Fjalori

Rezultate në përkufizime për “distiloj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KULLOJ

KULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Pastroj një lëng nga papastërtitë a turbullirat me anë të një kulloreje, të një nape etj. Kulloj djathin (gjizën, qumështin).
2. spec., kal. Distiloj.
3. jokal., vet. v. III Bie llumifund. Kullon llumi.
4. jokal., vet. v. III Rrjedh pika - pika (për një lëng); rrjedh një shtambë, një enë e shpuar etj. Kullon uji (vaji). Kullon bucela. I kullon djersafaqe.
5. fig., bised., kal. E bëj më të qartë; e sqaroj a e qartësoj diçka (një ide, një mendim etj.). E kulloimirë problemin.
Sin.: pastroj, filtroj, distiloj, rrjedh, kthjelloj, fundërron.
kulloi *djersa. I kullojnë (i shkojnë) *jargët (dikujt). Ia kulloi *mendjen (dikujt). kulluan *sytë (për dikë a për diçka). As kullon e as turbullon (dikush) nuk përzihetasnjë punë, nuk trazon njeri, rri mënjanë; as ndihmon e as prish punë; as prish e as ndreq. As turbullon e as kthjellon (e as kullon) (dikush).

PASTROJ

PASTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëjpastër, i heq papastërtitë, i heq pluhurin, plehrat, baltën, lyrën, bojën etj. me fshesë, me furçë, me leckëlagur, me ujë me sapun a me detergjent etj., Pastroi shtëpinë (dhomën). Pastroi rrobat (këpucët). Pastroj xhamat. Pastroj biçikletën (makinën). Pastroj dhëmbët. Pastroj me fshesë. Pastroj me ujë (me alkool).
2. tek. I heq ndryshkun diçkaje duke e fërkuar; e fshij dhe e bëjshkëlqejë, i jap shkëlqim.
3. I heq mbeturinat a çdo gjë tjetër që e zë, e ndalon, e prish etj.; largoj gjërat që e kanë zënë dhe që të pengojnë për të kaluar, për të punuar etj. Pastroi kanalin. Pastroj çatinë nga dëbora. I pastroi rrugën. Ia pastroi tryezën..
4. vet. v. III I heq puçrrat, dregëzat ose njollatfytyrë e në lëkurë, e qëron; ia lan organizmin nga diçka e keqe, e dëlir. Ia pastroi fytyrën.
5. vet. v. III E kthjellon, i largon retë. Era e pastroi qiellin (motin).
6. E qëroj nga lëndët e huaja, nga pluhuri etj., e bëjkulluar a të pastër. Pastroj ujin (ajrin). Pastroj arën nga gurët (nga ferrat).
7. I heq cipën, lëkurën ose pjesëtjerapanevojshme një sendi ushqimor përpara se ta gatuaj ose përpara se ta ha, qëroj. Pastroj peshkun. Pastroj perimet. Pastroje mollën (dardhën)!
8. E çliroj a e shpëtoj një vend duke dëbuar ose duke asgjësuar pushtuesin. Pastroi vendin nga pushtuesit.
9. Heq atë që është e huaj, e tepërt, e panevojshme ose e dëmshme; e bëj më të qartë dhe më të kuptueshme diçka. Pastroj gjuhën nga fjalët e huaja. Pastroj programet (tekstet) nga lënda e tepërt.
Sin.: paqoj, paqësoj, fshij, laj, spastroj, shpëlaj, dëlir, heq, marr, shkrimb, shkërmoj, çndot, qëroj, kulloj, filtroj, rafinoj, brizoj, distiloj, kthjelloj, hap, spërndris, shkëlqej, shkëlqar, shpluhuroj, qiqëroj, shkërmoj, përlaj, rruaj, kruaj, brushoj, shkund, fajkoj, zbardh, lëmoj, planoj, sheshoj, zdrukthoj, harr, tëharr, zgrathoj.
Pastroje (laje) *gojën! iron. Ma pastroi *rrugën (udhën) (dikush). Ma pastroi udhën (*rrugën) (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.