon, doke.

MIKPRERJE

MIKPRÉRJ/E,~A f., etnogr. Prerja e mikutbesë; besëprerje, mikpremje. Zakone e dokelidhen me mikprerjen.

MNERSHËM

MNÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që të frikëson shumë, që të tmerron, që të kall datën, i frikshëm, i tmerrshëm. Një thi i mnershëm. Dokemnershme. Hetuan diçkamnershme.
Sin.: i frikshëm, i tmerrshëm.

OJTNI

OJTNÍ,~A f. sh. ~, ~TË bised. Zakon; doke. Ojtnitë e vendit. Shkelin ojtninë. I kanë pasur njëlloj ojtnitë.

TABIAT

TABIÁT,~I m. sh. ~E, ~ET vjet., bised. 1. Doke, zakon. Tabiat i fisëm. Tabiatet e mira zbukurojë njeriun. E ka bërë tabiat e ka bërë zakon. Fshat e zanat, derë e tabiat. (fj. u.) njerëzvendeve a të familjevendryshme kanë zakonendryshme.
2. Ves, huq. Tabiat i keq.
Sin.: zakon, natyrë, veti, ves, huq.

VOSKOPOJAR
ZADRIMOR

ZADRIMÓR,~E mb. lidhet me Zadrimën ose me zadrimorët, që është karakteristik për Zadrimën ose për zadrimorët, i Zadrimës ose i zadrimorëve; që është krijuar nga zadrimorët. Veshje zadrimore. Valle (këngë) zadrimore. Doke zadrimore.

ZAKON

ZAKÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mënyrë veprimi, sjelljeje etj., që është ndjekur e është përsëritur vazhdimisht nga dikush; shprehi e fituar nga përsëritja e vijueshme e një veprimi, e cila ruhet për një kohëgjatë. Zakon i mirë (i keq, i dëmshëm). Sipas zakonit si zakonisht. E ka (e bëri) zakon. E preu (e hoqi) atë zakon. I është bërë zakon. Ujku qimen e ndërron, po zakonin s’e harron. (fj. u.). Nuk qaj se s’dua burrën, po bëj zakonë. (fj. u.).
2. Rregull a normëmënyrën e jetesës (në sjelljen, në veshjen, në marrëdhëniet shoqërore etj.), që është vendosur historikisht e zbatohet si ligj i pashkruar nga një popull, nga një fis, nga një shtresë shoqërore etj. dhetrashëgohet brez pas brezi; vet. sh. doke. Zakonereja (përparimtare). Zakonevjetra (të lashta, të motmotshme). Zakone fisnore (patriarkale, kanunore). Zakonet e vendit. Zakonet e dasmës (e lindjes, e vdekjes). Burrë (plak) zakoni burrë (plak) që ndjek zakonet e vjetra. Forca e zakonit. Doke e zakone. Thyen (shkel, prish, zhduk) zakonet. Si e do (si është) zakoni. Nuk e kanë zakon. Fshat i ri, zakon i rri. (fj. u.). Katundi digjet, zakoni s’prishet. (fj. u.). Ndryshku i vjetër dhe zakoni i vjetër nuk hiqen kollaj. (fj. u.).
3. hist. Kanun. Sipas zakonit.
Sin.: huq, ves, rreshk, cen, adet, tabiat, doke, rit, kanun.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.