Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DJATHTËSÍ,~A f. 1. vjet. Shkathtësia e gjymtyrëve të trupit dhe e shqisave; zotësi, aftësi e veçantë për të kryer një punë. Djathtësia e lëvizjeve. Kishte (tregonte) djathtësi.
2. vet. sh. ~, ~TË Lëndë mësimore në shkollën nëntëvjeçare që zhvillojnë shkathtësinë e gjymtyrëve e të shqisave, rritin aftësitë etj. (p.sh. vizatimi, muzika, etj.). Orët e djathtësive. Mësuesit e djathtësive.
SHKATHTËSÍ,~A f. zakon nj. 1. Të qenët i shkathët e i shpejtë në veprimet e lëvizjet që bën; tipar i atij që është i shkathët, zhdërvjelltësi; kund. ngathtësi. Me shkathtësi të madhe. Shkathtësia e duarve (e mendjes). Shkathtësi profesionale. Tregoi shkathtësi. Vepron (përgjigjet) me shkathtësi. Shkathtësi për jetën. Manovrim me shkathtësi. Shkathtësi digjitale.
2. Lloj aftësie e fituar për të kryer veprimtari të caktuara (që zakonisht lidhen me të shkruarit e të lexuarit), zotësi. Krijoj shprehi e shkathtësi. Shkathtësi në të lexuar.
✱Sin.: zhdërvjelltësi, veleti, mprehtësi, lëvizshmëri, marifet, qerratallëk, djathtësi, aftësi, zotësi.
ZOTËSÍ,~A f. Aftësia që ka dikush për të kryer diçka, të qenët i zoti; kund. pazotësi. Zotësi e rrallë. Zotësi në punë. Tregoi zotësi. Duhet zotësi. E përdor me zotësi. Me një zotësi të rrallë mundi t’u shpëtojë goditjeve të rrufeshme të shpatave. Drejton (udhëheq) me zotësi. Nuk i mungon zotësia. Në atë vend e ka çuar zotësia. Mos i shiko bukurinë, po çmoji zotësinë. (fj. u.).
✱Sin.: aftësi, prirje, shkathtësi, mjeshtëri, djathtësi, kapacitet, kërçik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë