Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASHPËRTÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. Bimë barishtore me kërcell të trashë, me gjethe të gjata, të holla e të mprehta, që rritet në moçale e përdoret për t’ua shtruar kafshëve për të ndenjur. Të ngop me pleh ashpërtira. I mban avull kafshët ashpërtira. Ia lanë tokën ashpërtirë ia lanë djerr, ia lanë pa punuar.
2. Dushk gjetheashpër.
3. Bimë që i kanë gjethet, kërcellin ose frutat me sipërfaqe jo të lëmuar, por të ashpër në prekje (me qime ose gjëndra).
BATÁLL,~E mb., bised. 1. Që nuk hyn në punë, që nuk vlen për asgjë, i pavlefshëm; i papërdorshëm, i kotë, si mulli pa mokra. Njeri batall. Mall batall. Vegël batalle. Makinë batalle.
2. Që është lënë djerr, i papunuar (për tokat); që s'jep prodhim; djerr. Vend batall. Tokë batalle.
3. fig. I trashë e i ngathët, jo i zhdërvjellët; trashaman. Me mendje batalle. E ka trupin batall. Me duar batall.
BATÁLL ndajf., bised. 1. Pa punë, kot; pa ndonjë dobi e përfitim; pa i vlejtur askujt; humbur, humbazi, bosh. Rri batall. Më la batall. I la qetë batall. Krevati kishte mbetur batall.
2. Pa punuar, djerr (për tokat). Mbeti (toka) batall. E lanë batall.
3. Duarzbrazët, pa asnjë mjet jetese, gjallë e ngushtë (keq). Ka ngelur batall.
♦ Batall i madh (fort)! iron. shih punë e madhe (fort)! iron. U bë batall (diçka) u prish, u bë që të mos vlejë më për asgjë, nuk hyn më në punë për asgjë. E bëri (e nxori) batall (dikë) ia uli çdo vlerë që kishte dhe e bëri që të mos e përfillin; ia nxori në shesh të gjitha dobësitë, e demaskoi keq; e shpartalloi. I ka qitur krahët batall (dikush) keq. nuk bën asnjë punë, rri kot, luan rezen e portës; tund derën.
BATALLÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Tokë e lënë djerr; djerrinë, djerrishtë.
2. Tokë që nuk prodhon; shterpë. Në atë krah të fshatit kishte shumë batallishta.
✱Sin.: djerr, djerrinë, djerrishtë, shterpë.
BATALLÍSUR (i, e) mb., bised. I lënë djerr, i papunuar. Vend i batallisur.
DJERR,~E mb. 1. E papunuar (për tokat); e papunuar për disa vjet (për një arë). Tokë (arë, fushë) djerre. Vend djerr.
2. I endur a i punuar thjesht, pa lule, pa vija etj. Pëlhurë djerre.
3. fig. I palëvruar, i pastudiuar (për një fushë të shkencës etj.). Fushë djerre. Është ende djerr.
✱Sin.: i djerrë, i papunuar, i palëvruar, i palëruar, i shkretë, batall, i pastudiuar.
DJERR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. 1. Mendoj a bisedoj për diçka pa pasur asnjë fryt a dobi, marr nëpër gojë dikë a diçka më kot e pa dobi; vras mendjen e s’nxjerr gjë në krye, e kaloj kohën me shestime të kota. – Ç’po djerron? Djerron punët e hallkut (e të tjerëve). Djerron për sot e për mot.
2. Sajoj, bluaj me mend diçka për t'i bërë keq dikujt; trilloj ndonjë ndodhi dhe e rrëfej si të vërtetë. - Kushedi se ç’djerron. Unë ua kisha forcuar krahun e ato të zeza djerrojnë kundër meje!
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë