Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BATALLÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Tokë e lënë djerr; djerrinë, djerrishtë.
2. Tokë që nuk prodhon; shterpë. Në atë krah të fshatit kishte shumë batallishta.
✱Sin.: djerr, djerrinë, djerrishtë, shterpë.
DJERRÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Djerrinë. Nuk mbillet në atë djerrishtë.
DJERRMÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Djerrinë.
2. edhe fig. Shkretëtirë. Djerrmore idesh.
LËNDÍN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Tokë e lënë pa punuar, tokë djerr. Lëndinat e fshatit.
2. Shesh i vogël, i veshur me bar të njomë. Lëndinë malore. Lëndinë në mes të pyllit. Rrinte në lëndinë. Kullot bagëtia në lëndina.
✱Sin.: djerrinë, ugar, livadh, luadh, bar, blerinë, shesh, çeltinë, livadhishtë, lirishtë, lirëtinë, log, bocë, crogë, rudinë, vuth, lulnajë, shogëlinë, rogë, rrah, kullotë.
♦ U bë lëndinë (diçka) u shkatërrua krejt, u shkretua; u rrafshua, u sheshua; u bë rrafsh me tokën; u bë lëmë. E bëri lëndinë (diçka) e shkatërroi krejt, e shkretoi; e rrafshoi, e sheshoi; e bëri rrafsh me tokën; e bëri lëmë1. I ka mbirë (i ka zënë) magjja lëndinë (*bar) (dikujt). E ka mendjen lëndinë (dikush) keq. shih i ka trutë hime (krunde) (dikush) shpërf. Mbeti në lëndinë (dikush) është pa ndihmë e pa përkrahje; rron në një gjendje pasigurie, nuk di ku është; gogël në ujë. E nxjerr në lëndinë (diçka) e zbulon diçka që ishte e fshehtë; e nxjerr në shesh.
PANGAR/Ë,~A f. Djerrinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë