Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DOKËNDÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. vet. v. III Të bie rëndë, të prish e të bën keq për shëndetin; dëmton, prish. E dokëndisën fasulet. E dokëndisi rakia. E ka dokëndisur ngrica rrushin.
2. fig. E fyej dikë, e prek në sedër; e ngacmoj, i bie në qafë; e lëndoj, e prek thellë në zemër. E dokëndisi me fjalë. E dokëndisi rëndë. E dokëndisi sëmundja e djalit. E dokëndisën lotët e vajzës.
PRÉKUR (i, e) mb. 1. Që është prekur nga një sëmundje; i sëmurë; kund. i paprekur. Fidanët e prekur. Pemët (kokrrat) e prekura. Kafshët (bagëtitë) e prekura. Bletët e prekura.
2. bised. Që është prekur nga tuberkulozi. Njeri i prekur. Ishte i prekur. Spital për njerëz të prekur. Klimë shumë e mirë për njerëzit e prekur.
3. fig. Që ka mbresa të thella për diçka, i mallëngjyer; që ndien dhembje për dikë a për diçka; i tronditur, i shqetësuar shumë; i fyer. I prekur në sedër. Ishte shumë i prekur. E ndjente veten të prekur.
✱Sin.: i cenuar, i nisur, i cenosur, i sëmurë, i emocionuar, i mallëngjyer, i pezmatuar, i lënduar, i tronditur, i dokëndisur, i fyer, i veremosur, i përndjekur, i thartuar, i vrarë, i athëtuar, i dhembshur, i shqetësuar, sedërfyer, sedërlënduar, i fshikur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë