Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DJEPBÓSH,~E mb. Që nuk ka lindur fëmijë; kund. djepgëzuar. - E shkreta ajo, mbeti djepboshe!
✱Sin.: djeppapërkundur, djepthatë, djepferrosur, djeppagëzuar.
DJEPPAPËRKÚNDUR mb., bised. Djeppatundur; kund. djepgëzuar.
✱Sin.: djepthatë, djepferrosur, djeppagëzuar, djepbosh.
DJEPPATÚNDUR mb., bised. Që s’ka tundur fëmijë të vet në djep, që nuk ka lindur fëmijë; mallk. që mos tundtë fëmijë të vet në djep!, që mos lindtë fëmijë!; kund. djepgëzuar. Nëse i thua djeppatundur, i ke dhënë mallkimin më të rëndë.
✱Sin.: djepthatë, djeppapërkundur, djepferrosur, djeppagëzuar, djepbosh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë