Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dobiprurës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LEVERDISHËM

LEVERDÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. Që të sjell dobi a fitim; që jep mundësi për përfitime, që ka leverdi; kund. i paleverdishëm. Punë e leverdishme. Kushteleverdishme. Çmim i leverdishëm. Shitje e leverdishme.
Sin.: dobiprurës, i dobishëm, fitimprurës, i vlefshëm, i përfitimshëm.

PRONDITËS

PRONDÍTËS,~E mb. 1. Prodhues.
2. Dobiprurës, dobisjellës.

VEPRIM

VEPRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kryerja e një pune a e një veprimtariecaktuar; veprimtari; kund. mosveprim. Veprim i guximshëm (heroik). Veprim mirëdashës. Njeri i veprimit njeri që atë që e thotë e bën. E gjykojmë nga veprimet. Fushë veprimi. Mënyra e veprimit. Gjeti sheshlirë veprimi. Tashti kërkohet veprim, jo fjalë.
2. Lëvizje me trupa dhe me armë sipas kërkesavestërvitjes ose të luftimit; goditje e shpejtë dhe e papritur që i japim armikut, aksion luftarak. Veprime rreshtore (taktike). Veprime ushtarake (luftarake). Radha e veprimeve. Veprime stërvitore.
3. Diçkabëhet me një qëllimcaktuar; mënyra se si vepron dikush, sjellje; pjesë e veprimtarisëdikujt; vepër, punë. Veprim i guximshëm (mirëdashës, i keq, dashalig, i shëmtuar). Veprimevetëdijshme. Njeri i veprimit. E gjykojmë nga veprimet. Bëj (kryej) një veprim.
4. tek. Ndikim; ushtrimi i forcës mbi diçka e rrjedhimipason a shfaqet; fuqi, zbatimipraktikë i një ligji etj. Veprim dobiprurës (lehtësues, i dëmshëm). Veprimi i ilaçit. Veprimi i rrezevediellit. Veprimi i acideve mbi metalin. Veprimi i magnetit. Bombë me veprimngadalshëm. Me rrezegjatë veprimi. Nën veprimin e nxehtësisë. Hynveprim një ligj.
5. let. Ngjarja a tërësia e ngjarjevezbulojnë konfliktin dhezhvillohen njëra pas tjetrës e sipas një planicaktuar në një vepër letrare. Veprim dramatik (skenik). Veprimi i romanit. Koha e veprimitdramës.
6. Puna e një motori, e një mekanizmi, e një makine etj., lëvizje. E vë në veprim makinën (motorin).
7. Lëvizje me trup a me pjesëtrupit në një ushtrim gjimnastikor; figuraformon një lëvizje e tillë. Ushtrim me gjashtëmbëdhjetë veprime. Ushtrime me veprime akrobatike.
8. zyrt., kryes. sh. Përçapje e nevojshme për të plotësuar në të gjitha hallkat e që nga fillimi derifund një detyrë, një urdhëresë a urdhër, një vendim a porosi, për të zgjidhur një çështje etj.; përgatitje e shkresave a dokumentevenevojshme për këtë qëllim nga organet përkatëse. Veprime zyrtare (juridike). Veprime bankare (administrative). Bëri veprimet e duhura. Për njoftim e veprim.
9. mat., kryes. sh. Format kryesore a themelore të llogaritjeve në matematikë, përllogaritjet. Katër veprimet e aritmetikës. Veprime algjebrike. Kryej veprimet. Problemzgjidhet me katër veprime. Veprimi i mbledhjes (i pjesëtimit). Bëjmë veprimin e shumëzimit.
Sin.: bëmë, aksion, operacion, zbatim, përçapje, llogaritje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.