Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DJATHÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën djathë, zakonisht në një stan a në një baxho, djathëpunues. Ndihmës i djatharit. Çdo grindje me bujtinarët e pagdhendur e me djatharët.
DJATHËBËRËS,~I m. sh. ~, ~IT Djathëpunues, djathar. Kishte vite që ishte djathëbërës në baxho.
DJATHËPUNÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën djathë, djathar; djathëbërës. Djathëpunues i zoti.
DJATHËZËNËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që zë djathin në stan a në baxho; djathar, djathëpunues; baxhoxhi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë