Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DITËSTERRÚAR mb. 1. Ditëzi (edhe si mallk.); kund. ditëbardhë. Grua ditësterruar. - Qofsh ditësterruar!
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. - Ç’e gjeti, ditësterruarin!
DITË/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që ka pësuar një fatkeqësi të madhe, që i kanë vdekur të afërmit dhe ka mbetur i shkretë; që s’e ka gëzuar jetën, që s’ka parë një ditë të bardhë; derëzi, fatzi; mallk. që e pastë jetën të zezë; kund. ditëbardhë. Grua (nënë) ditëzezë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit; kund. ditëbardhë. – Ç’e gjeti, ditëziun!
FATBÁRDHË mb. 1. Që ka shumë fat, që ka fat të bardhë; fatlumtur (për njerëzit); kund. fatzi. Grua fatbardhë.
2. Që vjen me diçka të mirë, që sjell mbarësi; kund. fatzi. Ditë fatbardhë.
✱Sin.: fatlum, fatlumtur, fatmirë, fatmadh, fatmbarë, ditëbardhë, orëmirë, orëbardhë, jetëbardhë, punëbardhë, lumëbardhë, ogurmirë, ogurbardhë, i bardhë, i bekuar.
FATLÚM,~E mb. 1. Që ka fat të mirë, që është me fat të bardhë, i lumtur (për njerëzit). Njeri fatlum.
2. Që sjell lumturi, që sjell të mira e gëzime; i lumtur. Martesë fatlume. Përjetoi një çast fatlum.
✱Sin.: i lumtur, fatbardhë, fatlumtur, fatmirë, fatmadh, fatmbarë, ditëbardhë, orëmirë, orëbardhë, jetëbardhë, punëbardhë, lumëbardhë, ogurmirë, ogurbardhë, i bardhë, i bekuar.
FATLÚMTUR mb. Fatbardhë, fatlum. Familje fatlumtur.
✱Sin.: fatbardhë, fatlum, i lumtur, fatmirë, fatmadh, fatmbarë, ditëbardhë, orëmirë, orëbardhë, jetëbardhë, punëbardhë, lumëbardhë, ogurmirë, ogurbardhë, i bardhë, i bekuar.
LÚMTUR (i, e) mb. 1. Që i ka të gjitha të mirat, që është shumë i kënaqur e i gëzuar në jetë e në punë, që jeton në luturi; fatbardhë; kund. i mjerë. Njeri i lumtur. Vajzë (nënë) e lumtur. Fëmijë (prindër) të lumtur. Rini (fëmijëri) e lumtur. I lumtur si fëmijë. E bëri të lumtur dikë. Rronte i lumtur. Qofsh i lumtur! ur.
2. Që është i mbushur me lumturi; që të jep lumturi; kund. i mjerë. Jetë e lumtur. Vite (ditë, çaste) të lumtura. E ardhmja e lumtur. Kam fatin e lumtur që jam midis jush.
✱Sin.: fatbardhë, fatlumtur, fatmirë, derëbardhë, fatlum, i bardhë, i mbarë, i uruar, i shkëlqyer, i kënaqur, i gëzuar, ditëbardhë, i trëndafilt, jetëbardhë, dritëmadh.
SHKRONJËBÁRDHË,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e ka fatin e bardhë; kund. shkronjëzi. Shkronjëbardhit i ndriti fati.
✱Sin.: fatmirë, fatbardhë, ditëbardhë.
SHKRONJËBÁRDHË,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që e ka fatin e bardhë. Cila është kjo shkronjëbardha?
✱ Sin.: fatmirë, fatbardhë, ditëbardhë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë