Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ditshëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DITSHËM

DÍTSH/ËM (i),~ME (e)I mb. I dijshëm, i ditur. Është më i ditshëm se unë.

DITSHËM

DÍTSH/ËM (i),~ME (e)II mb. 1. I përditshëm; ditor; i ditës; i sotshëm. Bukë e ditshme.
2. I ndenjur, i ndiçëm; bajat. Kulaç i ditshëm.

PADITSHËM

PADÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk di gjë për një ngjarje etj.; që nuk ka informacion për dikë a për diçka, e paditur; kund i ditshëm, i ditur. Ishte e paditshme për ç’kishte ndodhur. Zyrtarëpaditshëm.
Sin.: i painformuar, i paditur, i padijshëm, i padije, injorant.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.