Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIVORCÚAR (i, e) mb., libr. 1. I ndarë me gjyq, i shkurorëzuar nga bashkëshorti a nga bashkëshortja. Çift i divorcuar.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Numri i të divorcuarve (i të divorcuarave).
NDÁRË (i, e) mb. 1. Që është veçan nga diçka ose nga dikush tjetër, jo i bashkuar; që i përket veçan secilit, jo i përbashkët; kund. i bashkuar. I kemi të ndara punët (detyrat). Rrugët tona janë të ndara. S’kanë asgjë të ndarë.
2. Që është ndarë në dy a më shumë pjesë. Arë e ndarë kaq këtej e kaq andej sinorit. Bukë e ndarë në dy pjesë.
3. Që është veçuar nga diçka tjetër, i nxjerrë veçan (për dy lëndë a për gjëra të ndryshme). Shumë parash të ndara për udhëtimin. Ushqime të ndara mënjanë për dimër.
4. Që e ka zgjidhur martesën; që nuk jeton më së bashku me të tjerë në një familje, që ka dalë veçan. Grua e ndarë. Burrë i ndarë. Vëlla i ndarë. Jemi të ndarë.
5. Që ia tregon edhe dikujt tjetër, që e ndan me dikë (për ndjenjat, emocionet) Dhimbja e ndarë me dikë përgjysmohet.
6. Që i është dhuruar ose i është dhënë dikujt. Paraja e ndarë si sadaka.
7. bot. I segmentuar në një numër të caktuar segmentesh, që shtrihen gati deri në bazë të pjesës (gjethes) së cilës i përket.
✱Sin.: i shkëputur, i veçuar, i shqitur, i përndarë, i shkallëzuar, i zbërthyer, i degëzuar, i çarë, i thyer, i copëtuar, i copëzuar, i përçarë, i shkolitur, i shpërndarë, i shkurorëzuar, i divorcuar, i vetmuar.
♦ Me *mendje të ndarë. I ndarë jo barabartë që ka anë ose pjesë asimetrike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë