Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ditëgjatë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DITËGJATË

DITËGJÁTË mb. 1. Jetëgjatë; që iu zgjattë jeta (ur.); kund. ditëshkurtër. Paska qenë ditëgjatë!
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër. (fj. u.).

DITËKËPUTUR

DITËKËPÚTUR mb. 1. Që ka vdekur i ri, që e kishte jetënshkurtër; ditëprerë; kund. ditëgjatë. Ishte ditëkëputur, nuk e jetoi dot jetën.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

DITËPRERË

DITËPRÉRË mb. 1. Që ka vdekur i ri, që ka vdekur para kohe, ditëshkurtër; mallk. që iu shkurtoftë jeta, që iu prefshin ditët, që vdektë i ri; kund. ditëgjatë. Ç’thotë ky plak ditëprerë?
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Njëherë s’mu ngop xhani moj ditëprerë!

DITËSHKURTUAR
DITËSHUAR

DITËSHÚAR mb. 1. Që ka vdekur i ri; që e ka pasur jetënshkurtër; mallk. që iu shoftë dita;; kund. ditëgjatë. Nënë ditëshuar.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. - Iku i ri, ditëshuari! - Mbeti me duar në gji, ditëshuara!

DITËSOSUR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.