Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIZÉL,~I m., spec. 1. Lloj karburanti, që shfrytëzohet për fuqizimin e motorëve me djegie të brendshme. Shkarkimi i grimcave të dizelit.
2. Motor që shfrytëzon ngjeshjen e ajrit për të ngritur temperaturën e tij në një cilësi të tillë që të shkaktojë djegien e karburantit. Dizel me dy turbo. Dizeli i parë u ndërtua në qershor 1898.
MOTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Makinë e posaçme që punon me lëndë djegëse, me energji elektrike etj. dhe vë në lëvizje makina të tjera, aparate e mjete të ndryshme (duke shndërruar çdo lloj energjie në energji mekanike). Motor elektrik. Motor reaktiv. Motor dizel. Motor me djegie të brendshme (me naftë, me benzine, me avull). Motori i veturës (i aeroplanit, i traktorit). Zhurma (uturima) e motorit. Barkë (biçikletë) me motor. I vuri motor të ri. U nxeh (u ftoh) motori. Ndezi motorin. Punon mirë motori. Shtroj motorin e vë të punojë një farë kohe për provë pas riparimit të përgjithshëm. Ecte tatëpjetë me motor të shuar.
2. bised. Motoçikletë. Gara me motor. Hipi në motor. Ia shkeli motorit. Ra nga motori.
3. fig. Forcë që vë në lëvizje diçka që e shtyn të veprojë e të shkojë përpara. Motori i lëvizjes. Motori i skuadrës.
♦ Ndez motorët libr. ia filloj një pune me vrull pasi janë krijuar kushtet, i vihem menjëherë e me gjithë forcën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë