Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISHTÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mëz njëvjeçar. Hingëllin si pela për bishtakun. (mospërf.).
2. fig., bised. Fëmijë i vogël që ende nuk është ngritur më këmbë; foshnjë. Lindi një bishtak e u gëzua shtëpia.
✱Sin.: foshnjë, bebe, djepës, djepësor, lurek, ferishte, kërthi, njomëz, njomëzak, njome, i mitur, jetëpanisur, gërdhuckë, gërdhuz, pot, pjellë.
BËRBJÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Pjepër a shalqi që mbetet i vogël e nuk piqet; bobolesh, kombisht.
2. fig. Fëmijë i vogël; fëmijë i parritur, i mitur, bërboç. Bërbjekët e katundit. Ndihmuan dy bërbjekë.
3. keq., bised. Fëmijë i prapë, trazovaç.
✱Sin.: bobolesh, kombisht, djepës, djepësor, lurek, bishtak, ferishte, njomëzak, i mitur, gërdhuckë, pot, bërboç, trazovaç.
FÓSHNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fëmijë i vogël që ushqehet ende me qumështin e nënës, fëmijë djepi. Foshnjë e porsalindur. Zë foshnje. Është ende foshnjë. Qante si foshnjë.
2. mospërf. Njeri i papjekur dhe fate pa përvojë në jetë; fëmijë. Arsyetonte si foshnjë.
✱Sin.: fëmijë, bebe, djepës, djepësor, njomëz, njome, njomëzak, i vogël, i mitur, lurek, bishtak, ferishte, kërthi, gërdhuckë, gërdhuz, pjellë, famull, pot.
♦ Dridhet (luan) foshnja (fëmija, barra) në barkun e nënës është një gjendje plot tmerr, të gjithë kanë shumë frikë (nga egërsia a krimet e dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë