Fjalori

Rezultate në përkufizime për “doemos”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DOEMOS

DOEMÓS ndajf. 1. Patjetër, me çdo mënyrë, me çdo kusht, domosdo. Do ta bëjmë (do të shkojmë, do të vijmë, do të rrimë) doemos.
2. Natyrisht, pa dyshim, vetëkuptohet. Doemos, atij i bintefliste. Kush punon mirë, doemos, do të shkojë përpara.

DOMOSDO

DOMOSDÓ ndajf. 1. Patjetër, doemos. Do ta bëjë (do të vijë, do të shkojë) domosdo.
2. Kuptohet vetvetiu, pa dyshim, vetëkuptohet, natyrisht, ta merr mendja. rinjtë, domosdo, qenëgjithëgatshëm. Nga puna, po s’rrodhi, domosdo do pikojë. (fj. u.).

FJALË

FJÁL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. gjuh. Njësia më e vogël e mëvetësishme e gjuhës, që ka kuptim dhe shprehet fonetikisht dhe grafikisht, e formësuar nga ana gramatikore, e cila shënon sende dhe dukuri konkrete (abstrakte) dhe përdoret e veçohetrrjedhën ligjërimore. Fjalë shqipe. Fjalë e huaj (e huazuar). Fjalë e re (e rrallë, krahinore, e vjetruar). Fjalë e parme (e prejardhur, e përngjitur). Fjalë shënuese (emërtuese, ndihmëse, shërbyese). Fjalë me shumë kuptime. Kuptimi i fjalës. Trajta e fjalës. Theksi i fjalës. Përdorimi i fjalës. Formimi i fjalëve. Prejardhja e fjalës. Çerdhe fjalësh. Rendi i fjalëvefjali. Mbledhja e fjalëve. Ndaj fjalënrrokje.
2. Diçka që i thuhet një tjetri; thënie; pohim; bisedë. Fjalëngrohta (të ëmbla, të buta, përkëdhelëse). Fjalëashpra. Fjalë mashtruese (joshëse). Fjalë me vend. Thuaj një fjalë! Fjala është më e rëndë se plumbi (fj.u.). Zihej (grindej, hahej) me fjalë.
3. Këshillë a porosi që i jepet dikujt; udhëzim, urdhër, vendim. Fjala e tij ishte ligj. Ia dëgjoi (ktheu) fjalën. E çoivend fjalën e mësuesit.
4. Premtim a zotim për të bërë diçka; premtim a diçka e thënë. Fjala e dhënë. Fjala e nderit. Fjala dhe vepra. Ka dhënë fjalën. Fjala e burrit, pesha e gurit (fj. u.). Duhet punë e jo fjalë. Vetëm me fjalë s'bëhet gjë.
5. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë njerëzve ose ndërmjet dy palëve; besë. Fjalë burrash. Lidhën fjalën. E lë me fjalë me dikë.
6. Bisedëbëhet me një tjetër, diçkathuhet a që tregohet; muhabet. Lërini fjalët! E la fjalën përgjysmë. Meqë ra (erdhi) fjala duke marrë shkas nga biseda, me këtë rast.
7. Diçka e thënë që s'duhetbisedohet me të tjerë; diçkathuhet veshvesh nga njëri te tjetri; thashetheme. U hap fjala. I nxorën fjalë. Dolën fjalë. Fjala ka këmbë (fj. u.). Doli fjala nga dhëmballa, mori njëzet e shtatë mëhallë (fj. u.).
8. Njoftim, lajm. Dërgoj (çoj) fjalë. Lë fjalë. Pruri fjalë. Erdhi fjala.
9. Fjalim a ligjëratëmbahet paratjerëve; pjesë nga ky fjalim; e drejta për të folur, për të shfaqur mendimet përparatjerëve. Fjala e hapjes (e mbylljes). Fjala e rastit. E drejta (liria) e fjalës. Mbaj fjalën. Kërkoj fjalën. Ia ndërpreu (ia preu) fjalën.
10. Aftësia për të shprehur diçka me gojë ose me shkrim; të folurit; gjuha, ligjërimi. Forca e fjalës. Mjeshtër i fjalës. Fjala artistike gjuhapërdoret nga një shkrimtar në një vepër letrare; mjeshtëria artistike e të foluritskenë. Kultura e fjalës. Kujdesi për fjalën. Fjala shqipe tingëllon bukur. Arma e tij ishte fjala.
11. Teksti i një kënge ose i një pjese muzikore. Fjalët dhe muzika.
Sin.: llaf, thënie, pohim, bisedë, kuvend, muhabet, udhëzim, urdhër, vendim, premtim, zotim, marrëveshje, besë, thashetheme, njoftim, lajm, të folur, gjuhë, ligjërim, fjalim, porosi, mesele.
Fjalë petake fjalëzënë vend. Fjalë rrumbullake fjalë që nuk zënë vend. Fjalët i merr era (fj. u.) fjalët s’kanë vlerë po nuk u shoqëruan me vepra. I bën *dredhë fjalës (dikush). Nuk bën dy fjalë bashkë (dikush) është njeri i urtë dhe i dëgjuar, është i pafjalë, s’i ndihet zëri; kund. ka ngrënë plëndës pule (dikush) shak. Bëhet fjalë (për dikë a për diçka) flitet, thuhet diçka; shtjellohet diçka, trajtohet; përmendet dikush a diçka; zihetgojë (dikush a diçka). Bëj fjalë (për dikë a për diçka). 1. Flas për dikë a për diçka, e përmend; them a trajtoj diçka; e zë në (me) gojë (dikë a diçka). 2. (me dikë). Grindem me fjalë; zihem me dikë për diçka që s’është si duhet; trazoj fjalët; i përpjek fjalët; bëri llafe. I bëj (i çoj) fjalë (dikujt) e njoftoj, i dërgoj një lajm, e lajmëroj për diçka; e thërres; i bëj zë. E bëri me fjalë (dikë) e përfoli dhe e turpëroi, i nxori thashetheme; bëri që të tjerët ta marrin nëpër gojë. E bëj me fjalë (me dikë) merrem vesh për diçka; e lë të bëjmë diçka bashkë; e lë me fjalë; i puq fjalët. S’bën fjalë (dikush) nuk ankohet e nuk kundërshton, pranon ç’t’i japësh etj.; është shumë i urtë. S’e bëj për fjalë (diçka) nuk ia tregoj askujt diçka që nuk duhet thënë, nuk flas me njeri për diçkaduhet mbajtur e fshehtë; s’e bëj për zë. Ta bën fjalën *bosh (dikush). Nuk ia bëj fjalën *dy (dysh) (dikujt). I bën fjalës *themel (dikush). Iu *lak (fjala) (dikujt). Nuk i bën *lak (fjalës) (dikush). Bie fjala. 1. (për dikë a për diçka). Flitet, vjen biseda. 2. Ta zëmë, për shembull (shkurt. b.f.); fjala vjen. Bie në një fjalë (me dikë) shih e gjej fjalën (me dikë). S’i bie fjala në *tokë (dikujt). Del nga fjala (del fjale) (dikush) nuk e mban premtimin a zotimin, s’i përmbahet fjalës, gënjen, e dredh; e dredh (e përdredh) fjalën; e ha fjalën; luan nga fjala (luan fjale); kund. e mban fjalën. I kanë dalë fjalë (dikujt) është përfolur, është marrë nëpër gojë, flitet keq për të. Di të gdhendë fjalë është i zotigjejë fjalët e bukura; di të parashtrojë fjalët e duhura. Nuk di fjalë (dikush) i bie shkurt e copë; vepron shpejt, nuk e zgjat; është praktik. E dredh (e përdredh) fjalën (dikush). 1. E kthen dhe e stërkthen fjalën, e zgjat shumë muhabetin rreth një gjëje, duke thënë edhe hollësirapanevojshme. 2. Nuk e mban fjalën a premtimin; e ndërron mendimin, flet ndryshe nga ajo që ka thënëparë; e ha fjalën; del nga fjala (del fjale); kund. e mban fjalën. S’do fjalë pa dyshim, s’ka dyshim, doemos; natyrisht, s’ka pse të diskutohet më tej, mos e zgjat; s’do mend; ta merr (ta pret) mendja; është afër mendjes (mendsh). Me një fjalë shkurt; në mënyrëpërmbledhur; me fjalëtjera; fundi i fjalës. Fjalë në erë (hava) fjalëthëna pa u menduar, fjalë boshe; premtimekota; gjepura. Fjalë ari (e artë) thënie e mençur, e vyer, që peshon. Fjalë burri fjalë me mend; premtimmbahet; besë. Fjalëëmbla e punëtharta shih fjalëmira e gurëtrastë (në torbë). Fjalë për fjalë. 1. Pa ndryshuar asgjë nga ajoështë thënë a është shkruar, besnikërisht; plotësisht e me hollësi; duke përmendur a duke përkthyer çdo fjalë veças; një për (më) një. 2. Në kuptimdrejtpërdrejtë; ashtu si e ka thënë a e ka shkruar dikush, pa hequr asnjë fjalë, pikërisht ashtu. Fjalë fluturake thënie a shprehje, zakonisht e figurshme, që përmban një gjykim ose një mendim përgjithësuesspikatur dhenjihet e përdoret gjerësisht. Fjala e fundit. 1. Arritja më e re dhe më e lartë në një fushëshkencës, të teknikës ose të kulturës. 2. Mendimi përfundimtarvendos për diçka; mendimi i fundit. Një fjalë goje... duket shumë e lehtë diçka, por në të vërtetë është e vështirë (për një punë etj.); një llaf goje... Fjalë mira e gurëtrastë (në torbë) premtim a zotim për të bërë diçka, por që nuk shoqërohet me punë e me vepra ose që nuk zbatohet, mashtrim me fjalëbukura për ta përcjellë dikë; fjalë ëmbla e punëtharta. Me fjalën e parëçast, menjëherë, me të thënë; me bindje e pa e zgjatur. Me fjalëtjera ndryshe; më shkurt e më qartë, domethënë; me një fjalë. Fjalë e urtë folk. proverb; shprehje e njohur me kuptimnjësishëm e zakonishtfigurshëm, që përgjithëson një vëzhgim a një vlerësim për dukuritë e ndryshmejetës, por që, ndryshe nga proverbi, nuk është një fjali e plotë. Fjala vjen për shembull, ta zëmë se është kështu, zëre se..; bie fjala. *Fundi i fjalës. E gjej fjalën (me dikë) merrem vesh me dikë, gjej një gjuhëpërbashkët a pajtohemmendim me të; kuptohemi; bieujdi; bie në va; i ndreq hesapet; i puq fjalët. Sa për t’u gjendurfjalë sa për të thënë diçka duke folur për gjëraparëndësishme ose që nuk kanëbëjnë me çështjen, sa për të marrë pjesëbisedë. Me një *gjysmë fjale. Gjuhemi me fjalë ngacmojmë (thumbojmë) njëri-tjetrin. E ha fjalën (dikush) e mohon atë që ka thënë, e dredh; nuk e mban premtimin, gënjen; nuk është i besës; ia kthen fjalën (dikujt); kund. e mban fjalën. E hodhi fjalën (për dikë a për diçka) e zurigojë dikë a diçka; dhakuptohetbisedë se e kishte për dikë a për diçka tjetër, e kishte për të, aludoi; ndërroi bisedë. E hedh fjalën në *pus (dikush). I humbi fjala (dikujt) u habit shumë, u hutua fare sa s’mundfliste; iu pre goja; iu mpi gjuha. I hyjfjalë (dikujt) e kuptoj ç’thotë, e rrok çfarë thotë; e marr vesh (dikë). Ç’është ajo fjalë! as mos e thuaj!, si mundflasësh a të mendosh ashtu!, nuk është ashtu!, s’është e nevojshme ta thuash! (si përgjigje për një kundërshtimdikujt ose kur ai shprehet se ndihet ngushtë etj.). I jap fjalën (dikujt). 1. E lejoj a e ftojflasë (në një mbledhje etj.). 2. I premtoj, e siguroj dikë për diçka. S’ka fjalë e kuvend (për diçka) është shumë e vërtetë, nuk munddiskutohet për këtë gjë, është e sigurt a e vendosur. I ka fjalët *të prera (dikush). E ka fjalën *pushkë (dikush). I ka fjalët *të shkurtra (dikush). E kapërcen fjalën (dikush) lë me qëllim pa përmendur diçka, i shmanget bisedës; nuk i vjen mirëflitet për atë gjë. Këmbej (shkëmbej) fjalë (me dikë) zihem me fjalë me dikë, grindem me të; më shan dhe e shaj. Kërkon fjalë dëshirongrindet, kërkon sherr. Ia kthen fjalën (dikujt). 1. Nuk i bindet dikujt, e kundërshton, nuk bën si thotë ai; i përgjigjet ashpër. 2. shih e ha fjalën (dikush). S’ia kthen fjalën *mbrapsht (dikujt). S’e kthen fjalën *mbrapsht (dikush). E lë me fjalë (me dikë) merrem vesh me të për t’u takuar diku a për të bërë diçka; e vendos me dikë; e bëj me fjalë. Lidh fjalën (me dikë) merrem vesh përfundimisht me dikë për të bërë diçkabashku; e vendos përfundimishtbashkëpunoj me të; merrem vesh. Nuk lidh (dot) dy fjalë (bashkë) (dikush) nuk di të flasë rrjedhshëm, i shpreh mendimet me vështirësi; nuk është i zoti i gojës. *Lojë fjalësh. Luan me fjalë (dikush). 1. Flet me fjalëtillafshehin qëllimin e vërtetë, dredhon duke thënë jo atë që duhet; nuk mban qëndrim serioz, nuk e merr me gjithë mend diçka, e quan si lojë. 2. Përdor fjalëafërta nga tingëllimi e nga kuptimi për të bërë përshtypje tek të tjerët. Ta merr (ta rrëmben) fjalën nga *goja (dikush). E mban fjalën (dikush) e plotëson premtimin, çfarë thotë e bën; është i besës; kund. e ha fjalën; e dredh fjalën; luan nga fjala (luan fjale). Mbeta pa fjalë u çudita shumë, u habita jashtë mase nga diçka e papritur a e pabesueshme; dola nga këmisha; dola nga rrobat e trupit; dola linjës. E mori ferra fjalën u përhap fjala kudo; e morën veshgjithë. E ndal diellin me fjalë (dikush) është llafazan i madh, të mbyt me llafe, s’i lë radhë askujtbisedë; mburret shumë se mundbëjë çdo gjë, e paraqit veten me fjalë si të plotfuqishëm; mbush pusin me pështymë. Që ta ngas fjalën (llafin)... meqë ra fjala; që të vijoj më tej bisedën aty ku e lamë; kam parasysh që... ngjit fjala (me dikë) më shkon muhabeti me dikë, pajtohemmuhabet me të; e dua si shok, është i ëmbëlmuhabet dhepëlqenflas me të. T’i përpin fjalët (dikush) të dëgjon me shumë vëmendje; s’i shpëton asgjë nga ato që i thua; është tërë sy e veshë (dikush); s’i shpëton qimja. I përpjek fjalët (me dikë) zihem keqas me fjalë me dikë, grindem e shahem me dikë, i them e më thotë fjalëashpra. Prenë fjalën etnogr. caktuan ditën kur do të bëhet martesa; bënë marrëveshje e vendosën afatin për diçka. I puq fjalët (me dikë) pajtohemmendim, merrem vesh; i rregulloj punët me të; bie në një mendje; e gjej fjalën; e bëj me fjalë. E qep fjalën them fjalë me vend, që nuk m’i rrëzon dot kush. Ta rrëmben fjalën nga goja (dikush) të kupton a ta kap mendimin menjëherë; është shumë i zgjuar; të ndërpret në të folur, nuk të lë të flasësh më tej; ndërhyn në një bisedë dhe e vijon vetë më tej. I shkon (i ecën, i dëgjohet, i zë vend) fjala (dikujt) ia pranojnë mendimin, ia çojnëvend porositë a ia plotësojnë kërkesat; ka ndikim tek të tjerët, i binden e bëjnë si thotë ai. I shkoi fjala *bosh (dikujt). I tërheq fjalët zvarrë. 1. Flet ngadalë si i vogël. Flet me përtesë. 2. Zgjat dhe zvarrit mbarimin e një pune. I trash fjalët (me dikë) fillojzihem me fjalëashpra me dikë; acarohem edheshumë me fjalë, nispërdor kundër tij fjalërënda; i thartoj fjalët. Trazoj fjalët (me dikë) zihem me dikë, prishem me të e grindem me fjalëashpra. I thartoj fjalët (me dikë) zihem e keqësohem me dikë, prishem edheshumë me fjalëhidhura kundër tij; i trash (i ashpërsoj) fjalët. (Nuk tha) asnjë *gjysmë fjale (dikush). Ia ushqen fjalën (dikujt). 1. Ia miraton ato që thotë; e nxitflasë. 2. E lëvdon e i bën qejfin, e përkëdhelshumë se ç’duhet; e përkrah, pavarësisht e ka mirë a keq. I vë *qokë fjalës. Ia zuri fjalën në *gojë (dikujt).

HALË

HÁL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Secila nga eshtrat e gjata dheholla si gjilpërë, që kanë peshqit në të dyja anët e boshtitkurrizit ose nëpër mish. Halë peshku. Peshk pa hala. E shpoi (i ngeci) një halë. I heq halat (peshkut). Halë e kurrizit (anat.) boshti kurrizor.
2. Fije e hollë dhe e mprehtë te kalliri i të lashtave. Halat e grurit (e thekrës). Grurë me (pa) hala.
3. Gjethja e drurëve halorë, e cila është e hollë dhe e gjatë. Halë pishe (bredhi).
4. bot. (lat. Pinus nigra) Pishë, pisha e zezë është një pemë e madhe halore me gjelbërimpërhershëm, me rrënjë boshtoreforta, me trungdrejtë; gjethet e së cilës janëgjata dheforta, të gjelbra në të errët dhe të grupuara dy e nga dy. Dru hale. Pyll hale.
5. edhe fig. Spicë, thumb, gjilpërë. Halë bari. Halë këpucësh. Flet me hala.
6. si mb., fig. Shumë i mprehtë. I ka dhëmbët halë. E mprehu briskun e bëri halë. E ka gjuhën halë.
Sin.: gjemb, gjilpërë, kallëz, spicë, ferrcë, ashkël, thumb, eshtër, krecë, kunj, thekë.
Iu halëgrykë (në fyt) (diçka) nuk e gëzoi dot dikush diçkapamerituar; nuk i shërbeu ashtu si donte a si ish përpjekur për diçka, madje i solli dëm; i ngeci (i mbeti) në grykë; i mbeti (i ngeci) në fyt. M’u halë (ferrë) në sy (dikush) më është mërzitur shumë sa s’e duroj dot, më është ngjitur e më shqetëson shumë; më është neveritur sa s’e shoh dot me sy; m’u gjak në sy; m’u gjemb në sy; m’u kripë në sy. E do si halën në sy (dikë) iron. e urren shumë; e do si prushin në gji. Halëpërpeq dikushfut hundët kudo e përherë. Nuk ka halë e byk (diçka) nuk ka asnjëmetë a mangësi, është bërë shumë mirë. E kam halën (litarin, lakun, thikën) në *grykë. E ka halë në sy (dikë) e urren shumë dikë, ka neveri prej tij, s’e duron dot; nuk e do, nuk e pëlqen fare dhe do që ta heqë qafe e të shpëtojë prej tij; e ka ferrë në sy; e ka kripë në sy; nuk e sheh dot me sy; i dhembin sytë (kur e sheh dikë); i therin sytë (kur e sheh dikë); (e do) si kripën në sy iron.; (e do) si zjarrin në gji iron.; e ka prush në gji; (e do) si kau kashtën iron.; i ha zorrët (dikush); iu ujk (dikush). Kërkon (gjen) halënpërpeq (dikush) i shikon gjërat me shumë imtësi, duke u përpjekurdoemosgjejë ndonjëmetë, sadovogël; i vë qëllim veteszbulojë diçkakeqe edhe aty ku nuk ka; kërkon qimenvezë (në përpeq). (Shkoi) si *ngjala te hala (dikush).

KËMBË

KËMB/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secila nga gjymtyrët e poshtmenjeriut, të kafshëve, të shpendëve dhedisa kandrrave, që u shërbejnë për të ecur. Këmba e majtë (e djathtë). Këmbë kali me thundër. Këmbë buburreci. Këmbë viçi (derri). Me këmbëgjata. Ecikëmbë eci, baras. Rrikëmbë nuk rri ulur. Me këmbë mbi këmbë këmbëkryq. Gishtat e këmbëve. Luani këmbët! ecnishpejt! Vrava këmbën.
2. Pjesa e fundit e këtyre gjymtyrëvenjeriut dhedisa kafshëve; shputë (tek njerëzit); putër (tek kafshët). Gjurmë këmbe. Me këmbë të zbathura.
3. Gjurma që lë në tokë kjo pjesë e fundit e gjymtyrëveposhtmenjeriut dhekafshëve; gjurmë shpute a putre. Pashë këmbë njeriu (ariu, kali).
4. Çorapja, këpuca etj., si mbathjepjesësfunditkëtyre gjymtyrëve tek njerëzit. Mbaroi (së thururi me shtiza) njërën këmbë.
5. ecurit ose mënyra e të ecurit me gjymtyrët e poshtmenjeriut dhekafshëve kur ato përplasentokë; zhurmadëgjojmë kur dikush ecënkëmbë. Dëgjoheshin këmbë.
6. Secila nga mbështetëset e një tryeze, e një karrigeje etj. Katër këmbët e tavolinës (e karriges). Këmbët e urës. Këmba e kërpudhës.
7. Shkallare a këmbëz. Shkallë me pesë këmbë.
8. Rrëza e një kodre a e një mali.këmbëmalit.
9. fig., bised. Vendi i punës ku dikush punon për dikë tjetër. Punoi dy vjetkëmbëbabait.
10. fig., bised. Zgjedhë; sundim. Nën këmbën e pushtuesit.
11. let. Masë vargu me një grup rrokjesh, të cilat përsëriten ritmikisht. Këmbë jambike (daktilike) në poezinë greke e latine.
12. Masë gjatësie a thellësie e barabartë me rreth 30 – 40 centimetra.
13. edhe fig. Pengë.vuri këmbën.
Sin.: shputë, putër, shkallare, shkelm, zgjedhë, stërkëmbës, pengë.
U këmbë e dorë (dikush) u martua, u me familje. Është bërë këmbë e krye (diçka) është ngatërruar shumë, është bërë rrëmujë; është ndërlikuar keq; është përzier sa nuk ia di fillimin e fundin; është bërë lesh e li. I bëhet një *kokë nga këmbët (dikujt). Bën këmbë (dikush). 1. Ecën, niset për diku. 2. Hyn i pari në një shtëpi, kalon i pari pragun në një ditëcaktuar. 3. (diçka) Vjen, hyn, duket. Ka bërë këmbë (diçka) iron. e kanë vjedhur, e kanë marrë; është zhdukur, ka humbur. Nuk më bëjnë këmbët. 1. Nuk kam fuqieci, nuk mundvete diku; m’u prenë këmbët; nuk më bëjnë (nuk më punojnë) gjunjët. 2. Nuk kam dëshirë a guximvete diku, s’më shkohet diku. I bëri këmbët *baras (dikush). I bëri këmbët *çift (dikush). E bëj këmbë e dorë (dikë) e martoj (për një djalë). E bëri këmbën *kobure (dikush) përçm. I bëri këmbët *lehta (dikush). E bërikërcejë me një këmbë (në njërën këmbë) (dikush) ia mblodhi, bëri si deshi me të; e bërihedhë valletepsi. Bën *kryq me këmbë (dikush) iron. I bie bukës (së mirës) me këmbë (me *shkelm) (dikush). Më ra (më shkoi) *gjakufundkëmbëve. I ra këmbës (dikush). 1. U përpoqkot për të arritur diçka; këmbënguli me forcë e bëri çdo përpjekje. 2. mospërf. Vdiq. I ra ndër këmbë (dikujt) iu lut me përulje, iu përgjërua; i ra në gjunjë.ranë këmbët (copë) s’lashë vend pa e kërkuar dikë a diçka; u këputa së kërkuari; u çapëlovaecuri. Ra me këmbë nga dielli (dikush) mospërf. vdiq; i bëri këmbët çift; i mblodhi këmbët; iu mblodhën këmbët (dikujt); i ndeu (i ngriti) këmbët. Bie me këmbët*tokë (dikush). I bie *lëkura te këmbët (nga dikush). I ra *nenit të këmbës (dikush). Me *bisht ndër këmbë keq. Me *brekë nëpër këmbë (zvarrë) tall. vulg. Çalon ngadyja këmbët (diçka) ka të meta shumërënda; është keq ngagjitha anët, nuk vete mbarë në çdo anë. *Ditën të lëpin këmbët e natënngul dhëmbët (dikush). I digjet (i ndizet) *toka (trualli) nën këmbë (dikujt). *Djepi plot e këmbët jashtë (dikush) iron. *Doç i dalë (i pjellë) me këmbë bised. përçm. Me *duar e me këmbë. E drodhi këmbën (i drodhi këmbët) (dikush) përçm. vdiq; ngordhi; tundi këmbën (këmbët); e drodhi (e përdrodhi) bishtin. I dridhen këmbët (dikujt) ka shumë frikë, i ka hyrë tmerri, s’mbahet dot; i dridhen gjunjët; i dridhen këllqet. I dridhen *leqet e këmbëve (dikujt). I dridhet (i rrëshqet) *toka (trualli) nën këmbë (dikujt). Ecën me këmbët e veta (dikush a diçka) punon e jeton vetë, pa ndihmën e të tjerëve; është i pavarur ngatjerët, përparon vetë. Flekëmbë (dikush) është i ngathët e i plogët nga trupi e nga mendja, është i fjetur e i humbur; nuk e nxjerr dot qimen nga qulli.fryn nga këmbët (dikush) të mërzit shumë, sa s’e duron dot; ia marr shpirtin (dikujt). E fryu*lak të këmbës (dikë). I fsheh këmbët (dikush) punon e vepron fshehurazi; është dinak; nuk shfaqet siç është, i mbulon qëllimet; hedh gurin e fsheh dorën; i fsheh brirët keq. Fshij këmbët (te dikush) përçm. nuk e vlerësoj fare; nuk e vë as te thembra (dikë); e shumëzoj me zero (dikë). I futet detitkëmbë (dikush) nis një punë që nuk mundbëhet ose që është jashtëzakonisht e vështirë; ka guximtepruar, ndërmerr një punë shumëvështirë pa u menduar gjatë; e kalon (e hedh) detinkëmbë; e than detin me lugë; e mat detin me lugë. Fut (kall) këmbët (diku) hyj diku, arrijfutem; vij e ngulem diku si me zor a pa u ndier. E futi këmbën*çark (dikush). Ia futi (ia vuri) (të dyja) këmbët në një *këpucë (në një opingë) (dikujt). Ia futi (ia vuri) këmbët*rrip të dyfekut (dikujt). Nuk ia gjen (dot) këmbët (dikujt). 1. Nuk e zbulon dot dikë ku është fshehur, është diku i fshehur dhe nuk e gjen dot. 2. Nuk e zbërthen dot dikë, nuk e kupton dot ç’mendon e ç’ka ndërmendbëjë; nuk e merr vesh ç’bën; i humb (i mbulon, i fsheh) gjurmët (dikush). *Gjylekëmbë. E ha arënkëmbë (pa korrur) (dikush) iron. i shpenzonardhurat para kohe; nuk di të bëjë ekonomi; nuk di të kursejë kur duhet e atje ku duhet; e ha grurin që në arë. Të ha (ta rrëmon) *dheun nën këmbë (dikush). Sa i hanin këmbët me shpejtësinë më të madhe, sa mundej më shpejt, aq sa mundvraponte; ia mbathi me të katra (dikush). I hanë këmbët për gjemba (dikujt) e kërkon vetëkeqen, kërkon shkak që të grindet a të bëjë sherr; kërkon gjemb për këmbë (dikush); lëshon brezin (i pari) (dikush). Ha këmbët e veta (dikush). 1. Vuan shumë sa s’duron dot më; s’di ç’të bëjë, hahet me vetveten. 2. Mundon a sakrifikon veten dhe s’pranonbëjë diçka. Nuk të hahen këmbët nuk duhet të të vijë rëndëshkosh diku; nuk duhetkursehesh për të bërë diçka; nuk do të mundohesh shumë e nuk do të pësosh gjë. Iu hap *dheu nën këmbë (dikujt). M’u hap *toka (nën këmbë). Po i hapet *varri nën këmbë (dikujt). Hedh këmbët (kërcen, i shpie këmbët) siç bie *daullja (sipas daulles) (dikush) përb. E hedh (e vë) këmbën mbi këmbë rri i qetë e nuk e vras mendjen më, se i kam siguruargjitha; jam shumë i kënaqur e pa fare meraku; e hedh (e vë) festen (kësulën, qeleshen, kapelën, takijen) mbi sy; e fle mendjen. I hedh këmbët (kërcen) sipas *avazit (dikush). I hedh këmbët sipas *valles (dikush). E hodhi *lumin pa lagur këmbët (pa u lagur) (dikush). E hoqi këmbën *zvarrë (rrëshqanë) (dikush).heq (të merr) opingat nga këmbët (dikush). Ua hipi këmbëve shaka. shkojkëmbë, nisem për dikukëmbë, nuk pres a nuk përdor ndonjë mjet udhëtimi; me kalin e babait shaka. Nuk i hyn *ferrëkëmbë (dikujt). Nuk i hyn *gjembkëmbë (dikujt). Është më (në) këmbë (dikush) ështëgjendjemirë shëndetësore, nuk është i sëmurë; ështëgjendjetillë saqë mundjetojë e të punojë, mbahet; mbahetkëmbë. (Është) me këmbë*kapërcyell (dikush). (Është) me një këmbë*varr (dikush). (Është) me një këmbë*yzengji (dikush). Është pa *opingakëmbë (dikush). S’është *tamam nga koka (dikush). E jep me *dorë dhe e merr me këmbë (diçka). U jap (u grah) këmbëve shpejtoj, nxitoj; nisecishpejt a të vrapoj. E kalon detinkëmbë (dikush) mburret se mundbëjë gjithçka, i duket se nuk ka pengesë që ta ndalojëqëllimet e veta se mundbëjë edhe diçkapamundur; nis diçka shumëvështirë a të pamundur pa i bërë llogaritë mirë; i futet (ia hyn) detitkëmbë. Sikur ka *botën (tërë botën) nën këmbë (dikush) përb. E kam *ferrë nëpër këmbë (dikë a diçka). E kam *gjalmë nëpër këmbë (dikë a diçka). E kam nëpër këmbë. 1. (dikë) E kam fëmijë farevogël e duhet ta rrit, duhetmerrem me të, t’i rri pranë. 2. (diçka) Kam një punëdorë e duhet ta mbaroj; kam diçka që më pengon e duhet ta kryej sa më parë. 3. (dikë) Më pengon a më prish punë dikush, që nuk më ndahet e më përzihetpunët e mia. S’ka këmbë (diçka) nuk humbet vetë, s’ka ku shkon vetë; e ka humbur dikush. Sa të kem këmbë e dorë (e duar) sa të kem fuqi për të ecur vetë e për të punuar; sa të jem i fuqishëm; sa të jem gjallë e zot i vetes; sa të më punojë (të më luajë) këmba e dora. I ka këmbët *lehta (dikush). I kam këmbët *lidhura. E ka këmbën *prapë (dikush). I ka këmbët *thara (dikush). I ka këmbët*yzengji (dikush). Ka *kokën nga këmbët (dikush) tall. S’ka as *kokë e as këmbë (diçka). I kam litarët nëpër këmbë jam i zënë me punë e s’kam mbaruar ende, nuk kam shpëtuar ende nga një barrëkam pasur; më pengon ende diçka. I ka mendtëkëmbë (dikush) iron. nuk di se ç’bën, sillet a vepron si i marrë, nuk punon me mend; nuk ështërregull nga trutë; nuk i ka mendtëkokë (në krye); i ka mendtëmajëthanës; kund. e ka mendjen (i ka mendtë) në kokë (dikush). I ka trutë*fundkëmbëve (dikush). Edhe me një këmbë doemos, do apo nuk do, detyrimisht, pa kundërshtime, madje me qejf (për të bërë diçka). Me këmbë balte (argjile) i fuqishëmdukje, por me mbështetjedobët; i paqëndrueshëm (për dikë, të cilitkot ia kemi pasur frikën). Nga këmbët *borroviq, nga mendja eksiq mospërf. Me këmbë e me duar. 1. Me të gjitha forcat e mundësitë për ta bindur dikë; me pasion, me shpirt, me zjarr. 2. Duke përdorurgjitha fuqitë e mundësitë për të bërë diçka; me çdo mjet e mënyrë.këmbë e në dorë (në duar) shpejt e shpejt, pa u shtruar, si më këmbë; si shkarazi; hundë e buzë. Si këmbët e dhisë mospërf. ashtu si nuk merret vesh se kush është më i madh e kush më i vogël, kush ështëkrye e kush vjen pas etj., sikur jemigjithë njëlloj. Këmbë e kokë (e krye). 1. Që të gjithë, i madh e i vogël. 2. Tërësisht, krejtësisht; kokë e këmbë.këmbë e në krye hollësisht; fill e për pe. Me këmbëlehta! ur. dalsh mirë e pa u lodhur!, mos u mundofsh shumë!, e kalofsh lehtë! (kur dikush niset për udhë). Këmbët e lehta faqja e bardhë! iron. i shpëton rrezikut dikush duke ikur me vrap; nuk është trim, i shmanget rrezikut e shpëton veten duke ia mbathur. Me këmbëmbarë! ur. sjellsh mbarësi me ardhjen tënde!, paçimmira paskëtaj (kur na vjen dikush për së pari). Me këmbë plumbi shumë ngadalë, por me hapa shumësigurt; i rëndë në të ecur. Me këmbët e pulës tall. 1. Shumë keq, jo qartë e jo bukur; pa rregull e pa kujdes, si nga një njeri që s’merr vesh; me thonjtë e bufit. 2. Shumë i keq, shumë i ngatërruar, i palexueshëm e jo i bukur (për shkrimin). Këmba (këmbëza) e *urës. Me *këpucëkëmbë. Kërcen (i hedh këmbët) sipas *avazit (të dikujt) keq. Kërcen (hedh këmbët) siç bie *daullja (sipas daulles) keq. Kërkon *gjemb për këmbë (dikush). Kërkon këmbë për gjemb (dikush) kërkon njeri me të cilingrindet, do që të grindet me dikë; kërkon gjemb për këmbë; lëshon brezin i pari. Kërkon këmbë për murriz (dikush) shih kërkon këmbë për gjemb (dikush). *Kokë e këmbë. Nga *koka deri te këmbët. *Kokën (kryet) këtu e këmbët atje (dikush). *Kolos me këmbë argjile shpërf., libr. E ktheu (e hodhi) me këmbë përpjetë. 1. (dikë) mospërf. E vrau, e shtriu përtokëvdekur. 2. (diçka). E përmbysi, e bëri rrëmujë a e prishi fare (duke kërkuar diçka a duke dashurbëjë diçka tjetër). S’i ka lagur këmbët (dikush). 1. Ka shpëtuar mirë, nuk ka pësuar gjë, s’ka pasur asnjëkeqe; nuk ka pasur asnjë vështirësi ose fatkeqësijetë. 2. Nuk është munduar e nuk është lodhur as për vete e as për të tjerët, nuk ka lëvizur, nuk është përpjekur fare. T’i lash këmbët e t’i pish ujin (dikujt) është njeri shumë i mirë, nuk e ka shokun e meriton nderimin më të madh, është aq i mirë sa çdo gjë duhet t’ia pëlqesh e t’ia pranosh.kanë lënë këmbët s’kamfuqi, më kanë lënë forcat, u plaka e s’jam më në gjendjepunoj, të eci gjatë a të vrapoj etj.;kanë lënë gjunjët. Më ka lënë këmba e dora shihkanë lënë këmbët. M’i la këmbët e arushësdorë (dikush) shpëtoi vetë duke ma lënë mua rrezikun, barrën a kokëçarjen; ma hodhi, ma punoi. E lanë (e lëshuan) *leqet e këmbëve (dikë). La *leshtë e kokës (për diçka). I lëpin (i puth) këmbët (dikujt) keq. i përulet shumë dikujt, i shkon pas qejfit; i lutet e i përgjërohet, i bën lajka dhe i nënshtrohet plotësisht; i lëpin (i puth) çizmet; i puth gjunjët; i puth prehrin; i bëhet lepitkë; iu baltë; iu baltë pas këpuce.lëshon *litarin nëpër këmbë (dikush). Ia lëshoj *samarin nëpër këmbë (dikujt). Ia lidhi (ia zuri) këmbët. 1. (dikujt) Nuk e lë të shkojë gjëkundi, e ka zënë dhe e pengonlëvizë a të bëjë një punë; e lidhi këmbë e duar (dikë). 2. (diçkaje) Po ia pengon zhvillimin, nuk e lë të përparojë. E lidhi këmbë e duar (dikë). 1. Nuk i la asnjë liri veprimi, i hoqi çdo mundësi për të bërë diçka, e prangosi, e bllokoi; ia lidhi (ia zuri) këmbët (dikujt). 2. I hoqi çdo të drejtë; e robëroi, e skllavëroi. M’u lidhën këmbët nuk kammundësishkoj gjëkundi, jam i zënë me dikë a me diçka për një kohëgjatë e s’lëviz dot nga shtëpia; i kam këmbëtlidhura. Nuk i lodh këmbët (dikush) përton a nuk ka dëshirëshkojë diku; nuk e vë vetenmundim. Luaj këmbët. 1. Nxitoj, shpejtoj; eci. 2. Përpiqem për të arritur diçka, lëviz; interesohem; shpie gojën te buka. Të lumshin këmbët! ur. mirë se erdhe; të lumtëerdhe! Nga *maja e flokut te thonjtë e këmbëve. I marr *dorë e këmbë (dikujt). E ka marrë *frerin nëpër këmbë (dikush). Mori këmbë (diçka). 1. U përhap gojëgojë gjithandej; mori dheun. 2. Filloimarrë për mbarë, nisiecë si duhet. Mori këmbët (dikush). 1. U ngrit dhe ecën vetë; mësoiecë. 2. Iku me vrap; ua mbathi (ua dha, ua theri) këmbëve. I mori këmbën (dikujt) veproivend të një tjetri, zëvendësoi një tjetër, shkoikëmbë të një tjetri; i zuri këmbën; zuri këmbën (e dikujt). E mori nga këmbët (diçka) nuk e kuptoi si duhet, e keqkuptoi, e kuptoi mbrapsht; e moriprapthi. E merr nëpër këmbë 1. (dikë). Nuk e nderon e nuk e vlerëson si duhet; e përdor keq; e trajton keq; e mori zvarrë; e ka bërë shtupë (enësh); e ka bërë fshesë mospërf. 2. (diçka) Nuk e përfill, e shpërfill, e shkel, e nëpërkëmb (për parimet, të drejtat etj.). E ka marrë këmbën*gojë (dikush). Mori këmbëtkrahë (dikush). 1. shaka. U nis menjëherë, u largua shpejt e pa u vonuar, ia mbathi; ikukëmbë; ua mbathi (ua dha, ua theri) këmbëve. 2. U lodh shumë nga një rrugë e gjatë, saqë nuk mundecë dot, nuk i punojnëkëmbët, u këput. Mbahetkëmbë. 1. (dikush a diçka). Qëndronkëmbë dikush, nuk është rrëzuar, nuk ka rënë; nuk është prishur diçka, nuk ka rënë ende; mezi mbahet. 2. (dikush). Rron ende, jeton, megjithëse i dobët e i pafuqishëm, mbahet disi; është më (në) këmbë. Mbaj këmbët nisecingadalë; ndalem, qëndroj; kund. ngas këmbët. Nuk më mbajnë këmbëtështë prerë fuqia fare, nuk qëndroj dot më këmbë, më janë dobësuar këmbët (nga një sëmundje, nga frika etj.); m’u prenë këmbët; m’u shkurtuan këmbët; nuk më mbajnë gjunjët; m’u prenë (m’u këputën) gjunjët. E mbajkëmbë (dikë a diçka) e bëj dikë që të jetë a të rrojë ende, të ruajë gjendjen që ka, duke u përkujdesur për të; kujdesem për diçka dhe e forcoj, nuk e lë të bjerë, të prishet ose të bëhetkeq; arrij me përpjekjeruaj diçkagjendjen siç është. I mban këmbët*hi (dikush) keq. Ua mbathi (ua dha, u ra, ua theri) këmbëve (dikush) iku me vrap, ia dha vrapit, iku me të katra, fluturoi; iku e u zhduk shpejt (zakonisht nga frika); mori këmbët; mori këmbëtkrahë; i bëri këmbëtlehta; ia mbathi me të katra; mbathi opingat; mori arratinë; çau ferrën. Mbeta *qirikëmbë. Mbështetet në (me) të dyja këmbët. 1. (dikush) Është shumë i sigurt, mbështetet fort e plotësisht diku për një punë, e nis a bën diçka duke qenë i përgatitur plotësisht ose duke pasur mbështetjen e plotëdikujt. 2. (diçka) Mbështetet plotësisht mbi parime, teori e bazashëndosha. Mbështetet në (me) një këmbë. 1. (dikush) Nuk është shumë i sigurt, nuk mbështetet si duhet e plotësisht diku për një punë; nuk është plotësisht i përgatitur për të nisur a për të bërë diçka ose nuk ka mbështetjen e plotëdikujt. 2. (diçka) Ka mbështetjedobët a të njëanshme mbi parime ose teoricaktuara; nuk është plotësisht e mbështetur. Mbjell *ferra nëpër këmbë (dikush). Mos mbiftë këmbë! mallk. mos shkeltë kurrë! I mblodhi këmbët (dikush). 1. mospërf. Vdiq; iu mblodhën këmbët (dikujt); i ndeu (i ngriti) këmbët; i bëri këmbët çift; ra me këmbë nga dielli. 2. Pakësoi shpenzimet, nisikursejë; pakësoi kërkesat; u më i thjeshtë; u mblodh, u shtrëngua. Iu mblodhën këmbët (dikujt). 1. U shtrënguapranojë a të ngulet diku, s’është më i lirë a s’lëviz dot si do vetë. 2. mospërf. Vdiq; i ndeu (i ngriti) këmbët (dikush); ra me këmbë nga dielli (dikush); i bëri këmbët çift (dikush). I ndeu (i ngriti) këmbët (dikush) mospërf. vdiq; i bëri këmbët çift; ra me këmbë nga dielli; e drodhi (e përdrodhi) bishtin; e mbështeti brinjën. I ndeu (i bëri) këmbët *çift (dikush) mospërf. Ngas këmbët niseci; eci shpejt, nxitoj; kund. mbaj këmbët.ngatërrohet (më futet) nëpër këmbë (dikush) më pengonpunët e mia, më bëhet pengesë a më bezdis; nuk më lë të lirë e të qetëbëj diçka. U ngrit (u çua) në (më) këmbë (dikush). 1. Filloiecë me këmbët e veta, u mëkëmb (për fëmijën); dolijetë. 2. U ngrit nga shtrati, u shërua, e mori veten dhe ështëgjendjepunojë (për një të sëmurë rëndë, që është dergjur për një kohëgjatë). 3. Filloi një punë me rëndësi; mblodhigjitha fuqitë e u gatit për të kryer një punëmadhe a për të përballuar diçkavështirë, të rëndë, të rrezikshme etj. 4. U hodhkryengritje a në protesta; u ngrit (u çua) peshë. E ngriti (e çoi) në (më) këmbë. 1. (dikë) E shëroi, e bëringrihet nga shtrati e ta marrë veten plotësisht. 2. (dikë) E rriti dhe e edukoi derisa u i zoti për të punuar vetë, e përgatiti për jetën; e nxorijetë. 3. (diçka) Ndërtoi një shtëpi, një vegël etj., rregulloi diçkaprishur dhe e vuripunë. 4. (diçka) Organizoi diçka, e krijoi, i dha formë (një pune, një veprimtarie etj.). 5. (dikë) E bëri që të hidhetveprim a në kryengritje, e nxiti për kundërshtim e protestë; i dha shpirt e entuziazëm; e ngriti (e çoi) peshë. 6. (dikë) E shqetësoi a e mërziti shumë, e bëri që të alarmohet. Ngre këmbët e i bie kokës (dikush) pendohet thellë për një veprimgabuar që ka bërë a që nuk e ka shfrytëzuar një rastvolitshëm, e dënon veten për këtë shkak. I ngriti (i bëri) këmbët *bigë (dikush) mospërf. E ngriti këmbën si *breshka (dikush) keq. Ngriti këmbën e nguli gozhdën (dikush) bëri një veprim në dëm të vet pa u menduar thellë, e kërkoi e ia bërikeqen vetes; shkoi (vajti) si breshka te nallbani. Ngrihen këmbët e i bien kokës ngrihet i vogli e godetmadhin; më i varfri kundërshton dhe sulmon të pasurin; fundi godet kreun. Ngul këmbë. 1. Nuk luaj nga vendi, nuk eci, nuk lëviz; ngul thembrat. 2. (për diçka). Kërkoj me të madhe që të më plotësohet një kërkesë a një dëshirë; mbroj me ngulm mendimin tim për diçka, këmbëngul; nuk tërhiqem, ngulmoj; tund këmbët; ngul thembrat; nuk heq dorë. Ngul këmbët*akull (dikush). Ka nxjerrë këmbëtparë (dikush) tall. është shumë i prapë; s’lë dy gurë bashkë. Nxjerr *prush me këmbët e maces (dikush) keq. Përplas (përpjek) këmbët (përdhe) (dikush) e kërkon diçka me këmbëngulje, e do patjetër (zakonisht për fëmijët); këmbëngul me forcë që të bëhet si do ai, e kërkon me inat e domosdo. (E priti) me këmbët e para. 1. E priti keq, ashpër, me të egër, jo miqësisht; e priti me (tërë) hundë (hundë e buzë). 2. (diçka) Nuk e pranoi, e kundërshtoi prerazi, e hodhi poshtë menjëherë e me zemëratë (një kërkesë, një propozim etj.). M’u prenë këmbët. 1. Nuk eci dot më; u këputa nga lodhja, nga një lajm i keq etj., më iku fuqia; nuk më mbajnë këmbët; m’u shkurtuan këmbët; m’u prenë (m’u këputën) gjunjët. 2. Nuk kam më as fuqi e as guximveproj; u tremba e u tërhoqa; u trondita shumë; nuk më bëjnë këmbët; nuk më mbajnë këmbët; m’u shkurtuan këmbët; m’u prenë (m’u këputën) gjunjët. Sa të më punojë (të më luajë) këmba e dora sa të kem fuqi për të ecur vetë a për të punuar; sa të jem zot i vetes; sa të kem këmbë e dorë (e duar). I puth këmbë e dorë (dikujt) keq. shih i lëpij (i puth) këmbët (dikujt) keq. I qan hallin *kalorësit se i varen këmbët (dikush) iron. Qëndron më (në) këmbë. 1. (dikush a diçka) Nuk është rrëzuar dikush a diçka, nuk ka rënë përtokë; nuk është prishur diçka. 2. (diçka) Është e drejtë, e vërtetë a e shëndoshë dhe nuk bie, jeton, pranohet e nuk mohohet (një ide, një pikëpamje, një tezë, një akuzë etj.). I rrikëmbë (dikujt a diçkaje) jam gjithnjë gati për t’i shërbyer dikujt a për të bërë diçka; përkujdesem shumë për dikë, e vështroj dhe i shërbej me merak. Rri këmbë mbi (përmbi) këmbë (dikush) rri i qetë, pa kokëçarje, i shkujdesur; kapardiset; s’e prish qejfin dhe rehatinë e vet për asgjë, nuk shqetësohet fare. I rri *qirikëmbë (dikujt). (Iku) nga (ku) *sytë këmbët (dikush). I shkau (i rrëshqiti) këmba (dikujt). 1. Ka gabuar, bëri një gabim (zakonisht pa dashje). 2. Ra nga pozita; u largua nga një post ose u ul në detyrë; ra (zbriti) nga fiku (dikush).shkel *bukën me këmbë (dikush). E shkeli me të dyja këmbët (dikush) gaboi rëndë, ka gabuar tërësisht; është plotësisht fajtor, vetë e me vetëdije nuk i është përmbajtur diçkaje. E shkel me këmbë. 1. (diçka). E hedh poshtë, nuk e zbatoj (një parim, një ligj etj.); nuk e pranoj, e shpërfill; e përlyej; e hedhbaltë. 2. (dikë) E përbuz a e urrej dhe e shtyp; e nënshtroj me dhunë. Nuk i ka shkelur këmba (diku) nuk ka vajtur asnjëherë atje, nuk ka qenë kurrë atje. I shkel këmba shesh (dyst) (dikujt) nuk ka pengesarrugën e vet, i ecën çdo gjë si në vaj; e ndien vetensigurt e zot kudo. Ku shkon *mbretikëmbë euf. Shkund me *duar e shtyp me këmbë (dikush). M’u shkurtuan këmbët nuk eci dot ose nuk qëndroj dot më këmbë nga lodhja, nga pleqëria, nga një lajm i papritur etj., m’u pre fuqia fare; m’u prenë këmbët; m’u thanë këmbët; nuk më mbajnë këmbët; m’u prenë (m’u këputën) gjunjët. Ia shkurtoj këmbët (dikujt) e ndëshkoj rreptë dhe nuk e lejoj më të shkelë diku, që të mos bëjëdëme a të këqija. Kur të shohësh këmbët e gjarprit (e bollës) shih kur të shohësh bythën e mizës përb., vulg. Nga (ku) më shpien këmbët pa e ditur se ku, pa një qëllim, kuturu; pa e pasur mendjen dhe pa vetëdije. I shpie këmbët (kërcen, hedh këmbët) siç bie *daullja (sipas daulles) (dikush) përb.shtiu këmbët (dikush) e kërkova gjithandej, mezi e gjeta a e arrita; rraha (çava) dheun. Shtriji këmbët sa ke jorganin! 1. Shpenzo aq sa ka mundësi; mos i kapërce mundësitë e tua! 2. Vëri vetes detyra sa ke aftësi e mundësi t’i kryesh, mos merr përsipërshumë sesa mundesh. E tërheqin këmbët *poshtë (dikë). Tundi këmbën (këmbët) (dikush) mospërf., iron. shih e drodhi këmbën (i drodhi këmbët) (dikush) përçm. Tund këmbët (dikush). 1. E kërkon diçka me këmbëngulje e kokëfortësi, nuk lëshon; grindet, bën sherr e kërcënon; ngul këmbë. 2. Lëviz e përpiqet për të siguruar diçka, nuk pret t’i vijë diçka vetë, çallëstis. M’u thanë këmbët. 1. shih m’u shkurtuan këmbët. 2. Bëra gabim që nuk vajta diku, më mirëkisha vajtur; ç’pata që s’vajta! T’u thafshin këmbët! mallk. mos ecsh dot kurrë! (kur s’bën diçkaduhet bërë ose anasjellas). Si s’m’u thanë këmbët! ç’deshaerdha a që vajta diku, më mirë të mos vija; nga theva këmbën! I thirri këmbës (dikush) iku, u zhduk, nuk u pa nga vajti; iku nga (ku) sytë këmbët; ua theri këmbëve. E theu këmbën (dikush) përb. 1. shih theu (këputi) qafën2 (dikush) përb. 2. Vdiq. Nga theva këmbën! ç’m’u deshdola a që vajta diku, më mirë të mos vija; si s’m’u thanë këmbët! Theu këmbën e shejtanit (dikush) shaka. nuk kishte ardhur prej kohësh, erdhi më në fund për vizitë pas kaq kohësh. *Ujk me dy këmbë iron. *Urë pa këmbë mospërf. Varet nga këmbët e veta (dikush) e bën çdo gjë vetë dhe përgjigjet vetë për atë që bën; nuk mban sytë e nuk pret ndihmë ngatjerët, gjithçka e ka me forcat e veta. Ia vuri (ia futi) (të dyja) këmbët në një *këpucë (dikujt). Vdeskëmbë (dikush) është trim i madh, nuk mposhtet e nuk gjunjëzohet para askujt; s’i trembet asnjë rreziku.këmbë (diku) vete diku, shkoj, shkel. I vuri këmbën (dikujt) keq. 1. E përzuri, e dëboi; e shkelmoi. 2. shih i vuri shkelminbark (dikujt). 3. (diçkaje) E fshehu, e mbuloi; e mohoi, e braktisi. E vuri nën këmbë (dikë) e mundi, e mposhti dhe e nënshtroi; e gjunjëzoi. I vuri këmbën (*shkelmin, gjunjët) në bark (dikujt). I ka vënë këmbën në fyt (në grykë) (dikujt) shih i ka vënë shkelmin në fyt (në grykë) (dikujt). këmbët*kamare (dikush). Ia vuri (ia futi) (të dyja) këmbët në një *këpucë (dikujt). I vuri këmbënqafë (dikujt) shih i vuri shkelminqafë (dikujt).pleshtin ndër këmbë (dikush) tall. është dorështrënguar, është cingun i madh; nxjerr dhjamë nga pleshti. Nuk i vjen as te *gishti i këmbës (dikujt). Nuk i vjen as te *thembra e këmbës (dikujt). Nuk i vjen as te *thonjtë e këmbëve (dikujt). I zuri ferra këmbën (këmbët) shih i zuri rrota (qerrja) bishtin (dikujt). I zuri këmbën (dikujt) u zu ngushtë, s’kishte nga t’ia mbante; diçka e rëndë a e keqe e pengoi; i zuri rrota (qerrja) bishtin. Zuri këmbën (e dikujt) shih i zuri këmbën (dikujt). I zuri këmbën (dikujt) u vu në një punë a në një detyrëvendin e një tjetri që u largua, bën punën e dikujt që ka qenëparë; zuri këmbën (e dikujt); i mori këmbën; i zuri vendin. S’e zë këmba nuk shkelet shumë nga njerëzit diku, nuk rrihet (një rrugë etj.); është i pakalueshëm. Ia zuri këmbët me *derë (dikujt). S’i zënë këmbët *dhè (dikujt). Më zë këmba *rrafsh. S’i zënë këmbët *vend (dikujt).

vep., LÁSHË, LËNË kal. 1. Nuk e marr diçka nga vendi ku është, nuk ia ndryshoj vendin, nuk e heq, nuk e shkëput, nuk e nxjerr a nuk e luaj prej atje; nuk e marr me vete dikë a diçka kur iki ose e harroj diku, largohem pa të. Nuk e lanë misrinarë. E lanë kashtënlëmë. E la çelësinbravë. I ka lënë qetëzgjedhë. Ia la freringojë. E la shulinderë. Ia lanë plumbintrup. La disa degë pa i prerë. I la fëmijëtshtëpi (tek e motra, në Elbasan). Ia ka lënë nënës vajzën që ta rritë. Nuk i kujtohej ku e kishte lënë çantën (çadrën, letërnjoftimin). - Lëre aty tek është!
2. Vendos diku në një mënyrëcaktuar një gjë që e kamdorë ose që e kam marrë a sjellë nga një vend; e vë. I la arkat përpara dyqanit. - Lëri pjatat (gotat) mbi tryezë. - Lërivendpastër! E la drejt (shtrembër, varur, shtrirë, më këmbë). E la mbështetur pas murit.
3.hiqet diçka nga trupi, më mbetet diçka nga vetja diku; humb. Delet e lanë leshin nëpër ferra. I la pendët (një shpend) i ranë pendët, mbeti pa pupla. E la krahunluftë. I la këpucët nëpër shkëmbinj iu prishën a iu shkatërruan këpucët nëpër shkëmbinj. E la bishtinakull (dhelpra) iu këput bishti, i mbeti bishtiakull. I la paratëbixhoz.
4. edhe fig. I jap diçka një tjetri për ta ruajtur a për ta përdorur, i dorëzoj; i besoj një detyrë, i ngarkoj një punë a i jap një porosi, një këshillë etj. Ia la çelësin fqinjës. I la një porosi (një fjalë). Ia la amanet. I la emrin. U zhduk pa lënë drejtimin. Ia lë barrë dikujt ia ngarkoj një punë. Ia lë në besë dikujt ia besoj. E ka lënë me të shkruar (me gojë).
5. edhe fig. Ia jap dikujt si trashëgim, bëj që ta ketë ai (një pronë, një pasuri etj.); bëjdiçka ta ketë a ta gëzojë një pasardhës. Ia ka lënë babai (gjyshi). Na e kanë lënëparët tanë. Na ka lënë dy veprashquara. I ka lënë emërmirë dikujt. I la nam të keq.
6. bised. Ia shes një gjë dikujt (zakonisht me një çmimpërshtatshëm për të), ia jap dikujt. Ia la për pesëdhjetë lekë. - Nuk e lë më lirë?
7. Lëshoj; kund. mbaj. S’e lë pushkën (lopatën, librin) nga dora. E mban fort, s’e lë të bjerë (të rrëzohet).
8. edhe fig. Bëj një shenjë a një gjurmë diku; bëj një përshtypjecaktuar, shkaktoj një pasojë. I la shenjë (njollë) në faqe. La gjurmë. La mbresamira (të thella, të këqija). I la një damkë familjes.
9. Ndaj mënjanë diçka dhe e ruaj për ta përdorurvonë; heq mënjanë, vë mënjanë; e ruaj për një tjetër. Kishte lënë para mënjanë. I la në arkën e kursimit. I la për dimër (për dasmë). I la për darkë. - T’i lëmë për nesër. Ia la mollët vëllait. Ua linte shokëve pjesët më të mira.
10. I jap mundësi dikujtbëjë diçka, nuk e pengojbëjë një punë; i jap pëlqimin për një punë; lejoj; kund. ndaloj. E lë të shkojë (të kalojë, të niset, të hyjë, të dalë). E lanëfliste sa deshi. - Lëre ta shohë! - Lëreflejë! E la ta bënte vetë. Nuk e lë të pijë raki (duhan). I lë dorë (fushë, shesh) të lirë e lejojveprojë lirisht. I ka lënë kohë ka pasur kohë. Nuk e lë sëmundja (mosha). Nuk lë asnjë shkelje. Ka lënë shumë rastetilla. Rëra e lë ujinkullojë. Xhami e lë dritënhyjë.
11. E mbaj diçka, nuk e nxjerr jashtë, nuk e përjashtoj; e ruaj siç është, nuk e heq; e lejojvijojë; kund. heq. E lanërendin e ditës. Ia lanë emrinlistë. Lanëantologji pjesët më të bukura. E la jashtë diçkaje nuk e përfshiu. Ia lanë bursën. E lë me ato mendimet e veta.
12. bised. E caktoj diçka për një kohëpërshtatshme, i caktoj një afat; e shtyj për më vonë diçka; heq dorë përkohësisht nga diçka për ta bërë në një kohë tjetër. La takim me dikë. - E lëmëorën gjashtë? - Aksionin e kemi lënë ditën e diel. Dasmën e lanë për në tetor. E lanë mbledhjen për nesër. La një provim për në vjeshtë. - E lëmë për një herë tjetër! Punën e sotme mos e lër për nesër. (fj. u.).
13. Liroj diçka, e lë të lirë një vend që të rrijë ose të kalojë dikush a diçka. - Lëri pak vend! E la të lirë kalimin. I lë një shteg (një vrimë). I la një dritare (një dalje). I lënë një grykë sipër.
14. Braktis një punë, nuk e përfundoj, e ndërpres; heq dorë përkohësisht a përfundimisht nga diçka; e pres përgjithnjë, nuk e vijoj më tej; ndahem a largohem për ca kohë a përgjithnjë nga dikush a nga një vend. Nuk e la punën (mësimin, studimin). E la stërvitjen (lojën). E ka lënë shtetësinë. E la rakinë (duhanin) nuk e pi më. E la gjiri i iku qumështi, nuk ka më gji për t’i dhënë fëmijës (për një grua që ka fëmijë në gji). I ka lënë gënjeshtrat (thashethemet). E la zinë nuk mban më zi. I la vezët pula nuk bënvezë, i preu vezët. - Lëri këto, dëgjo çthem! La rrugën kryesore dhe mori nga e djathta. I ka lënë miqtë (prindërit, shokët). E la vendlindjen. Nuk e lë vendin e rojës. - Mos e lër vetëm! Na la përgjithnjë vdiq. Na la gjuhëtari i madh Idriz Ajeti. Na ka lënë prej kohësh a) ka ikur prej kohësh; b) ka kohë që ka vdekur. Nuk e kanë lënë shpresat shpreson ende për diçka. Ka lënë dy fëmijë vdiq dhe i kanë mbetur dy fëmijë. Nuk ka lënë njeri (pas vetes) ka vdekur dhe nuk ka asnjë fëmijë a pasardhës.
15. bised. Ndaj (bashkëshortin). E la burrin (gruan, të fejuarin, të fejuarën).
16. vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore) edhe fig. Nuk më punon një pjesë e trupit, s’kamfuqi ose aftësi trupore a mendore. E la dora (këmba). E ka lënë fuqia (shëndeti). E kanë lënë sytë (veshët) nuk shikon (nuk dëgjon) më. E la kujtesa.
17. bised. E vë dikë në një detyrë, në një punë etj., e ngarkojbëjë diçka, e caktoj; e mbaj a e lejoj në një punë, në një detyrë etj., nuk e heq, nuk e përjashtoj, nuk e ndërpres, nuk e pushoj; kund. heq. E kanë lënë roje dikë. E lanë portier. sport. E lanëpunë (në shkollë, në zanat). E lanë si drejtor.
18. Ia ruaj diçkaje a dikujt gjendjen e mëparshme kur largohem, nuk ia prish e nuk ia ndryshoj gjendjen, nuk e luaj; nuk e prek, nuk e trazoj. E la dhomën siç ishte. E la shtëpinë rrëmujë. E la punënngatërruar. I la gati (stivë). E la derën (dritaren) hapur (mbyllur). E la ushqimin pa ngrënë (pa prekur). E la duke punuar (duke lexuar, mbi libra). E la zgjuar (në gjumë). E la të sëmurë (të shëndoshë, të mërzitur). E la në pritje. E la të qetë. E la në të vetën (në të tijën) nuk e kundërshtoi dikë. - Lërepunën e tij!
19. edhe fig. Bëj që të jetë a të bjerë në një gjendjecaktuar (kryesishtkeqe a të vështirë), ia krijoj vetë një gjendjetillë, i krijoj kushterënda a i shkaktoj një të keqe, duke ia marrë, duke ia prishur a duke ia zhdukur diçka; e bëjpërjetojë diçkarëndë. E la pa gjumë. E la pa bukë (pa ujë, pa rroba, pa shtëpi, pa qerre, pa kalë, pa para). E la pa ngrënë (pa pirë, pa folur). E la pa gjë. S’i la gjë. E la lakuriq (zhveshur, zbathur). E la pa njeri (pa vëlla, pa motër, pa baba). E la të vrarë. E la vetëm. E la pa sy e verboi. E lë pa fuqi një urdhër (një ligj). libr. e shfuqizon. E la si të ngrirë (si hu). E la në gjendjekeqe (thatë, në vështirësi, në baltë, në llucë, në zall). E la punën përgjysmë. E la të habitur.
20. edhe fig. I dal përpara dikujt, e kaloj, e kapërcej, e tejkaloj. E la prapa (në rrugë, në vrapim). E la pas në mësime.
21. Përdoret me mohimgrupe fjalësh me foljetjera, kur veprimi duhetndodhë patjetër. Nuk e lëmë pa kryer do ta kryejmë medoemos. - Mos e lër pa ardhur! hajde patjetër! Nuk e lë pa shkuar do të shkojë doemos. Nuk e lë pa i folur do t’i flasë patjetër.
22. si pj. Përdoretmënyrën urdhërore kur flasim për diçka, të cilën nuk duam ta zëmëgojë. - Lëre, çka për të thënëvonë! - Lëre, lëre se çe ka gjetur!
Sin.: humb, humbas, dorëzoj, besoj, ngarkoj, jap, jap, shes, lëshoj, vë, caktoj, mënoj, shtyj, liroj, braktis, shkreh, ndërpres, ndahem, largohem, shtyj, lejoj, kaloj, kapërcej.
Kë të *zë e kë të lë. E *lagu s’e lagu (bishtin dhelpra). Ia la *bajgat (dikujt) tall. vulg. E la në *baltë (dikë). Ia la *barrën (dikujt). La *bishtin (dikush). E la *në bisht (dikë). La *boshllëk (dikush a diçka). Na la *bukën (dikush). E la në një *cep (diçka). Nuk e lë të bëjë *çap (dikë). S’ta lë dalë (dikush). Ia la në *daltë (dikujt). E la në *diell (dikë). la në *djep (dikush). E lë në *dorë (të dikujt). Ia lë në *dorë (dikujt). E la pas *dore (dikë a diçka). S’e lë (s’e lëshoj) nga *dora (diçka). E la *drita (dikë). E la *dyshekun (dikush). La *emër (dikush). E la në *errësirë (dikë a diçka). La eshtrat (*kockat) (diku). E ka lënë *fiqiri (dikë). E lë me *fjalë (me dikë). E la pa *frymë (dikë). S’i la *fytyrë (dikujt). E la *gisht (dikë). I la *glasën (dikujt) mospërf. bised. Më la *gojëhapur (dikush a diçka). E la *gojëthatë (dikë). Nuk lë *gur mbi gur (dikush). kanë lënë (më lëshuan) *gjunjët. Më lë pa *gjumë (dikush a diçka). *gjurmë (të thellë) (diçka a dikush). E la në *hava (dikë a diçka). E lë në *heshtje (diçka). I la *hijen (dikujt) iron. E la në *hije (diçka a dikë). E la jatakun (*shtratin, krevatin) (dikush). E la *kalli (dikë). La *kaptinën (dikush) bised. lanë (m’u prenë) *këllqet. Më kanë lënë *këmbët. Lë *kockat (për dikë a për diçka). La *kockat (eshtrat) (diku). Lë *kokën (kryet) (për dikë a për diçka). Sa të lësh *kokën. E la (e bëri) *kopan (dikë) bised. E la pas *krahëve (dikë a diçka). E la krevatin (*shtratin, jatakun) (dikush). E la *kripë (dikë). kryet (*kokën) (për dikë a për diçka). Ia la në *kurriz (në shpinë) (diçka). E la *lakuriq (dikë). I lë *lamtumirën (dikujt). E la (e hodhi) në *ledh (dikë). E la *lehe (diçka). Lë *leshtë keq. Lë *lëkurën (për dikë a për diçka). Ia la *lëpendratdorë (dikujt) iron. E la në *llucë (dikë). Nuk ta lë *mangët (dikush). *Merr e lër. Më lë *mbresë (dikush a diçka). E lë (e hedh) pas *mendsh (dikë a diçka). La *mendtë (e kokës) (dikush). E lanë (e lëshuan) *mendtë (dikë). E la pa *mend (dikë). La *mendjen (pas dikujt a pas diçkaje). lësh *mendjen (pas dikujt a diçkaje). E ka lënë *mendja (dikë). E la në *mes (diçka). Nuk ta lë *metë (dikush). E la në *mezhdë (dikë) keq. Lë *mënjanë (dikë a diçka). E la në *mjegull (diçka). E ka lënë *mortja (dikë) përçm. E ka lënë *moti (dikë) iron. La *nam (dikush). Nuk ta lë për *nesër (dikush). Lëre mos e nga (mos pyet)! iron. shumë keq, sa s’ka ku të shkojë më tej; mos pyet! E la *ngrehur (diçka). I la *opingat (dikujt) iron. E lë pas (*prapa) (dikë a diçka). Ia la *pendëtdorë (dikujt) iron. Ma la (ma bëri) *peshqesh (dikë a diçka). E lë *pezull (dikë a diçka). E la *pirg (dikë). I la *potkonjtë (dikush). E lë *prapa (pas) (dikë a diçka). Ia la *puplat (në dorë) (dikujt) iron. E la *pykë (dikë). Ia la (ia vari) në *qafë (për qafe) (dikujt). Nuk më lë *të qetë (dikush a diçka). E la *qull (diçka a dikë). E la në *qull (dikë). Lë *rrashtën (për dikë a për diçka). I lë *rrikën (dikujt). E la *rrogoz (dikë). La *rruazën (diku). I la rrugë (*udhë) (diçkaje). E la në *rrugë (në udhë) (diçka). E kanë lënë (e kanë lëshuar) *sendet (dikë). Lë *sytë (pas dikujt a pas diçkaje). S’i la *sy e faqe (dikujt). E lë *shajak (punën etj.) (dikush). E la *shakull (dikë). E la *shëndeti (dikë). Na la *shëndetin (dikush). I lë *shëndetin (dikujt). Lë *shteg (për diçka). I lë një *shteg (dikujt). Ia la *shtupë (dikujt). Ia la *shuk (diçka). Na la *shurdh (të shurdhër) (dikush). Na la të shurdhër (*shurdh) (dikush). E la *top në vend (dikë). E la *trokë (dikë). E kanë lënë *trutë (dikë). E la *preshdiell (dikë). E kanë lënë *trutë (dikë). E la *thesvend (dikë). (Sa) të lësh *thonjtë. E la në udhë (në *rrugë) (diçka). E kanë lënë (e kanë lëshuar) *sendet (dikë). Ia lë (ia dorëzoj) *stafetën (dikujt) libr. Ia la në shpinë (në *kurriz) (diçka). E la *tagjinë (dikush) tall. E la në *terr (dikë a diçka). E la *trashë (diçka). E kanë lënë *trutë (dikë). E la në *tym (diçka). E la *thatë (dikë). (Sa) të lësh *thonjtë. I la *udhë (rrugë) (diçkaje a dikujt). Na la *uratën (dikush a diçka). E la *vakëf (diçka). E kanë lënë jashtë *valles (dikë). E lë *varur (dikë a diçka). E la (e bëri) *të vdekur (dikë). E la në *vend (dikë). S’ia lë (s’ia lëshon) *vendin (dikujt). I lëshoj *vendin (dikujt). E kanë lënë *veshët (dikë). Më la pa *veshë (dikush). E la (e ndali, e mbajti) *vrapin (diku). E la me *xanxë (dikë). E la *zbuluar (dike a diçka). Më la (më lëshoi) *zemra. E la *zhyt (diçka). (qeth, të kreh) e t’i lë *morrat brenda (dikush). (U zhduk, humbi) pa lënë *gjurmë (dikush a diçka). E la në *zall (dikë). Më la (më lëshoi) *zemra. E lë *zvarrë (diçka). E la *zhyt (diçka).

MULLI

MULLÍ,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Makinë e thjeshtë për të bluar drithë, që përbëhet nga pajisjendryshme, si edhe nga dy gurëmëdhenj, të sheshtë e të rrumbullakët, të vënë njëri mbi tjetrin, ngacilët i sipërmi lëviz me anëfuqisëujit, të erës a me motor; ndërtesa me një makinëtillë ku bluhet drithi. Mulli drithi. Mulli me ujë (me erë, me motor). Dishta (mokra, çakallja, gryka, penda) e mullirit. Koshi i mullirit. Gurët (mokrat) e mullirit. E bloimulli. Shkoimulli. Grurivetemulli, do të bluhet. (fj. u.). Dy herë flitetmulli, një herështëpi. (fj. u.).
2. Makinë e posaçme me pajisjet e nevojshme, që shërben për të shtypur, për të thërrmuar a për të bluar diçka (gurë, ullinj etj.). Mulli vaji mulli ku shtypen ullinjtë e nxirret vaj. Mulli mineralesh. Mulli me çekiçë për bluarjen e ushqimeveashpra (për shtypjen e qymyrgurit). Çekanët e mullirit. Mulliri bluan me aq ujë sa ka. (fj. u.) s’mundbëhet diçka jashtë fuqive, jashtë mundësive etj., secili bën aq sa ka mundësi. Kush vetemulli doemos do të përmiellet. (fj. u.) s’mundrrish pa marrë pjesëpunën, në jetën, në veprimtarinë, në shqetësimet etj. të mjedisit që të rrethon; në qoftë se pranonbësh një punë, atëherë do të pranosh edhe pasojat e saj.
3. Vegël e posaçme, që zakonisht vihetlëvizje me dorë dhe shërben për të bluar kafe, pipër etj. Mulli dore. Mulli kafeje (piperi, orizi).
4. Pjesë e revoles, në trajtën e një cilindri e me vendecaktuara për fishekët, e cila rrotullohet pas çdo shkrehjeje për të sjellëgrykë fishekun e radhës. Revole me mulli.
Ma bëri mendjen mulli (dikush) më ngatërroi e më hutoi me fjalë; ma bëri kokën (mendjen) dhallë. Bluanmullihuaj (dikush) iron. merret me punë që nuk i përkasin; përzihetpunët e të tjerëve, ndërhyn aty ku s’i takon; fut hundët (hundën); hedh kripëpoçetjetrit keq.; hedh kripëgjellëbotës (të huaj). Bluan si mulli pa kokrra (dikush) flet shumë e kot, thotë fjalë boshe, grin kot e pa pushim. I bluan mulliri në *të thatë (dikujt) iron. *Çakalle mulliri tall. Çon (shpie) *ujë në mullirin (e dikujt). Fletmulli (dikush). 1. mospërf. Nuk ia dëgjon askush fjalën a këshillën; s’ia vë veshin askush, i shkojnë fjalët kot, s’ia var njeri. 2. iron. Nuk mbanfshehtë, ua thotëgjithëve çka di; është llafazan. E futi për *lug të mullirit (dikë). *Gur mulliri. Veç *guri i mullirit nuk e ka bluar (dikë). I lëshon *ujë mullirit (dikush). Lufton me mullinjtë e erës (dikush) iron., tall. i turret diçkajekotë a të hamendësuar, hidhet kundër diçkaje që e mendon si të rrezikshme dhe harxhon kot forcat e mundin. *Maç mulliri tall. *Mi në mulli. Mulli pa mokra mospërf. njeri i padobishëm, që s’kryen dot asnjë punë; njeri i paaftë e bosh. E nget mullirin më *të thatë (dikush) keq. I ngre mullirin (dikujt) e çmoj shumë, ia vlerësoj lart meritat e cilësitë; e lavdëroj; ia rrit mendjen; e ngre lart (dikë);e bëj majë e krye (dikë). Si *plakamulli tall. *Pulëmulli (në grurë, në thekër). *Rrotë mulliri tall. *Trokashkë mulliri keq. I vjen ujimulli (dikujt) i shkojnë punët si duhet, çdo gjë i ecën mbarë, nuk ka pengesa a mungesa; i vjen e mira vetë pranë; ka fat; i bie shiupragderës; i vjen vera te dera; i lulon bahçja (edhe) në dimër. Është zënëmulli (dikush) tall. nuk pushonfoluri, është llafazan i madh, grin pa pushim.

PO

PO pj. 1. Përdoret me vlerën e një fjalie, kur pranojmë ose kur miratojmë diçka, kur pajtohemi me atë që thuhet etj.; kund. jo. - Do të shkosh? - Po. - E kuptove? - Po. Disa po, disa jo. Thotë po e pranon, nuk kundërshton. S’thotë as po as jo nuk vendos.
2. Përdoret kur përforcojmë diçkaështë thënëparë, me kuptiminpatjetër, sigurisht, s’ka dyshim, vërtet”; kund. jo. Po, do të vijë. Po, do ta marr atë. Po, e mirë është. Po, s’ka dyshim që do ta bëjmë. Po, patjetër që do të nisemi.
3. Përdoret para a pas një fjale për të përforcuar kuptimin e saj duke e përsëritur urdhrin, përgjigjen, miratimin etj.; kund. jo. - E shikon atë majën e malit? - E shikoj, po. - Mua më kërkoi? - Ty, po. E gjeti, po. Po, nisu! Fol, po, ç’pret! E marrim, po, e marrim.
4. Përdoret kur tregojmë diçka, kur përfundojmë një bisedë a përmbyllim një mendim, me kuptiminkështu, pra, është e vërtetë”. Po ja, kështu ndodhi. Po, i tillë ishte ai. Po, çdo gjë kapërcehet.
5. Përdoret kur gjatëfolurit kujtojmë papritur atë që është thënëparë ose kur na kujtohet diçka tjetër. Po, tani m’u kujtua. Po me të vërtetë, ishin dy. Po, ashtu ishte. Ku e patëm fjalën? Ah po, te gazeta e sotme.
6. Përdoret zakonishtkryefjalisë për t’i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit që ai të ndalet e të mendojëmirë për diçka. Po, ta thashë që ta shohësh edhe njëherë. Po, për të mirën tënde e kam.
7. Përdoret, edhe e shoqëruar me pasthirrmë, për të shprehur habi, mosbesim, mospërfillje, qesëndi, përçmim, pakënaqësi etj. Po more, e ditke ti! Po moj, vërtet thua?! Pooo, dashke edhe më! Pooo, s’i pëlqeka atij!
8. Përdoretfjalitë pyetëse kur duampërforcojmë e të mbështetim pyetjen. Po si je? Po ç’të bëjmë sipas teje? Po sa vetë ishin? Po kush ta tha?
9. bised. Përdoretfund të një fjalie pyetëse me ngjyrim dyshimi për të përsëritur pyetjen ose për të nxjerrë atë që kërkohet nëpërmjet përgjigjesbashkëbiseduesit, me kuptimin “apo jo?”. Ti do të vish, po? Do ta lexosh librin, po? Ti je me ne, po? Ai mbeti i kënaqur, po?
10. Përdoret për të theksuar se është fjala për të njëjtin njeri, send etj.; pikërisht; krejt; gjithashtu. Po ai njeri. Po ajo gjë. Gjithnjë po kështu. Po atë ditë erdhi dhe ai. Po në të njëjtën mënyrë. Bathë, bathë, po një kokërr njëjtën gjë përsërit, aty mbeti.
11. Përdoret përpara foljevekohën e tashme dhe në të pakryerën e mënyrës dëftore, nganjëherë edhe e mënyrës habitore, kur shprehim veprime që zgjatin, që janë duke u shtjelluarçastin e ligjërimit ose në të njëjtin çast me një veprim tjetër. Po shkruaj. Po bie shi. Po perëndonte dielli. Po dilte kur hyra unë. Po mbushet vitinga ajo ditë. Po i pëlqeka shumë. Po e merr me të qeshur.
Sin.: posi, sigurisht, patjetër, afërmendsh, natyrisht, doemos, domosdo, medoemos, gjithashtu, ëhë, ehe, pikërisht, krejt.

PREK

PREK vep., ~A, ~UR kal. 1. Përkas a takoj lehtë me dorë ose me diçka tjetër, çik pak dikë a diçka; arrij ta takoj me dorë, me gishta etj. Preku flokët. Preku murin. E preku në sup (në krah). Prek me dorë. Prek lehtë (pak). E bardhë është edhe bora në mal, por po ta prekësh mërdhin. (fj. u.) jo çdo gjë që është e bukur a e ndritshme, është doemos edhe e mirë; pamjagënjen.
2. edhe jokal. Has a takojdiçka; çik, përkas; zë. Prekudysheme (në tavan). Topi preku rrjetën. Sonda preku fundin e detit. Prekufundlumit. Degët prekintokë. Sapo prekën rrezet e diellitmajat e maleve.
3. dorën, gishtin etj. mbi diçka; provoj me dorë a me gisht. I preku pulsin (ballin). E preku me gisht. Preke pak këtu!
4. Marr pak nga një ushqimhahet për ta provuar ç’shije ka etj., zë me dorë, ngas. Nuk e preku fare gjellën (biftekun).
5. fig., vet. v. III Ka të bëjë, lidhet me diçka; përket, çik. Nuk e prekën fare atë çështje. Forcimi i zhvillimit ekonomik preku çështjetemergjente.
6. Marr diçkazakonisht nuk më takon. S’e prek gjënë e huaj. Mos i prekni pemët! Ku s’ke vënë, mos prek! (fj. u.).
7. E trazoj a e ngacmoj diçka a dikë me dorë a me diçka tjetër për të luajtur etj., nuk e lë të qetë; ngas. Qan pa e prekur. S’e preku askush. Mos e prek gjarprinbisht, se të ha në gisht! (fj. u.).
8. fig. Cenoj diçkambahet si e shenjtë a e shtrenjtë; shkel diçkambrohet nga ligji ose nga shoqëria; vë dorë, cenoj; dhunoj. I preku nderin. U prekëndrejtat. Prek interesat e dikujt.
9. Merrem pak me një punë a me një veprimtaricaktuar (zakonisht me mohim); bëj; mësoj, studioj pak. S’prekte asnjë punështëpi. Nuk e kishte prekur matematikën fare dje. Nuk preku asnjë mësim. Nuk ka prekur gjë me dorë sot.
10. Bëj ndryshime në një dorëshkrim a në diçka tjetër, vë dorë. Nuk e ka prekur shumë çështjen e huazimeve bashkëkohore. I kishte prekur pak elementet etnolinguistike.
11. vet. v. III I bie, e zë, e kap (një sëmundje). E ka prekur tuberkulozi. Sëmundja ka prekur kafshët e egra (pëllumbat).
12. vet. v. III I bie dhe e prish pak, e godit, e dëmton, e cenon. I preku bryma domatet. I preku moti i keq (lagështia) pemët (mollët, nektarinat, dardhët).
13. fig. I ngjall dikujt ndjenjathella, i lë mbresa, e mallëngjej. E preku shumë qëndrimi i shokëve (i mësuesit). Më preku fjala (sjellja) e tij. Na prekugjithëve ajo ndodhi. Ishte një histori që të prekte.
14. I shkaktoj dhembje shpirtërore, e shqetësoj shumë, e trondit; e fyej. E prekusedër.
15. vet. v. III Vepron mbi dikë a mbi diçka dhegjurmë, ushtron ndikim, kap, përfshin, shtrihet, përhapet. Greva preku shumë qytete. Papunësia ka prekur shumë ndërmarrje. Ngritja e çmimeve ka ndikuarnivelin e jetesës. Kriza ka prekur tregtinë e hidrokarbureve. Prek fundin arrijcakun a në gjendjen më të ulëtmundshme në një punë, në një veprimtari etj.
16. fig. Shtjelloj shkurt a kalimthi një çështje, një problem etj., flas shkurt për diçka; çek, zë në gojë, përmend. Preku vetëm thelbin e çështjes. Preku shumë gjëra, por nuk u thellua. Këto çështje i prekën parafolësit. Mos e prek atë punë!
Sin.: përkas, takoj, pjek, çik, çek, cik, cek, cekoj, fshik, ngacmoj, has, ndesh, zë, kap, kafshoj, lëmek, puth, nis, ngas, cenoj, trazoj, dhunoj, bie, godit, dëmtoj, sëmur, emocionoj, mallëngjej, pezmatoj, lëndoj, shargoj, trondit, dokëndis, skërfit, përmend, gërgas, nanuris, qok, rrëqeth, rrok, acaroj, provoj, cyt, ther, prish, ndryshoj, malloj, rrëmbush, gërvisht, thek, shqetësoj, vras, turbulloj, rëndoj, fyej, ndrydh, ndikoj, veproj, përfshij, shtrihet, përhap, shtjelloj, ndal, dënoj.
E preku në *dregëz (dikë). S’e prek (dot) as me *pendë (dikë). Preku në *plagë (dikush). E preku në *plagë (dikë). S’e prek (dot) as *me pupël (dikë). M’i preku (m’i gjeti) *telat (dikush). preku në *tela (dikush). S’e prek *tokën (dikush). preku në *zemër (në shpirt) (dikush a diçka).

PËRMIELLEM

PËRMÍELL/EM jovep., ~A (u), ~Ë 1. vetv. Bëhem me miell, mbulohem me një shtresëhollë mielli. Kush vetemulli (doemos) do të përmiellet. (fj. u.).
2. fig., vetv. Thinjem.
3. pës. e PËRMÍELL
Sin.: thinjem, pahitem, zbardhem.

përem. 1. Trajtë e shkurtër e përemrit vetorvetësdytërasën dhanore e kallëzore njëjës. prita. pashë nga larg (ty). Të fola, po nuk e pate mendjen. Të thashë një herë (ty).
2. Trajtë e shkurtuar e përemrave vetorë e dëftorë ai, ajorasën kallëzore pas parafjalëve; atë. Punoja me të. E pashë me të. Folëm për të. E mora pa të.
3. Trajtë e shkurtuar e përemrave pronorëvetëstretë njëjës para emrave të farefisnisë; të tij, të saj. I thanipit. Foli me të mbesën.
I ra në të (dikush) e kuptoi a e gjeti pikërisht atë që duhej; e kuptoi ku ishte qëllimi, e kapi menjëherë; qëlloi aty ku duhej; tha a bëri atë që pritej ose që kërkohej; i ra në shenjë; i ra në fije (në fill) (dikujt); i ra pikës; i ra në bri (dikujt). I bie nëpër (diçkaje) e kaloj përciptazi diçka, nuk ia hyj thellë e me hollësi; e rrok duke e nënkuptuar, i afrohem a e gjej afërsisht me hamendje. S’është në të (dikush). 1. S’e ka drejt; e mendon gabim diçka; nuk e kap diçka aty ku duhet. 2. Është i sëmurë nga mendja, ka luajtur, ka lajthitur; nuk ështërregull; nuk ështëvete; s’ështëterezi; ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët; i ka rënë në tru të vogël (dikujt). S’ka *gjë në të (dikush). Që ç’ke me të! doemos, patjetër; as që duhet dyshuar. Erdhi në të. 1. (dikush). E kuptoivërtetën, e kuptoi tamam diçka; mblodhi veten; erdhivete. 2. (diçka). U ndreq, u siç ishte.

VETE

VÉTE jovep., ~VÁJTA, ~VÁJTUR 1. jokal. Lëviz në një drejtimcaktuar, shkoj nga një vend zakonisht më i afërt në një tjetër më të largët; drejtohem diku për një qëllimcaktuar, shkoj diku (më këmbë ose me një mjet udhëtimi). Veteshkollë. Vajtifshat. Vete për gjah. Vajta për darkë. Vetekëmbë. Vete me makinë (me tren, me aeroplan). Venë e vijnë emigrantët. Kishte vajtur me kohë. Kush vetemulli, doemos do të përmiellet. (fj.u.).
2. jokal. Arrij në një vend a në pikën e funditudhëtimit; mbërrij, sosem. Vajti shëndoshë. Vete shpejt treni. Vajti pas dy orësh. Letra vajti dorëdorë. Nuk vete dot brenda ditës.
3. jokal., vet. v. III Ka një drejtimcaktuar, lëviz në një drejtimcaktuar, shtrihet, kalon diku. Lumenjtë venë nga LindjaPerëndim të Shqipërisë. Për ku vete kjo udhë?
4. jokal., vet. v. III Arrin a shkon deri në një largësicaktuar, përhapet, kalon (për zërin, për një lajm etj.). Vajti lajmi deriqytet. Vajti fjala se…
5. fig., jokal., vet. v. III Vijon e zgjatet brenda një kohecaktuar; vjen një kohë a një çast i caktuar; shkon, kalon; qëndron, duron për një kohëkushtecaktuara. Vajti një vit. Vajti kohë presim. Sa vajti ora? Vajti dreka. Vajti vera. Vajti dita. Mishi nuk veteshumë se dy ditë.
6. jokal., vet. v. III Rrjedh diçka, del prej diku, shkon. I vajtën lotët çurg. I vete gjaku curril. Vete tym nga oxhaku. I vajti gjak nga hundët.
7. fig., jokal., vet. v. III Arrin në një pikë a në një shkallë, shkon. Sa vajti përqindja? Sa vajti numri? Sa të vete rroga?
8. fig., bised., jokal. Kam përfundimecaktuarashkollë, në një punë, në një detyrë etj.; jam në një gjendje a në kushtecaktuara; shkoj. Si vete me mësime? Si vete me punë? Si vete me shëndet?
9. fig., bised., jokal. Kaloj nga një gjendje në një tjetër, shkoj. Po vete mirë e më mirë.
10. fig., bised., jokal., vet. v. III Kryhet, bëhet a zhvillohet diçka në një mënyrëcaktuar; ecën diçka, përparon; shkon. Puna vajti mirë (mbarë, sahat, ters). Çështja po vete drejt zgjidhjes. Gjërat vajtënmirë nga ç'e prisnim. U vajti mbarë gjuetia. Të vaftë mbarë! ur.
11. jokal. Shkoj diku rregullisht ose përgjithnjë për një punë; marr një detyrë a një shërbimcaktuar, marr pjesë diku. Vete me bagëti (në arë). Vajti ushtar. Vajtiuniversitet. Vajtikurs. Vajti për specializim. Vajti për të banuarfshat. Vajti te burri (bised.) u martua.
12. bised., jokal. Mbush një moshëcaktuar, jam në një moshëcaktuar, bëhem. Vajti tridhjetë vjet.
13. bised., jokal., vet. v. III Punon, funksionon (për një mekanizëm, për një makineri etj.). Ora (makina) vete mirë. Radioja s'më ka vajtur mirë.
14. jokal. Jammarrëdhëniecaktuara me dikë; shoqërohem me dikë, rri me të; shkoj. Vete mirë (keq) me dikë. Më thuaj me kë vete të të them se kush je! (fj. u.).
15. fig., jokal., vet. v. III bie për shtat diçka, më përshtatet, më shkon; shkon. Nuk të vete kjo ngjyrë. Nuk vete rakia pas buke. Kjo s’vete fare.
16. fig. bised., jokal., vet. v. III Ka vlerë, vlen; shkon. Kjo para nuk vete më. Atij i vete fjala e dëgjojnë. Nuk të venë tek ai këto gënjeshtra.
17. fig. bised., jokal., vet. v. III Harxhohet diçka, shpenzohet. U venin shumë para për dasmë.
18. jokal. Shkon; kushton, shitet. Vajti bosh. Vajti dëm. Sa vajti qiraja?
19. bised., jokal., vet. v. III Ka të bëjë a lidhet me dikë a me diçka, bëhet, bie, qëllon. Biseda vete për...
20. fig., bised., jokal.,kr. thj. Nuk jeton më, nuk është, iku, vdiq; mbaroi. Vajti edhe ai njeri. Vajti e mjera pa e parë djalin.
21. Përdorettogje foljore kur flasim me keqardhje a me zemërim për diçkapapritur e të padëshirueshme. Ku vajti e na gjeti këtu! Ku vete e i del përpara tashti!
22. Përdorettogje foljore me kuptiminnis, filloj, bëj”. Vajtidilte, por e ndalën. Vete e kap për krahu.
23. Përdoret si folje gjysmëndihmëse bashkë me një folje tjetër për të treguar se veprimi vijon pa ndërprerje e rritet shkallë-shkallë. Sa vete e bëhet më i mirë (më i bukur).
Sin.: shkoj, arrij, mbërrij, sos, vjen, rrjedh, ecën, ikën.
Ashtuvajti *filli. Sa s’ka ku të vejë (ku të shkojë) më (sa s’ka më) shumë, në shkallën më të lartë; sa s’mban më. *Shkoi e vajti (diçka). *Shkon e vjen (diçka). Nuk *u pa nga vajti (dikush) keq. S’më vajti as në një *anë. Më vajti (më shkoi) në *bark (diçka). Vajti në atë *botë dhe u kthye (dikush). I vete *brus (dikujt). Vajti (shkoi) prapa *diellit (dikush). I vete (i shkon) *dhjamë (dikujt). Si do t’i vejë *filli (dikujt a diçkaje). Vajti në *fis (dikush) keq. vete (më shkon, më ecën) *fjollë (diçka). I vete (i shkon) pas *fyellit (dikujt). S’më vete (s’më bën) *goja. Nuk vete *gjatë (dikush). I vajti (i doli) *huq (dikujt). I vajti *koka (kryet) (dikujt). I vajti kryet (*koka) (dikujt). vajti pas (prapa) *kurrizit. Të vajttë *mbarë! ur. vete (më shkon) *mendja. Vete (shkoj) me *mendjen (se)... Më vajti (më erdhi) në *mendje. I vajti në *mykë (për diçka). I vete (i shkon) pas *oreksit (dikush a diçka). I vete (i shkon) pas (*prapa) (dikujt). I venë *pesë e pesë (dikujt) thjeshtligj. I vete (i shkon) *prapa (pas) (dikujt). I vajti *rradakja (dikujt) thjeshtligj. Vete (shkon) *rrokullimë (diçka). Vete (ecën) *sahat (diçka). I ka vajtur (i ka shkuar) *syri (te dikush). Vafsh *shëndoshë (ti)! Vajti me *të shumtët (dikush) iron. I vajti (i hyri) *thellë (dikujt) thjeshtligj. vulg. I vete (i shkon) pas *ujërave (dikujt) vejë e të vijë! shihbëhet ç’të bëhet!

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.