Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dobi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANGAROJ

ANGAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal. 1. Punoj angari, punoj pa përfitim, pa dobi. I ndjeri ka angaruar gjithë jetën.
2. Kërcej, hidhem, çohem peshë, nuk rri rehat; e kaloj kohën kot. Mos angaro!

ANTIREKLAMË

ANTIREKLÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lloj shpalljeje me shkrim a me gojë, me incizim, me pllakat, me spot etj., që synonkundërshtojë, të zvogëlojë ose të pengojë efektin e reklamës së prodhimeve, të shërbimevecaktuaradobi të konsumatorëve etj.; kundërreklamë. Antireklamë artistike. Antireklamë tregtare. Antireklamë me efekt. Porosia e antireklamës. Bëj antireklamë.

BADIHAVA
BATALL

BATÁLL ndajf., bised. 1. Pa punë, kot; pa ndonjë dobi e përfitim; pa i vlejtur askujt; humbur, humbazi, bosh. Rri batall. Më la batall. I la qetë batall. Krevati kishte mbetur batall.
2. Pa punuar, djerr (për tokat). Mbeti (toka) batall. E lanë batall.
3. Duarzbrazët, pa asnjë mjet jetese, gjallë e ngushtë (keq). Ka ngelur batall.
Batall i madh (fort)! iron. shih punë e madhe (fort)! iron. U batall (diçka) u prish, u që të mos vlejë më për asgjë, nuk hyn më në punë për asgjë. E bëri (e nxori) batall (dikë) ia uli çdo vlerëkishte dhe e bëri që të mos e përfillin; ia nxorisheshgjitha dobësitë, e demaskoi keq; e shpartalloi. I ka qitur krahët batall (dikush) keq. nuk bën asnjë punë, rri kot, luan rezen e portës; tund derën.

BELESH
BENEFIT

BENEFÍT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. fet. Bamirësi me karakter fetar.
2. libr. E drejtë e veçantëgëzon dikush; një e mirë, një lehtësi; favor, përfitim. Benefitebarabarta (të ngjashme, të veçanta, të prekshme). Gëzon benefite. Paketë benefitesh. Kjo punë ka mjaft benefite. Kompania jep benefite shtesë për punonjësit.
Sin.: e mirë, favor, dobi, fitim, përfitim.

BEREQET

BEREQÉT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Drithë; të lashtat e mbjella dhe prodhimi i tyre. Bereqet i mbarë. Farë bereqeti. Vit me bereqet. Hambarët e bereqetit. Bëj bereqet. Mbledh bereqetin. Me bereqet! (ur.). Paç bereqet e shëndet e të lumshin këmbët! (ur.). Viti i Ri, mirë se na gjeti, / Më mirë mot se sivjet, / Me shëndet e bereqet. (folk.). Bereqetin e njeh drapri. (fj. u.). Bëja mirë hyzmetin, në do të gjesh bereqetin. (fj. u.). Të çarët e thellë (të tokës) - bereqethambar. (fj. u.). Bereqeti i mirë e shet veten. (fj. u.).
2. fig. Diçka e vlefshme që të jep një punë, një veprim etj., fryt, dobi, vlerë. Punë (mbledhje) pa bereqet. Fjalë pa bereqet. Lëmë pa bereqet. S'ka bereqet. Puna pa bereqet s’i duhet askujt. (fj. u.). Llafe shumë, bereqet pak. (fj. u.).
Sin.: vlerë, dobi, fryt, drithë, bulmet, përfitim, bukë, e mirë, të bardha, të lashta.
E kam me bereqet (diçka) e ruaj si diçkamirë, është e vlefshme për mua; më ka dukë. *Lëmë pa bereqet (pa drithë). Ia volën bereqetin (dikujt) euf. vdiq; i lau çanakët (dikush) mospërf.; e hëngri tagjinë (dikush) mospërf.

BIE

BÍEIV vep., PRÚRA, PRÚRË kal. 1. Mbart diçka nga vendi ku është dhe e sjell afër, sjell; e zhvendos, e sjell dikush nga largvendin ku jam unë; kund. shpie, çoj. E bie dollapin nga kati i dytë në të parin. E bie nga Shkodra në Tiranë. E bie tryezën afër dritares. I pruri me karrocë (me makinë, në krahë). I prunë eshtrat e rilindësitshquaratdhe. E prunë ujin (dritën elektrike) në fshat. -bjer një kazmë (një lopatë, një darë)! I pruri një karrige. -bjer një pjatë (një lugë)! -bjer një gotë ujë! - Bjerma ta shoh! Dinaku të çonçezmë e të bie pa ujë. (fj. u.).
2. Marr e sjell diçka me vete, sjell diçka për një njeri; vet. v. III sjell, çon diku, nxjerr. I pruri një letër (një telegram). I pruri një dhuratë. Pruri një lutje (një kërkesë, një ankesë). - Bjere edhe djalin kur të vish! Bie me vete. Lumi pruri kërcunj. E pruri rryma. E prunë me zor. E pakta bieshumtën. (fj. u.).
3. Vij e bëjditur, vij e njoftoj diçka, sjell një lajm a diçka tjetër, sjell. Pruri një lajm (të mirë, të keq). Ka prurë një përgjigje. Prurifalat (përshëndetjet, falënderimet) e dikujt.
4. Nxjerr dhe parashtroj, paraqit; e sjell, e nxjerr atje ku dua. Bie prova (argumente, fakte). Bie një shembull (një citat). E pruri fjalën (bisedën, muhabetin). E biemend.
5. fig. Sjell një pasojë, bëj që të shfaqet diçka, shkaktoj; bëjketë; siguroj; sjell. Kjo erë bie shi. Bie dobi (të mira, mbarësi, gëzim). Bie shëndet. Pruri çrregullime (vështirësi, pengesa, fatkeqësi). Bie si pasojë. E pruri koha (rasti). Ia pruri mbarë. Sido që ta bjerë puna sido që të ndodhë, sido që të jetë. Ç'bie sahati, nuk bie moti. (fj. u.).
6. Tërheq për të ardhur, bëjvijë; më sjell diku, më çon. E pruri malli për djalin. - Ç'erë (ç'e mirë) të pruri? - Ç'dreq e pruri? Gjurmët e prunë derishtëpi.
7. Bëjjetë, e sjell në një gjendjecaktuar. E bierregull (në vijë). E pruriqejf (në vete). E pruriterezi punën. E pruri në atë ditë (në atë gjendje) e solli në një gjendje shumëkeqe. E prurifuqi.
8. vet. v. III Lëshon një erë, nxjerr; ka erë. Bie erë. I bie erë të keqe (goja, plaga). Bie era shkrumb. Bie erë barut. Çeli gonxhjasaksi, / Bie erë bukuri. (folk.). Po s'hëngre hudhra, s'bie erë. (fj. u.).
Sin.: mbart, sjell, zhvendos, çoj, nxjerr, parashtroj, paraqit, shkaktoj, siguroj.
E pruri (e solli) në *din (dikë) bised. E bie (e sjell) në *jetë (dikë). E pruri (e solli) *kokën (kryet) (dikush) mospërf. E pruri (e solli) kryet (*kokën) (dikush) mospërf. Më ra (më doli) *lotaria. Si ta bjerë *puna. Ia pruri *pus (dikujt). Ia bie (ia sjell, ia hedh) *rrotull (dikujt). bie *rrugaI (udhaI) (diku). bie *rrugaII (udhaII) (diku). Ma pruri (ma nxori) në *shteg (fjalën) (dikush).

BIHUDE

BIHÚDE ndajf., bised. Bosh, kot, pa dobi. - Mos fol bihude! Çdo gjë vajti bihude. Rruga i shkoi bihude.

BJERRË
BOSH

BOSH ndajf., bised. 1. Zbrazur, pa njeri a pa gjë tjetër brenda; pa gjë në duar; kund. plot. Solli një enë (një kuti) bosh. Erdhi me duar bosh. Mbeti vendi bosh. U kthye bosh. E kishte barkun bosh s’kishte ngrënë asgjë, ishte i uritur. E kishte shtëpinë bosh. E kishte xhepin bosh. E shkrepi pushkën bosh. E bëri bosh e zbrazi, ia hoqi gjëratkishte brenda. E la bosh. Është boshshtëpi. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda. (fj. u.). Kush hedh këmbën bosh, bie përposh. (fj. u.). Një ditë mbetet barku bosh dhe tërë jetën s’e harron. (fj. u.).
2. Pa ngarkesë, pa kryer punëdobishme ose pa plotësuar qëllimin për të cilin bëhet. Lëvizje bosh. Goditje bosh. Rrotullohet bosh. Makina punonte bosh.
3. fig. Kot, humbur, huq, pa dobi, pa vlerë; pa kuptim. Rri bosh. Flet bosh. I shkoi (i vajti) puna (mundimi) bosh. E bëri rrugën bosh. I shkoi fjala bosh. Krevati mbeti bosh. I ziu bosh u ndodha, / Të flisja më merrej goja. (folk.). Në mendje bosh e në fjalë fushë. (fj. u.).
Sin.: zbrazët, zbrazur, lirë, tytë, fyell, firë, dakull, kot, humbur, dëm, humbazi, batall, fuq, kuturu, badihava, qyl, veresie, sallamatas, huq.
Me *barkun bosh (të zbrazët). Ta bën fjalën bosh (dikush) nuk ta pranon, nuk e merr parasysh, të hedh fjalën poshtë. Me *duar bosh (zbrazur, thatë). E ka kokën (kryet) bosh (dikush). 1. Nuk i vjen asnjë mendimkokë; është i hutuar e nuk di ç’të bëjë; nuk i punon truri (dikujt); është mizë pa kokë (pa krye). 2. Nuk di gjë fare, nuk ka mësuar asgjë, është i paditur; s’ka tru; s’ka tru (në kokë); është poç nga koka (nga mendja); është trokë nga mendja; është trëndelinë (nga mendja); kund. e ka kokën (kryet) plot. S’i mbetet luga bosh (dikujt) s’mbetet pa ngrënë, ka kurdoherë diçka për t’u ushqyer; s’i thahet luga. *Misërthes e tenxheret bosh (dikush) iron. U ndodha (më zuri) bosh isha i papërgatitur para diçkajepapritur, nuk dita si të përgjigjesha a si të veproja në një rastvështirë; u kapabefasi; s’e kishadorë veten. I shkoi fjala bosh (dikujt) nuk ia plotësuan kërkesën, ankesën etj.; nuk ia arriti asajkërkonte, nuk i shkoi. Me *xhepin bosh (zbrazët).

BOSHUAR

BOSHÚAR (i, e) mb. 1. I zbrazur, i boshatisur.
2. I kaluar kot, që s’ka asnjë dobi. Ditë e boshuar.

BUKSHËM

BÚKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që e ka kallirinplotë e të mbushur, që ka bukë. Grurë i bukshëm.
2. prodhon shumë; pjellor, bukanik. Krahinë e bukshme. Fushabukshme.
3. fig.jep diçkamirë, që ka dobi; i vlefshëm, i dobishëm, frytdhënës. Punë e bukshme. Mbledhje e bukshme. Shembujbukshëm.
Sin.: i vlefshëm, i vlershëm, i dobishëm, frytdhënës, i frytshëm, i bulmetshëm, i bereqetshëm.

BUKË

BÚK/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ushqimbëhet me miell drithigatuar me ujë e të pjekurfurrë a në saç; një copë e veçantë e këtij ushqimi e gatuar me formandryshme dhe e pjekur; brumë i ngjeshur e i nderëtepsi për t’u pjekur. Bukë e grunjtë (e misërt, e thekërt). Bukë e pjekur (e papjekur). Bukë e zezë bukë me miell gruripasitur; bukë thekre. Bukë e ardhur. Bukë e ndorme bukë pa brumëtharbtë. Bukë e mbrume bukë me brumëzënë. Bukë e lashtë bukëgatuhet me mielllashtash. Bukë e shuguruar (fet.) naforë. Bukë meli. Bukë himesh. Bukë çerepi (saçi). Bukë shtëpie bukë e gatuar dhe e pjekurshtëpi. Bukë qeni bukë e gatuar me krunde (për qen etj.). Bukë me brumë. Bukë me qiqra. Bukë me djathë (me gjalpë). Bukë thatë. Kore (thembër, tul) buke. Thërrime buke. Brumë (maja) buke. Vetull buke një copë nga pjesa e anës së një bukerrumbullakët. Një gjysmë (një çerek) buke. Një copë (një kafshatë) bukë. Thikë buke. Tepsi buke. Magjja e bukës. Dollap buke. Furrë buke. Dyqani i bukës. Fabrika e bukës. Shitësja e bukës. Drithëra buke. Rrezja e bukës cilësia e miellitbukës. Myku i bukës. Zia e bukës. Për atë bukë! (bet.). Pasha bukën! (bet.). Zë (ngjesh, mbruj) bukën. Vjen buka. Hedh bukëtfurrë. Pres (thyej, ndaj) bukën. Bukë derri bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe vezake e me lulengjyrë trëndafili a të bardha, që rritet nëpër shkurre e çel në vjeshtë. Bukë mali (bot.) një lloj lakre e ëmbël fletët e së cilës bëhen gjellë. Nuk piqet buka me shkarpa. (fj. u.). Buka pa përtypur nuk kapërcehet. (fj. u.). Kush ha bukë, bën edhe thërrime. (fj. u.). Bukathyhet, s'ngjitet më. (fj. u.). Shpjer gojën te buka e jo bukën te goja. (fj. u.). mirë bukë e hi e në shtëpinë tënde, se revani e në shtëpibotës. (fj. u.). Kush ka turp punën, mbetet pa bukë. (fj. u.). Nuk hahet buka e bardhë me faqen e nxirë. (fj. u.).
2. vet. sh. ~ËRA, ~ËRAT Copavogla bukembetura ose të thara. Papare (përshesh) me bukëra.
3. vet. nj. Ushqimihamëmëngjes, në drekë a në darkë, të ngrënët; ushqimi i përditshëm. Koha e bukës. Dhoma (shtëpia) e bukës. Tryezë buke. Bukë e pa bukë herë i ngrënë e herë i uritur. hahet (ha) bukë. S’më shkon buka. Jam pa bukë nuk kam ngrënë. Shtroj (ngre) bukën. Lë bukën përgjysmë. Jam (ulem) në bukë. Bëj bukën gati. Ngrihem nga buka. E gjetabukë. E la pa bukë. Vuanin për bukë. Më gërryen barku (më gërryejnë zorrët) për bukë. S’kishte as një darkë bukë. Buka e mirë e ka gjellën me vete. (fj. u.). Zanati nuk të lë pa bukë. (fj. u.).
4. vet. nj. Drithë nga i cili bëhet mielli; të korrat e një viti; prodhimi i drithitmjafton për një vit. Buka e re. Buka e vitit. Tokë buke tokë e punueshme. Nga bukabukë nga një vit në tjetrin, nga një korrjetjetrën. E bëjnë bukën vetë. Mbledhin (sigurojnë) bukën. E futën bukënhambar.
5. vet. nj. Lëndapërbën kokrrën e drithit; palca a zemra e disa drurëve, tuli i disa frutave etj. Buka e arrës. Buka e ullirit. Buka e shtogut. Kalli me (pa) bukë. Lidh bukë. Zë (merr) bukë misri (gruri). Ka bukë. Niseshteja bëhet nga buka e kokrrësgrurit. Kalliri me bukë s’i ngre kryet përpjetë. (fj. u.).
6. Ushqim ose një lëndë a send tjetër që ka trajtën e një rrotulle. Bukë dylli pite dylli. Bukë djathi. Bukë dhjami. Bukë fiku. Buka e lulesdiellit koka me fara e lulesdiellit. Bukë blete (grerëzash) hojerrumbullakëta. Bukë dheu plis dheurrënjën e një fidani a të një bimeshkulur.
7. fig. Mjetet më të domosdoshme për jetesë. Mezi nxirrnin (fitonin) bukën. I prenë bukën.
8. vet. nj., fig., vjet. Detyra, shërbimi a nëpunësiajepte mjetet e jetesës; vendi i punësjepte një pagë sa për të mbajtur frymën. bukëqeverisë. Hyribukëtjetrit. E nxorën nga buka.
9. vet. nj., fig. Përmbajtje e shëndoshë, thelbi i dobishëm i diçkaje; vlerajep një punë, vlerë, dobi. Punë (mbledhje, fjalë) pa bukë. Shumë fjalë e pak bukë. (fj. u.).
10. vet. nj., fig. Lënda e parë a lënda kryesorenevojitet për një degë prodhimi. Buka e industrisë qymyri, nafta etj. Buka e ndërtimit (ndërt.) druri, çimentoja etj.
11. fig., bised. Moshë, vit; kohanga lindja e një njeriu. I hëngri pesëdhjetë bukë. Është tetëdhjetë vjeç e ca bukësh.
12. etnogr. Gosti, tryezë e mbushur plot. Shtroi një bukëmadhe.
13. etnogr. Besë. Ishtebukë (të dikujt) ishtebesëdikujt.
Sin.: bukëz, drithë, bereqet, palcë, lëndë, zemër, vlerë, dobi, fryt, bulmet, përfitim.
*Arrë pa bukë mospërf. Për një *bark bukë. Iu buka *murriz (dikujt). Bëj bukën kam prodhime a të ardhurambara; e siguroj jetesën. E bën bukën *gur (dikush) keq. M’u zemra bukë. 1. shih m’u zemra mal. 2. U mallëngjeva, u preka shumë; m’u zbut zemra. I bie bukës (së mirës) me *shkelm (me këmbë) (dikush). Bukë pa brumë diçka pa shije; njeri që nuk të tërheq, njeri pa lezet; si gjellë pa kripë. Bukë dylli shumë i verdhë. Bukë egjre diçka e pakëndshme, diçka e pashijshme, gjë bajate; bukë me krunde; gjellë pa kripë. Me bukëëmbël! ur. me jetëlumtur!; me dashuri!; me miqësimirë! Për bukën e gojës sa për të jetuar, sa për të mbajtur veten gjallë; për kafshatën e gojës; për një kafshatë bukë; sa për të mbajtur frymën. Buka e një gruri shih buka e një mielli. Si buka që ha me siguriplotë, pa asnjë dyshim. Buka e kripa (e diçkaje) gjëjakryesore, gjëja më e domosdoshme; thelbi i diçkaje. Me bukë e kripë (e zemërbardhë) me ç’të më ndodhet, por me dashuri e me bujarimadhe; me zemër hapur; me krahë hapur. Bukë me krunde shpërf. diçka e pakëndshme a e pashijshme, diçka e shpëlarë; gjellë pa kripë shpërf. Buka e një mielli njerëz njëllojtë, të një brumi, si njëri dhe tjetri, me të njëjtin formim, me të njëjtat mendime, virtyte a vese; brumë i një mielli; një bathë e një kokërr; janë të një dore. Buka e përditshme. 1. Mjetet më të domosdoshme për të jetuar, gjithçka e nevojshme për të mbajtur frymën gjallë. 2. Gjëja më e rëndësishme, diçka thelbësore a kryesore, për të cilën kemi nevojë vazhdimisht. Bukë mbi pogaçe diçka e mirë mbi të zakonshmen; diçkatepër sesa i japin a i takon dikujt; diçka që s’bëhet a që s’i takon dikujt që e kërkon; e mirë mbimirat; çaçë mbi bukë; thelë mbi bisht; qiqrahell. Bukë e thyer shoqëri e miqësi e prishur. Buka e verës astr. ylberi; brezi i qiellit; shoka e kumbarës krahin. Bukë e vjetër mik i vjetër, shok i njohur prej kohësh, me të cilin kam kaluar halle e gëzimebashku. Një *copë bukë. Për një *copë bukë. *Çaçë mbi bukë krahin. Ka dalëbukë të vet (dikush) është rritur, ka nisur jetën e vet; është martuar, ka krijuar familjen e vet; është i pavarur nga ana ekonomike. Nuk i digjet buka (dikujt) është i shkathët, i zoti e i kujdesshëm në çdo punë, e bën çdo gjë në kohën e duhur; nuk lë t’i dëmtohet diçka. S’më hahet buka (me dikë) nuk shkoj mirë me dikë, s’më pëlqenrri a të bëj shoqëri me të. Ha bukë. 1. (diçka) Ka vlerë, sjell dobi, shkon; të siguron mjetet e jetesës. 2. (dikush) Punon diku, ia delpunojë. Nuk ha bukë (diçka) nuk shkon më, nuk ka më vlerë, nuk ecën; nuk e do njeri, nuk e pranojnë; nuk pi ujë. I ha bukën (dikujt) i merr diçka që i takon; ia heq diçkadomosdoshme; i hynpjesë. Ka ngrënë bukë e gjak (dikush) e ka kaluar jetën me mundime dhe me vuajtjemëdha; ka hequr lëngun e ullirit; ka hequr pikën e zezë; ka hequr gurin e gjakut. E ha bukën me *lot. Kam ngrënë bukë e mjaltë (me dikë) kam shkuar shumë mirë me dikë, jam puqur me të e duhemi. Ia ha bukën gomari (dikujt) tall. është shumë i ngathët e i mefshtë, s’i jepet për asgjë; ia merr pula (macja) bukën nga dora; ia ha përsheshin macja; ia ha pula qurrat. E ha bukën *kot (dikush) keq. Sikur ha bukën (gjënë) e vakëfit (dikush) keq. është shumë i dobëttrup e i pafuqishëm; i numërohet ujigurmaz (dikujt); sikur ka ngrënë egjra; sikur ka ngrënë grera; si i varurhënëz; ta zësh (ta kapësh) për hunde, i del shpirti (dikujt); është bërë kockë e lëkurë. Ha bukën e përmbys kupën (dikush) nuk ta di të mirën, është mosmirënjohës, është bukëshkalë; ta shkel bukën (me këmbë); i bie bukës (së mirës) me shkelm; ha mjaltin e prish kosheren; të ha shalqinin e të rreh me lëkura; këtej të pi verën e andejshan derën; kund. e ruan bukën ndër dhëmbë. S’e ha bukën me qime (dikush) është njeri me sedër e i ndershëm. Ha bukën time rroj me djersën time e nuk i bieqafë njeriu; nuk përzihem me të tjerë, shoh punën time. Ha bukë veç (dikush) është më i mirë a më i zoti se të tjerët, dallon shumë ngatjerët, as që mundkrahasohet me të tjerët. I ka ngrënë gomari *bukën (dikujt) është shumë i mërzitur, i dëshpëruar e i zymtë, sikur i kanë bërë një të keqe padrejtësisht; sikur i ka ngrënë macja (derri) brumin; sikur i ka vrarë demin. E hëngri *të ëmën e bukës (dikush) përçm. E ka ngrënë turpin me bukë (dikush) nuk turpërohet fare për gjërat e pahijshmebën, është bërë i pacipë; i ka plasur cipa (e ballit) (dikujt). Ha bukën e vet e bën davanë e botës (dikush) mbahet me punën e vet, por qan hallin e tjetërkujt; përzihet në një punë në të mirëdikujt tjetër, merret me një punë që nuk i duhet e nuk i përket, futet kothallet e në punët e tjetërkujt; ha bukën e turkut e bën duanë e kaurit keq. vjet. Ha bukën e turkut e bën duanë e kaurit (dikush) keq. vjet. përzihet në një punë në të mirëdikujt tjetër, mbron, përkrah a ndihmon jo atë që duhet, por dikë tjetër; futet kothallet e në punët e tjetërkujt; ha bukën e vet e bën davanë e botës. S’e ha bukën *thatë (dikush). Kemi ngrënë një *furrë bukë (bashkë). Hajde bukë të të ha, hajde ujë të të pi tall. thuhet për dikë që nuk bën asnjë punë; pret që çdo gjë t’ia sjellintjerët, është dembel; është shtromëfle, shtymëbie (dikush); shkofshaarë e mos gjetsha qetë! tall.; i rëndon kapa mbi kokë (dikujt) iron. I hoqi (i preu) bukën e gojës (dikujt) e la pa punë e pa të ardhura për të jetuar; i hoqi (i preu) kafshatën e gojës. Jam bukë e djathë (me dikë) jam i lidhur fort me dikë, jam mik i ngushtë me të; shkojmë gjithnjë bashkë, nuk ndahemi nga njëri-tjetri; bëhem (jam) bark e shpinë (me dikë). Është tetëdhjetë bukësh, veç kuleçëve (dikush) shaka. është i vjetërmoshë, është tetëdhjetë vjeç e disa muaj mbi të.jep bukë (dikush a diçka) është burim të ardhurash për të jetuar, të siguron mjetet e jetesës; të ndihmon, të shërben, vlen; jep dorë. Për një *kafshatë bukë. E kam bukë e djathë (diçka a dikë) e kam shumëlehtë ta bëj diçka, mund ta bëjë pa ndonjë vështirësi; e mund lehtë dikë; e kam një kafshatë bukë; nuk e kam për gjë; nuk e kam për gajle (diçka). E ke bukëçerep (diçka) është punë e mbaruar, do të bëhet patjetër; është plotësisht e sigurt, mos ki asnjë merak; i ka vdekur nëna (diçkaje) bised.; e kexhep (diçka). E kam bukë e kripë (dikë a diçka) e dua, e dëshiroj shumë, s’rri dot pa të; mezi e kam; jam me shpirt (pas dikujt a pas diçkaje). I ka *dhëmbët me bukën time (dikush). E ka gojën për bukë (dikush) nuk di të flasë a t’i japë përgjigjen e duhur tjetrit, nuk është i shkathët e i zoti i gojës; nuk është i aftëkërkojëdrejtën e vet a të kundërshtojë një padrejtësi. (E ka) një *kafshatë buke (dikë a diçka). I ka të pakta bukët (dikush) shih i ka ditëtnumëruara (dikush). *Kalli pa bukë mospërf. Për një *krodhë bukë krahin. Kthej bukë etnogr. shkoj për drekë a për darkë te krushku, pasi më ka ardhur ai së pari. Nuk e lidh bukëntorbë (dikush) është zemërmirë e bujar; ndan kafshatën e gojës (e fundit) (me dikë); e ndan bukënzjarr; e ndan bukënçerep; kund. lidh macen (kur ha bukë) (dikush) tall. Lidh *macen (kur ha bukë) (dikush) tall. Ia merr pula (macja) bukën nga dora (dikujt) mospërf. është i squllët, i ngathët e i humbur; është fare i pazoti; ia ha bukën gomari; ia ha përsheshin macja; ia ha pula qurrat; i shkon miumustaqe. E ndaj bukën (me dikë) i pres marrëdhëniet me dikë, e prish miqësinë, prishem me të. E ndan bukën në *çerep (dikush). E ndan bukën në *zjarr (dikush). Nxjerr bukën e gojës siguroj jetesën me punë; fitoj diçka sa për të jetuar; nxjerr kafshatën e gojës. Përziej bukën etnogr. hyj e ha drekë a darkë për herëparë te krushku i ri. Pjekin bukë në një *çerep edhe keq. Nuk pjek dy bukë në një hi (dikush) vdes shpejt, nuk i zgjatet agonia, s’e zë e nesërmja. E preubukë të vet (dikë) e tradhtoi, nuk e mbajti besën, i doli nga fjala; e hëngri fjalën; e preu (e hëngri) në besë; nuk ka besë. (Iu qep) me bukëtorbë (në trastë) (dikujt) iu qep nga pas pa iu ndarë, iu qep me ngulm, i vendosur për t’i bërë diçka. E ruan bukën ndër dhëmbë (dikush) është mirënjohës, s’e harron nderin që i bën; kund. ha bukën e përmbys kupën. Iu sosën bukët (dikujt) keq. është gati në të vdekur, i erdhi fundi, nuk i ka të gjata, po mbaron; i ka të pakta bukët (dikush); i ka ditëtnumëruara (dikush). shkel bukën (me këmbë) (dikush) tregohet mosmirënjohës, është bukëshkalë, ta kthenmirën me të keqe; ha bukën e përmbys kupën. Shkonbukë të vet (dikush) rritet e nis jetën e vet; martohet e ngre familjen e vet. Shpie *gojën te buka. *Thekër pa bukë keq. Ku i thonë bukës bukë ku flitet shqip; kudo ku ka shqiptarë. U thye buka (me dikë) u prish miqësia me dikë, nuk e dua më si më parë (për shkak të një grindjeje, të një pakënaqësie etj.); u thye zemra. Unë me bukë (me grurë) e ti me gurë unë me të mirë e ti me të keq, nuk je mirënjohës. Do vrarë me bukëgojë (dikush). 1. keq. Meriton dënimin më të rëndë e pa mëshirë. 2. shaka. Është shumë i shkathët, është dreqi vetë; të argëton me ato që thotë a që bën. E zuri buka (ime) (dikë) e pësoi ashtu si e meritonte, pasibëri keq ose nuk qe mirënjohës kur unë e kisha mbrojtur, e kisha ndihmuar, i kisha bërë veç të mira. I zë *dhëmbi bukë (dikujt). zëntë *sytë buka! mallk.

BULMET

BULMÉT,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. Qumështi dhe prodhimetnxirren nga përpunimi i tij (djathi, gjalpi, gjiza, kosi etj.). Bulmet i freskët. Dyqan bulmeti. Prodhime bulmeti. Enët e bulmetit. Pazari i bulmetit. Punishte të bulmetrave. Cilësia e lartë e bulmetrave. Punon (përgatit) bulmetin. Bukamban frymën, bulmetindrit fytyrën. (fj. u.).
2. krahin. Qumështi i gjiritnënës. Unë tund fikun, / Fiku tund dheun, / Dheu tund detin, / Të m’i kthejë nuses bulmetin. (folk.).
3. fig. Fryt, dobi, gjë e dobishme, përfundim i mirë, bereqet, bukë. Muhabet pa bulmet. Kjo punë s’ka bulmet fare.
Sin.: vlerë, dobi, fryt, bereqet, përfitim, bukë, e mirë, të bardha.
Ai *stan atë bulmet ka mospërf. Bulmet hudhrash iron. punë e kotë, punë boshe; diçka pa vlerë. *Dele pa bulmet (pa qumësht).

BËJ

/J vep., ~RA, ~RË 1. kal. Përgatit, prodhoj diçka, duke përpunuar një lëndë; ngre a ndërtoj diçka, duke përdorur sendetjera, pjesëndryshme etj.; gatit diçka me punë, me duart e mia ose duke përdorur një vegël, një makinë a një mjet tjetër; kund. zhbëj. Bëj bukë (gjellë, një ëmbëlsirë). Bëj drekën (darkën). Bëj tjegulla (tulla). Bëj gëlqere (qymyr). Bëri raki (verë, birrë). Bën çimento (letër, sheqer). Bën pëlhurë (qilima). Bën këpucë. Bëj çorape. Bën folenë (zogu). Bëj mur. Bëri një qerre (një tryezë). Bëj një fyell. Bënë shtëpi. Bëj një zjarr. Qyshfillim duhet t'i bënim disa gjëra dhe të zhbënim disatjera. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç’thuhet. (fj. u.).
2. kal. Krijoj një vepër arti, një vepër shkencore etj.; hartoj, shkruaj, përpiloj. Bëj një vjershë (një këngë). Bëj një roman (një tregim, një dramë, një hartim, një letër, një raport). Bëj një fjalor (një studim). Bëj një vizatim (një pikturë, një karikaturë, një portret). Bëj një monument (një statujë). Bëj një film. Bëj programin. Bëj një plan.
3. kal. Merrem me diçka, kryej një punë a një veprim, veproj; zhvilloj një veprimtaricaktuar politike, ekonomike, kulturore, sportive etj.; zgjidh një çështje, plotësoj një detyrë; kryej; punoj, realizoj. Bëj punë. Bëj detyrën. Bëj rojë. Bëj mësim. Bëj gjimnastikë (stërvitje, ndeshje). Bëj operacion. Bëj kërkime (studime, eksperimente). Bënte tregti. Bënte kontrabandë. Bëri pazarin. Bëj një problem (një ushtrim). Bën xhiro (fin.) shet mallin a qarkullon paratë. Mirë e bëre. - Ç'po bën? S'bën asgjë. Bëj shumë për dikë. Bëjpamundurën. Bëj çmos. Ka (mbetet) shumë për të bërë. - Ç'bën këtu? - S'ke ç'bën! - Ç'do të bësh nesër? Duhet bërë diçka. S'bën gjë pa pyetur. S'bën gjë tjetër veç... Ç'thotë, bën. - Mendohu mirë, pa bëje. Bën zakonin. Me të parë e me të bërë si të vijë puna, si të shohim kur t'i vijë koha, shohim njëherë e pastaj veprojmë. Me të thënë e me të bërë veproj menjëherë, pa u vonuar. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç'thuhet (fj.u.).
4. kal. Hap një vrimë, një gropë etj., çel (duke gërmuar a duke mihur dheun etj.); çaj. Bëj një hendek (një kanal, një llogore, një transhe). Bënë themelet. Bëj gropa. Bënë një vrimë (një pus, një tunel). Bëj qilizmë. Bëj një vijë uji. Bëjnë rrugë. E bëjngushtë (të thellë).
5. kal. Organizoj e zhvilloj diçka; marr pjesë në një ngjarje, në një veprimtari a në një punë. Bëj dasmë (festë). Bënë mbledhje. Bëjnë gara. Bënë një kongres (një konferencë). Bënë grevë (demonstratë). Bëjnë komplote (intriga). Bën manovra. Bëri gjyq. Bëri luftë.
6. fig., kal. Ngre, kurdis, vë; i punoj diçka. I bëri pritë (pusi, një grackë). I bëri një lojë (një marifet, një rreng). I bëri hile. Ia bëri me të pabesë. Ia bëri me qëllim (enkas, kastile, për inat). - Mirë ia bëre! - Ta bën prapa krahëve.
7. kal. Lyej diçka me një lëndë; zë diçka me një lëndë; fëlliq, përlyej me diçka, ndot, ndyj. Bëj murin me gëlqere. Bëj këpucët me bojë. Bëj plasat me allçi (me baltë). Bëj bukën me gjalpë. Bëj plagën me jod. Bëj me ilaç. Bëri buzët me të kuq. Bëj me pudër. E bëri me njolla (me pluhur). Bëj mjekrën me shkumë sapuni. I bëri duart me blozë. Bëri flokët me këna. I bëri duart me gjak.
8. kal. Veproj mbi një njeri, mbi një kafshë a mbi një send, duke i lënë një shenjë, një gjurmë, një mbresë etj. I bëri një plagë (një xhungë). I bëj një shenjëkrah (në kurriz). I bëj një të çarë. Bën vijë. Bëj një vijë me laps. I bëj një kllapë drurit. Më bën përshtypje.
9. kal. Kryej një lëvizje; lëviz, zhvendosem në një drejtim, eci drejt një pike, ia mbaj nga... Bëj një lëvizje. Bëj prapa (përpara, djathtas, majtas, anash). Bëj mënjanë (më tutje). Bëj dy hapa. Bëj një rrotullim (një kërcim, një fluturim). Bëj tatëpjetë (nga dera, drejt shtëpisë). Treni bëri përpara. - Nga bëri? Bëj shenjë me dorë. Ia bëj me gisht (me kokë).
10. kal. I nënshtrohem një veprimi; kryej diçkalidhet me mua, duke iu nënshtruar një veprimi a një procesi; veproj mbi dikë për diçka, ia nënshtroj dikë një veprimi; përpiqemndikoj mbi dikë. Bëj banjë (dush). Bëj gargarë. Bëj një fotografi. I bëj një fotografi. Bëj radioskopi. Bëj banja dielli. Bëj rreze (mjek.). I bëj masazh. I bënë tortura e torturuan. I bën lajka. I bëri kërcënime e kërcënoi. I bëj agjitacion. Bëj punë bindëse me njerëzit.
11. kal. I sjell dikujt një pasojë, i shkaktoj diçka; jam shkaktar për diçka, jam shkaku a burimi i një pasoje. I bëri një të mirë (një të keqe). I bërizezën. I bëri një padrejtësi. I bën dëm e dëmton. I bën dobi. Të bën kaps. Më bën mirë (keq). Bënë masakra (kërdinë). Bënë zhurmë (shamatë, rrëmujë). E bërilumtur. E bëri me inat (më qejf). E bëri me nerva e nevrikosi. E bëri me turp. - Ai ma bëri këtë! - Çfarë i bënë? - Ç'të bën kjo? S'të bën asgjë. - Çfarë po të bëj? -bëni ç'të doni! Bën masë (kontakt) (elektr.).
12. kal. E detyroj ose e nxit dikëkryejë një punë a një veprim; jam shkaku që... (me një foljemënyrën lidhore). E bëriflasë (të thotë, të bërtasë, të heshtë, të qajë, të qeshë, të inatoset, të mërzitet). E bëjmendohet (të besojë). E bëjlexojë (të mësojë, të punojë, të vijë). E bënrritet (të zhvillohet). E bëjpërparojë (të ecë, të ngrihet). E bëjfluturojë. E bëndërsijë.
13. bised., kal. Pajis me diçka, i jap a i sjell diçka, i siguroj që të ketë diçka, i gjej, i rregulloj. E bënë me shtëpi. E bëri me shkollë (me zanat). E bëri me orë (me biçikletë). I bëri një nuse.
14. kal. I jap dikujt një detyrë, një gradë a një titull, e emëroj, e caktoj në një punë; e quaj, e trajtoj, e paraqit ose e vlerësoj; e marr për... E bëj minator djalin. E bënë kryetar (drejtor, përgjegjës, brigadier). E bëj mik (shok). E bëj timin. E bëj si të shtëpisë. E bëri dhëndër (bir në shpirt). E bëri nënë. E bën vetenzgjuar. Të bën për budalla. E bëjnëmarrë. E bëri (për) qorr. E bënë për të vdekur e quajtën, e kujtuan për të vdekur.
15. kal. E kthej në një gjendje tjetër, e shndërroj; jap një cilësi, një veti a një pamjecaktuar, i jap cilësitë a tiparet e dikujt a të diçkaje tjetër; e paraqit diçka si dua unë a si mendoj unë, duke e ndryshuar. E bëjbutë (të fortë). E bëjlehtë e lehtësoj. E bëjbardhë (të zi, të verdhë). E bëjgjatë e zgjat. E bëjgjerë e zgjeroj. E bëjshkurtër e shkurtoj. E bëjmadh e zmadhoj. E bëjvogël e zvogëloj. E bëjlëmuar (të rrumbullakët). E bëj pjellor. E bëjshkathët. E bën qesharak. E bëj qumështin kos (djathë). E bën ujin akull. E bëj mishin qofte. I bëri paratë mall. I bëj qepët varg. I bëj flokët gërsheta. Ia bëri kokën tullë (rrikë) e qethi shumë shkurt. E bëj fillin lëmsh. E bëj zyrë. E bëj shtëpi banimi. E bëri koloni. E bënë rob. Ky kostumbën të ri. E bëri zakon (ves). E bëri çështje (problem). E bëri mishmash. E bëri monopol e monopolizoi. E bëj flamur e kthej në një simbol. E bëri histori (legjendë) e mori nëpër gojë. E bëri rrëmujë (han, pazar). E bëri lesh e li e pështjelloi, e ngatërroi. E bëri shesh. E bëri gardh e ktheu në një pengesë. E bëri rrafsh (lëmë, lëndinë, bar) e shkatërroi krejt. E bëri thërrime (pluhur, përshesh). E bëri pulë (qengj) e zbuti, e urtësoi, e shtroi, e nënshtroi. Ia bëjlehtë ia lehtësoj; ia paraqitlehtë. Ia bërimbaruar ia paraqit si të mbaruar një punë. E bën buall diçka e fryn tepër. Ia bëri jetën pus (skëterrë, varr) ia bëri jetën shumërëndë, ia nxiu jetën. E bëri ditë e ndriçoi shumë. E bëri natë e errësoi shumë. Bëje ç'të duash!
16. jokal. Pjell, lind; vet. v. III jep prodhim, prodhon, lëshon, nxjerr. Ka bërë dy fëmijë. Bëri vajzë (djalë). Bëri binjakë. Djali ynë sorkadh shullëri, / Lum nëneja që e bëri! (folk.). Bëri viç (lopa). Bëri dy qengja (delja). Bën vezë (pula). Bën qumësht. Bën mjaltë. Bën grurë (ara). Bën farë (kokrra, gjethe, lule, rrënjë). Bën shumë (pak). Sivjet bënë mollët (ullinjtë, qershitë...) prodhuan shumë. S'bëjnë dardhatshënëndre. (fj. u.).
17. kal., vet. v. III Nxjerr nga vetja, lëshon, jep; jashtëqit. Ullinjtë bëjnë vaj. Bën djersë (lëkura). Bën qelb (plaga). Më bëjnë lot sytë. Bën tym. Bën erë. Bën dritë (xixa, hije). Bën bajga. Bën ujët (nevojën).
18. edhe jokal., kryes. v. III Nxjerr një zë a një tingull, bën një zhurmëcaktuar. Bën mu (lopa). Bën ciu (zogu). Bën be (delja). Bën mjau (macja). Bën guga gugat. Bën çak (bam, plluq). Bëri hi-hi-hi. Bëri oh! Më bën veshi piu. Bën si gjel (si mace, si qen). Bëri çak pushka nuk shkrepi.
19. kal. Nxjerr me punë a me një mënyrë tjetër, siguroj; fitoj. Bëri para (pasuri). E bëjmë bukën vetë. E bëri misrin për gjithë vitin. I bënë drutë për dimër.
20. bised., kal. Shpreh me fjalë, them; përgjigjem. Bën amin (përçm.) pranon pa kundërshtuar, pajtohet me dikë e i shkon pas avazit.
21. bised., kal. I paraqit a i parashtroj dikujt një kërkesë, një lutje etj.; i dërgoj, i jap, i drejtoj. I bëj lutje (kërkesë). I bëj një ftesë. I bëj një urim. I bëj një pyetje. I bëj një letër (një telegram). I bëj një raport. I bëjfala. Bëj thirrje. Bën urdhër i jep urdhër dikujt.
22. bised., kal. Përgatit duke peshuar a duke i ndarë dhe ia jap dikujt; ndaj. I bëj dy kile mollë (patate, djathë). I bëj dy metra basmë (stof). I bëj pjesë dikujt i ndajvete e i jap pjesën që i takon. I bëj një akullore (një konjak, një ëmbëlsirë). E bëridysh (më katërsh, në pesë copa).
23. edhe jokal. Jam i zoti ose i aftëkryej një punë, kam mundësikryej një detyrë a të zhvilloj një veprimtari; ia dal mbanë, ia arrij, jamgjendjepërballoj diçka. E bëj këtë punë. Bën çdo gjë. Nuk e bëri dot. E bëj vetë (me forcat e mia). E bëri mirë e shpejt. Bëj edhe pa të. Bëj edhe pa ngrënë. S'bën njëri pa tjetrin. S'bën dot pa syze. - Ti qofsh si bën!
24. zakon. me moh., jokal. Ështëgjendjepunojë, të veprojë a të lëvizë, punon (për organetrupitnjeriut); kam fuqi, vullnet a dëshirëkryej një veprim (edhe fig.). S'më bëjnë sytë. S'i bën koka.
25. kal. Përshkoj një rrugë a një vend, kaloj një hapësirë; udhëtoj me një mjet; kryej një punë a një lëvizje (në një masë ose në një numërcaktuar). Bëj një rrugë. Bëj gjysmën e rrugës. E bëjkëmbë (me tren, me biçikletë). Bën pesëdhjetë kilometra në orë. Bën dyqind rrotullimeminutë. Bën katër rrugëditë. Bëjnë udhë lopët, shkon edhe ai. (fj. u.).
26. kal. Kaloj një kohë (disa ditë, disa muaj etj.); mbush a plotësoj një kohë; kaloj. Bëj pushimetplazh. Bëj lejen. Bëri dyzet vjet. Po bën motin. Bëra dy orë që kam ardhur. Bëri ca kohë. Bëri dy muajfshat. Bëj dy orë mësim. Bëj një jetërregullt. S'e ka bërë muajin. - Bëfshi natën e mirë! (ur.).
27. bised., kal. Kryej një detyrë a një punë në një kohëcaktuar; e përfundoj një punë; ndjek, vijoj; mësoj. Ka bërë shkollë. Studimet i ka bërëUniversitetin e Tiranës. Bëj klasën e parë (vitin e fundit). Bëra një kurs kualifikimi. Bëj praktikën (stazhin). Bëj ushtrinë. Bëri kurbetin. Bëj gjuhë (gjeografi, letërsi...).
28. kal. Formoj diçka me një tjetër a me të tjerë, krijoj një të tërë; vet. v. III përbën a jep një të tërë; del si përfundim, është baras. Bën një të tërë. Bënë një shoqëri. Bëjnë shumicën. Bën rrokje. Njëqind centimetra bëjnë një metër. Njëqind kilogramë bëjnë një kuintal. Shtatë ngjyrat kryesore bëjnë ylberin. Dy dhe dy bëjnë katër.
29. kal., vet. v. III Merr një trajtë tjetër, formon duke u ndryshuar. Bën kthesë (rruga). Bën bërryl (lumi). Bën hark (muri). Bën lak. Bën dredha. Bën rrudha (pala). Bën xhep. E bën numrin shumës (gjininë femërore...). (gjuh.).
30. kal. Merrem vesh a lidhem me dikë për të kryer një punë, lidh; vendosbashku me dikë për të bërë diçka, vendos. Bënë marrëveshje. Bëri kontratë. Bëri paqe. Bëj miqësi (krushqi). S'bëj pazarllëk. E kemi bërë të nisemi nesër. E bënë me besa-besë lidhën besë. Bëri benë.
31. edhe jokal. Sillem a veproj në një mënyrëcaktuar. Bëj si më thotë zemra. Bëj si më urdhërojnë. Bëj si të duash. Bën me kokën e tij (sipas kokës). E bëri me (pa) dashje. - Si t'ia bëjmë? Bën si në shtëpinë e vet. Bën si fëmijë (si i marrë). Bëj si mik. - Mirë e bëre! Bën mirëvish. S'bëri keqerdhi. - Ç'të bësh! S'ke bërë mirë. - Bëj si të bësh! S'di ç'bën. Nuk bën ashtu! nuk është mirësillesh ashtu! Bën sikur...shtiret, vepron sikur... - Ç'do të bësh me djalin? - Ç'do t'i bësh djalit? si do të veprosh me djalin? - Ç'do të bësh me syzet? - Ç'do t'i bësh syzet? si do të veprosh me syzet? - Si t'ia bëj hallit?
32. fig., kal. Kryej një veprimzakonisht lidhet me karakterin, me sjelljen, me qëndrimin e me botëkuptimin e njeriut etj. Bëri trimëri (heroizëm). Bëj sakrifica. Bën mrekulli. Bëri marrëzi. Bëri faj (krim). Bënte turpe. Bëri një budallallëk (një proçkë). Bëri një dredhi. Bënte palaçollëqe. Bëj shaka. Bënte aventura. S'bën lëshime (hatëre, dallavere, hile). Bënënëntëdhjetenëntat bënëgjithakëqijat. Bën numra (bised.).
33. kal. përgatit diçka dikush e ma jep; porosit dikush diçka për mua; kryen një punë për mua, më mbaron një punë. Bëj një palë rroba (një kostum, një pallto) te rrobaqepësi. Bëj një palë këpucë (te këpucari). Bëri flokët u dha formë flokëve te floktari (për gratë).
34. bised., jokal., vet. v. III Kushton, vlen; hynpunë për diçka, përdoret për diçka; është i përshtatshëm a i vlefshëm. - Sa bën? - Sa para bën? Bënte shtrenjtë (lirë). Bën njëqind lekë. S'bën asgjë. Nuk bën për zyrë. S'bën për të fjetur. Nuk bën për pantallona ky stof. Ky miell bën për petë. S'bënte ai për atë vajzë.
35. jokal., vet. v. III Është mirë, është e lejueshme, lejohet. - A bënhyj? - A bën ta di? - S'bën kështu! Bën, s'bën... - S'bën ta thuash! - Pse s'bën?
36. jokal., vet. v. III nxë, më vjen sipas masës (për rrobat, këpucët etj.). bëjnë këpucët (rrobat). S'më bën kapela. S'më bën unaza. S'i bën çelësi kësaj brave. S'i bën kapaku. S'i bën tapa. Ky xham s'i bën.
37. vet.v. III Ka, është (për kohën, për kushtet atmosferike ose të mjedisit); mban një mot i caktuar. Bën ftohtë (nxehtë, vapë). Bën ngricë (acar, ciknë). Bënftohtë i madh. Bën butë. Bën thatësirë (lagështi, mjegull, ufëm). Bën erë (furtunë). Bën kohë e mirë (e keqe). Bën diell. Ka bërë dimër. Bën det ka shumë dallgë, ka shtrëngatë në det.
38. kal. Përdoretbashku me emra (kryesisht prejfoljorë) ose me fjalëtjera dhe formon togjeqëndrueshmekanëpërgjithësi kuptimin e foljeve me të cilat lidhen pjesët e dytakëtyre togjeve. Bëj barazim barazoj. Bënë bastisje bastisën. Bëj be betohem. Bëj çudi çuditem. Bën dashuri dashuron; dashurohet. Bëri deklaratë deklaroi. Bën dritë ndriçon. Bëj durim duroj. Bëj klasifikimin klasifikoj. Bëj krahasimin krahasoj. Bëj krasitje krasit. Bëj kursim kursej. Bëj lajmërimin lajmëroj. Bëj lidhje lidh. Bëj llogari llogarit. Bëj marshim marshoj. Bëj matje mat. Bëj ndreqje ndreq. Bëj ndryshime ndryshoj. Bëj not notoj. Bëj paralajmërim paralajmëroj. Bëj përpjekje përpiqem. Bëj plaçkë plaçkit. Bëj plehërimin plehëroj. Bëj një premtim premtoj. Bëj pritje pres. Bëj qitje qit. Bëj shëtitje shëtit. Bëj shitje shes. Bëj shkelje shkel. Bëj ujitjen ujit. Bëj vëzhgime vëzhgoj. Bëj vrojtim vrojtoj. I bën dredha i dredhon. I bënë gjyqin e gjykuan. I bëj nder e nderoj. Ia bëj ngarkim ia ngarkoj. I bëj qëndresë i qëndroj. I bëj stivë i stivoj. I bëj shërbim i shërbej. Bëj përpara përparoj. Bëj pastrimin pastroj. Bëj bashkë (tok) bashkoj. Bëj gati gatit. Bëj palë palos. Bëj rrafsh rrafshoj. Bëj shesh sheshoj. E bëjnjohur (të ditur) njoftoj.
39. Përdoret si folje gjysmëndihmësebashku me një folje tjetër, me kuptimetnis, zë, filloj, marr të...; përpiqem, matem”. Bëjngrihem. Bëjdal. Bëjflas. Bëjmarr. Bëj ta kap (ta zë).
Sin.: arrij, caktoj, çaj, çel, dal, detyroj, dërgoj, drejtoj, emëroj, fëlliq, filloj, fitoj, formon, gatit, gjej, hartoj, heq, jep, jashtëqit, ka, kaloj, krijoj, kryej, kthej, kurdis, kushton, lejohet, lëshon, lëviz, lidh, lind, lyej, marr, matem, mban, mbaroj, mbush, merrem, mësoj, ndaj, ndërtoj, ndjek, ndot, ndyj, ngre, nis, nxë, nxit, nxjerr, organizoj, pajis, paraqit, parashtroj, përdoret, përfundoj, përgatit, përgjigjem, përlyej, përpiloj, përpiqem, përshkoj, pjell, plotësoj, pranohet, prodhon, punoj, qep, qit, quaj, realizoj, rregulloj, siguroj, sillem, sjell, shitet, shkakton, shkon, shkruaj, shndërroj, shpik, trajtoj, them, udhëtoj, vendos, veproj, vete, vë, vij, vijoj, vlen, vlerësoj, zë, zgjidh, ziej, zhvendosem, zhvilloj.
*Aq më bën! E bëri *akull (dikush). E bëj *alarm (diçka) libr. I bëj *autopsinë (dikujt a diçkaje) libr. Bën *baltë (dikush) tall. S’të bën *baltë (diçka). I bëj *ballë (dikujt a diçkaje). Bëri (dha) *ballë (dikush). Ia bëri *bam (dikush). Nuk ia bën *të bardhë (dikujt). Bën *bark. E bëri *barut (diçka). E bëri (e nxori) *batall (dikë). E bëri (e vuri) *batbat (dikë). Bëj *be. Ia kam bërë *benë (dikujt). Bën *beh (dikush a diçka). E bëj *beh (për diçka). Ia bëj *behun (diçkaje). S’ia bëj *beh (dikujt). Ia bëri *bela (dikujt). Bëj si bëj ia dal mbanë në një farë mënyre, përpiqem dhe arrij diçka me ato mjete a mundësikam, ia dal disi; vij rrotull. Bën ç’bën (dhe...) (dikush). 1. Përpiqet sa përpiqet dhe...; merret me diçka sa merret dhe...; vendos më në fund, vepron. 2. Përsërit një veprim herë pas here, një më dy dhe...; sillet nga sillet. Bëj si të bësh rregullohu vetë a bëj sipas kushteve e mundësiveke, përpiqu t’ia dalëshkrye a ta përballosh diçka si të mundesh. Bërë e pa bërë si të jenë, ashtu siç janë, edhe nëse nuk janë bërë. E bëri *bërllok (dikë a diçka). E bëj *bërnut (diçka). E bëri *bërsi (dikë a diçka). I bën *biografinë (dikujt) keq. Bën *bisht (dikush). I bën *bisht (dikujt a diçkaje). Ia bëri *bletë (dikujt). Ia bëri *bof (dikush). Ta bën *borxh (dikush). E bëj *borzilok krahin. E bëri *brashnjë (dikë) krahin. E bëri (i shpëtoi) në *brekë (dikush) përb. vulg. Bëri *bujë (diçka). E bëri *bujë (diçka). Bëj *bukën. I bëj *buzë (diçkaje). E bëri *byk (diçka a dikë). I bën *cepa (dikujt). E bëri *copë (dikë a diçka). Nuk e ka bërë *çak (dikush). S’bëj *çap (për diçka). Bëj *çare vjet. E bëri *çeçe (dikë a diçka). E bëri *çeço (dikë). E bëri *çerekë (dikë a diçka). Ka shkuar për të bërë *çerepë (dikush) mospër. E bëri (e qiti) *çirak (dikë) vjet. Bëj *çmos. E bëri *çorap (diku a diçka). E bëri çorbë (diçka). Bëj *çudi. E bëj *dalje (diçka) shaka. Bëj *dasmë. E bëri *daulle (dikë) përçm. E bëj *def (dikë). I bëj *derman (dikujt a diçkaje). Bëri *detin (për dikë). E bën (e çon, e hedh) *dëm (diçka a dikë). E bëri ditë (diku). S’i ka bërë *ditët (dikush), edhe mospërf. I bën *djepin (dikujt). S’më bën *dora. S’më bëjnë *duart (për diçka). Ia bëj me *dorë (dikujt a diçkaje) iron. Bën *dredha (dikush). I bën *dredha (dikujt a diçkaje). Bën *dritë (dikush). E bëj *dritë (diçka). Bëj *durim. E bëri për *dyshek (dikë). E bëri *dhallë (diçka). Bëri *emër (dikush). Bëri *epokë (dikush a diçka) libr. Bën *ferk (dikush). E bëri *feta (dikë a diçka). E bëri *fërtele (dikë a diçka). Bën *figurë (dikush) libr. Na bëri *finjë (dikush) keq. Bëj *fjalë (për dikë a për diçka). I bëj (i çoj) *fjalë (dikujt). E bëri me *fjalë (dikë). E bëj me *fjalë (me dikë). S’bën *fjalë (dikush). S’e bëj për *fjalë (diçka). E bëj *fli (dikë a diçka). Bën (ngre, gjen, zë) *fole (diçka). Ia bëri *fora (dikush). E ka bërë *fshesë (dikë) mospërf. E bëri *fugë (diçka). Bëri *furtunë (dikush). E bëri *fushë (dikë). E bëri *fyt (diçka). E bëri *gajde (dikë). Bëj *gallatë (me dikë). S’bën *gëk (as gëk, as mëk) (dikush). E bëri *gërshet (diçka). I bëri *glasën (diçkaje). Ia bëri *gogël (dikujt). Ma bëri *gogol (dikë a diçka). S’më bën (s’më vete) *goja. Të bëfsha (të hapsha) *gropën! mallk. Ia bëri (i hapi) *gropën (dikujt). Bëri *gurgulenë (dikush) bised. Bëri *gjak (dikush). E bëri *gjak (diçka). S’e bëri *të gjatë (dikush). S’ia bëri *të gjatë (dikujt). S’e bëri *gjatë (dikush). Si bëri e gjeti (dikush) e pësoi, vetë e kish fajin. *Gjen pa bën (dikush) keq. Bëri *gjëmën (dikush). bëfsha *gjëmën! mallk. bën *gjëmën (dikush). Nuk më bëjnë (nuk më punojnë) *gjunjët. Bën *gjumë (dikush). Bëj *gjyq (me dikë). S’bën *hair (dikush). E bëri *hak (dikush). Bëj *hall. Ia bëri *hallall (dikujt) bised. bëfsha (të ndafsha, të ngrënça) *hallvën! Ia bëri *haram (dikujt) vjet. Bëri *hatanë (dikush). I bëj *hatrin (dikujt). E bëri *hi (e pluhur) (diçka). I bëj *hije (dikujt). Nuk i bën *hije (askujt). Mos na bëj *hije! shak. Ia bëri me *hile (dikujt). E bëri *hirrë (diçka). Ia bëri *hyrje (dikujt) shaka. bised. Ia bëj *hyzmetin (diçkaje). E bëri për *ibret (dikë). I bën *iso (i mban ison) (dikujt) keq. I bëj *jehonë (diçkaje). Bëj *jetë. E bëri *kacek (dikë). E bëri *kalldrëm (diku) përçm. Ia bëri *kalldrëm (dikujt) thjesht. *Kambëj (me dikë). S’më bëjnë *këllqet. Bën *këmbë (dikush). Ka bërë *këmbë (diçka) iron. Nuk më bëjnë *këmbët. Bëri *kiametin (dikush). Ia bëri *koka (dikujt). I ka bërë *kokën (kryet) (dikujt). Bëj *konak (te dikush a diku) vjet. E bëri (e la) *kopan (dikë) bised. Bëri *krah (diçka) iron. E bëj me *krahë (dikë). S’kam bërë *krushqi (me dikë). I ka bërë kryet (*kokën) (dikujt). Bëri *kthesë (dikush) libr. E bëj *kurban (dikë a diçka). I bën (i jep) *lak (dikujt a diçkaje). E bëri *lakër (diçka a dikë). E bëri *lakror (dikë a diçka). Bën *laradashë (dikush). Bën (shkon) *lart (dikush a diçka). E bëri *leckë (rreckë) (dikë). E bëri *legen (dikë). E bëri *legjendë (diçka) libr. E bëri për *lemzë (dikë). E bëri *lepur (dikë). E bëri *lerë (dikë a diçka). E bëri për *lesë (dikë). E bëri *lesh (diku a diçka). E bëri *lëkurë (për në lëkurë) (dikë) bised. E bën *lëmë (dikush). E bëri *lëmë (diçka a diku). Ia bën *lëmë (dikujt). E bëri *lëmsh (diçka). E bëri *lëndinë (diçka). E bëri *lëvere (dikë). E bëri *lëvozhgë (dikë). Bën *ligjin (dikush) keq. E bëri litar (*tërkuzë) (diçka). E bën *livadh (diçka). Bën *lodra (dikush). Bën *lojë (me dikë). Bën (luan) *lojën (e dikujt). E bëri *lolo (dikë). E bëri *lule (dikë). Bëri *llafe (me dikë). E bënë me *llaf. E bëri *lloç (diçka a dikë). E bëri *llum (diçka a dikë). E bëri *të madhe (bërimadhen) (dikush). I ka bërë *magji (dikujt). Bën *majë (diçka). Ia bëj me *majë (dikujt). E bëri (e zuri) *mat (dikë) libr. Bëj *mend. E bëj me *mend (për diçka). U bëfsh një *mëhallë! ur. Bën *mu (diçka). I bëj *naftën (diçkaje) vulg. Bën *namin (dikush). Bën *naze (dikush). I bën *naze (diçkaje). I bëj *nder (dikujt). S’e bën (më) *nëna (dikë). Si e ka bërë (e ka lindur) *nëna. E bëri *nuse (dikë). Bën *njërën (dikush). S’e bëj për *osh (dikë). E bëri *paçavure (dikë a diçka). Ma bëri *pajë (dikë a diçka). E bëri *palaço (dikë). E bëri *palë (dikë a diçka). Bëj *pallë. E bëri *pambuk (dikë). Ia bëri *paq (dikujt). Sa *para bën! E bëj *pasqyrë (diçka). E bëj *pastërma (diçka) tall. E bëri *patështinë krahin. (dikë a diçka). Bëj *pazar (me dikë). Ia bëri *pe (dikujt). E bëri *pelte. bëri *pellg (dikush a diçka). S’të bën për *pesë (dikush). E bëri *pestil (dikë). E bëri *peshk (dikë) bised. Ma bëri (ma la) *peshqesh (dikë a diçka). E bëri *petë (dikë a diçka). Ka bërë (ka çarë) *përpara (dikush). Bën (shkon) *përpjetë (dikush). S’të bën *përse (dikush). S’ia bën dot *përsipër (diçka). E bëri *përshesh (diçka). E bën *përrallë (diçka). Bëj *pjesë. E bëri *pleh (dikë). Shkoi për të bërë *ponica (dikush) iron. Bën (shkon) *poshtë (dikush a diçka). Ka bërë *prapa (dikush). E bëj *problem (diçka) libr. S’bën *prokopi (dikush). Ia bëri *puc (dikujt) krahin. Bëj *qejf. I bën *qejfin (dikujt). E bën *qorr (dikë) keq. bëri *qull (dikush a diçka). I bëj *radhë (dikujt). Sa për të bërë *radhën. E bëri *retra (diçka a dikë). E bëri *rezil (dikë) bised. I ka bërë *rradaken (dikujt). bised. E bëri rreckë (*leckë) (dikë). Ia bëj *rrethin (dikujt a diçkaje). E bëj *rreze (diçka). Bën *rrugë (udhë) (diçka). Ia bëri pa *rrugë (dikujt). Bën (mban) *sehir (dikush) keq. Ia bëri *skëterrë (jetën) (dikujt). bëjnë *sytë. Ma bën me *sy. E bëj me *shëndet (diçka). E bëri *shi (diçka). I bëj *shurrën (diçkaje) përçm. vulg. Bëj *timen (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). E bëri *rrugë (udhë) (dikush). E bëri *sallatë (diçka a dikë). I bëj (i jap) *strehë (dikujt). E bëri *sukull (dikë) krahin. Bëri *shamatë (për diçka) vjet. E bëri për *shkalc (dikë). *Shohim e bëjmë. E bëri *shoshë (diçka). E bëri *shportë (diçka). I bën *shteg (dikujt a diçkaje). Ia bëri *shtëllungë (dikujt). Ia bëri *tetën (dikujt) keq. vulg. E bëri *tërkuzë (litar) (diçka). Bëj *toka (me dikë). Bëri *tufan (dikush). E bëri *tul (dikë) tall. Nuk bën *tutje (dikush). E bëri *tym (diçka). Bëj *theror (dikë a diçka). E bëri *thëngjill (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). I bëj (i lëshoj, i hap) *udhë (rrugë) (dikujt). E bëri udhë (*rrugë) (dikush). Bëj *udhë. Më bëri *ujë (dikush a diçka). E bëj *ujë (diçka). E bëri *usta (dikë). Bëj *vaj (për dikë a për diçka). Bën *vaki vjet. bën *vapë (dikush) shpërf. Ia bëri *vapën (dikujt). Ia bëri (i hapi) *varrin (dikujt). bëfsha *varrin! mallk. E ka bërë *vazhdë (diçka). E bëri për *vdekje (dikë). E bëri (e la) *të vdekur (dikë). Bëri *vend (diçka). Ia bëj *verë (diçka). bëjnë (më gënjejnë) *veshët. S’e bëj *veten. Më bëri për *vete (dikush). Sikur e ka bërë *vetë (një fëmijë). Ia bëri *vëng (dikujt). E bëri për *vig (dikë). E ka bërë *vijë (diçka). bëri *vrer (dikush a diçka). Bën *xixë (dikush). E bëj *xixë (diçka). bëri *xurxull (dikush a diçka). E bëj *xham (diçka). E bëri *zap (dikë a diçka). Bëj *zemër. S’më bën *zemra (për diçka). I bëj *zë (dikujt). S’bën *zë (dikush). S’e bëj për *zë (diçka). E bëri *zhele (diçka a dikë). Bën *zhibla (dikush). E bëri *zhubël (dikë). Bëri *zhurmë (dikush a diçka).

DELE

DÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. zool. (lat. Ovis aries) Kafshë shtëpiake përtypëse e imët, me leshbutë, që ushqehet zakonisht me bar dhembahet për qumështin, leshin, mishin e lëkurën; femra e dashit. Dele bejkë. Dele rudë. Dele sorrë (miskë) dele e bardhë me pullazezaturi. Dele galë (korbë, zekë, llajë). Dele e bardhë (e zezë). Dele balë (bardhoke). Dele skuqe (mazhë) dele me ngjyrë kafe në të kuqe. Dele larë (laramane, share, sharkë). Dele sykuqe dele e bardhë me njolla kafe rreth syve. Dele leke dele këmbëshkurtër dhe me nga një njollë kafe në të dy faqet. Dele syskë (kaleshe). Dele thinjë dele e përhime. Dele shytë. Dele brinoke. Dele kërrutë dele me brirëshkurtër e të përdredhur. Dele koçe dele me një bri të thyer. Dele pjellake. Dele shterpë (beronjë). Dele rrunxë. Dele race. Dele vendi. Mish (qumësht, lesh) deleje. Gjalpë (kos) deleje. Lëkurë deleje. Lule deleje (bot.). Postiqe deleje. Dele pa kërrabë delekullot ku të mundë (edhe fig. njerirronvete dhe nuk është nën kujdesin e askujt). Kullot (mjel, përvjel, qeth) delet. Ka dhjetë krerë (kokë) dele. Këputet (ndahet) delja nga kopeja. Mori dash delja u ndërzye, u mbars. Delja ku kullot, atjeleshin. (fj. u.). Delja e zezë e zezë do të ngordhë. (fj. u.). Delja e zezë s'bëhet kurrë e bardhë. (fj. u.). Dhiamalësi, deljavërri. (fj. u.). Nuk fle (nuk kullot) delja me ujkun bashkë. (fj. u.). S’dalin dy lëkurë nga një dele (nga një berr). (fj. u.). Me një dele, me një dhi, s’bëhet stan për në vërri. Shokë, do qaj djalërinë, / Si bilbiliqan prillë, / Si deljaqan vërrinë. (folk.).
2. fig., bised. Njeri tepër i urtë dhe i padjallëzuar; grua a vajzë kokulur dhe e bindur; kund. ujk. Është dele. Ai që bëhet i urtë si dele e hanë ujqit. (fj. u.). Më e urtë se delja nuk ka, po edhe asaj i ngjiten ferrat pas. (fj. u.).
3. bised. Bashkë leshi. Një dele lesh.
Ia beson delen *ujkut (dikush) iron. U dele (dikush). 1. Iu zbardhën fare flokët, u thinj krejt. 2. U shtrua, u zbut; u nënshtrua fare. E bën delen e bardhë *të zezë (dikush). I bën delja *binjakë (dikujt). Delehell dikush në një gjendje shumëvështirë, pa asnjë shpresë shpëtimi. Dele (shtjerrë) e Perëndisë njeri i urtë, që s’turbullon ujë, njeri i drejtë. Dele qorre pas këmborëve dikush shkon andej nga t’i thonë, që vepron verbërisht ose pa menduar. Dele pa qumësht (pa bulmet) 1. mospërf. Dikush që nuk të mbaron punë, nga i cili nuk ke dobi; njeripunon, por nuk ka përfundimemirapunë; diçka që nuk të jep gjë, nga e cila nuk përfiton; pus pa ujë; arrë pa bukë; sapun pa shkumë; lëmë pa drithë (pa bereqet); kund. çelës kopil iron. 2. Njeri shumë i varfër, pa shtëpi e katandi; s’ka gjë prej gjëje; mishmashë; pykëdiell; lugë e larë2. Dele (*dhi) në mes të ujqve. Dele e zezë keq. njeri i keq a që ka bërë një turpmadh e njihet si i tillë ngagjithë; njeri në një rreth shoqëror, që e veçojnë ngatjerët si të keq e që duhet dënuar a duhet përbuzur. Fle *ujku me delen. Kërkon dy *lëkurë nga një dele (dikush) keq. Kërkon *qumësht nga delja shterpë (dikush). Mjel një dele e një gjysmë dhi (dikush) është shumë i varfër; është fare i këputur, nuk ka gjë prej gjëje; (është) kripëdiell; është (ka mbetur) trokë; kund. i bën dushku arra. Ndaj delet (*dhentë) nga dhitë. Nxjerr dy *lëkurë nga një dele (nga një berr) (dikush). Vë *ujkunruajë delet (dikush).

DERPTIM

DERPTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendje e trupit kur derptoj; djersitje. Derptimi nga vapa.
2. Nxjerrje e bulave (nga ena me ujë). Derptimi i vozës.
3. fig. Dalje a nxjerrje e fjalësshesh. Derptimi i fjalëve nuk sjell gjithmonë dobi.
4. Therje, rrahje, mahisje e plagës. Derptimi i plagës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.