Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LÍDHËS,~E mb. 1. Që shërben a që përdoret për të lidhur diçka, që lidh. Fije lidhëse. Hallkë (unazë) lidhëse. Ind lidhës. Makinë lidhëse.
2. Që shërben për të forcuar një lëndë ose për të ngjitur pjesë të ndryshme. Lëndë lidhëse.
3. Që bashkon dy vende, që lidh dy anë. Urë lidhëse. Vizë lidhëse (gjuh.) vizë e shkurtër që vihet zakonisht ndërmjet dy fjalëve ose ndërmjet dy temave, të cilat formojnë një njësi (p.sh., ditë-pune, ekonomiko-shoqëror, dora-dorës, Nikaj-Mërtur). Zanore lidhëse (bashkuese) (gjuh.) zanore ndërmjet dy temave të një fjale të përbërë (p. sh., gushtovjeshtë, mesoburrë, ballafaqe, këmbadoras, djegagur).
ZHEG,~U m. Vapë e madhe në verë; pisku i vapës. Të përvëlonte zhegu. Zhegu i verës. Gjumi i zhegut. Në pikë të zhegut. Në zheg të ditës. Bëjnë zhegun mërzejnë (për bagëtinë). Bën zhegun pushon në kohën e vapës (për njerëzit). - Po pse rri jashtë në këtë zeg vape? E solli bagëtinë për zheg. Mu në zeg të ditës asht çue e i ka shkue në derë me ia përplasë atë zemërim. (folk.).
✱Sin.: djegagur, zhugull, pisk, cër, zushë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë