Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DJERSËHÚMBUR mb. 1. Që i ka shkuar mundi kot. A të vjen keq për këtë burrë djersëhumbur?
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. U lodh e nuk fitoi gjë djersëhumburi.
✱Sin.: djersëtretur, mundimhumbur, mundbjerrë.
DJERSËTRÉTUR mb. 1. Që ka derdhur shumë djersë e shumë mundim. Është mjaft punëtor, po djersëtretur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Djersëtreturit nuk shkoi mundi kot.
✱Sin.: djersëhumbur, mundimhumbur, mundbjerrë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë