Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DISPONUESHMËRÍ,~A f. Gjendje ose aftësi e diçkaje për t’u përdoru; qasje ose përdorim të mundshëm i diçkaje ose dikujt. gatishmëri për veprim; dispozicion. Disponueshmëria e të dhënave. Disponueshmëria e librit në bibliotekë. Disponueshmëria e internetit. Siguron disponueshmërinë e koleksioneve të muzeut. disponueshmëria e kandidatëve.
DISPONÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është gjendje, që është gati për t’u përdorur; që është në dispozicion; kund. i padisponueshëm. Mjete të disponueshme. Mallra të disponueshme.
2. Që është në pritje për të marrë një detyrë të re zyrtare; që është në dispozicion të dikujt. Është i disponueshëm për këtë vend pune.
DISPOZICIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendje e tillë e dikujt, kur ai është i gatshëm ose i detyruar t'i shërbejë një tjetri sa herë që ky të ketë nevojë ose të dëshirojë; të qenët nën urdhrat e dikujt; të qenët e diçkaje nën varësinë a në dorën e dikujt, që ka të drejtë ta përdorë sipas nevojave. Jam në dispozicionin tuaj. Ka në dispozicion mjete të shumta. Vë (lë) në dispozicion të dikujt.
2. Gjendja e një nëpunësi, të cilit ende nuk i është caktuar vendi i përhershëm i punës; të qenët në pritje për të marrë një detyrë të re zyrtare. Në dispozicion të seksionit (të ministrisë). Mësues në dispozicion. Është në dispozicion.
PRITSHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. 1. Mënyrë pune kur nuk veprohet menjëherë, kur bëhen me vonesë ose zvarriten punët a çështjet, mungesë vetëveprimi, iniciative e gjallërie në punë, qëndrim në pritje pa vepruar; të qenët pasiv. Rrinte (qëndronte) në pritshmëri (në pozita pritshmërie).
2. Gjendja e dikujt kur pret të bëhet diçka, dispozicion. Ishte në pritshmëri.
3. Diçka që pritet të bëhet. I kaloi të gjitha pritshmëritë.
✱Sin.: pritmëri, pritësi, dispozicion, pritje.
TRE/G,~GUI m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Shesh i hapur a ndërtesë e posaçme, ku shiten e blihen sende ushqimore, kafshë a mallra; vend i posaçëm ku tregtohet mall; pazar. Tregu i gjësë së gjallë (i kafshëve). Tregu i drithit. Tregu i frutave dhe i perimeve. Tregu ushqimor. Tregu i sendeve të përdorura. Tregu i shumicës (i pakicës). Tregu i mishit. Tregu i peshkut. Ditë tregu një ditë e caktuar në javë kur njerëzit venë në këtë vend për të shitur e për të blerë. E bleu në treg. E nxori në treg. U kthye nga tregu.
2. Krahinë, vend a grup vendesh, hapësirë gjeografike, ku mund të shiten mallrat. Treg kryesor (i rëndësishëm). Tregu i jashtëm. Tregu ndërkombëtar. Çmimet e tregut. Kërkesat e tregut. Lufta për tregje. Kërkojnë (pushtojnë) tregje të reja. Sundon tregun. Studim i tregut. E përmbyti tregun me mallra.
3. Shitje dhe blerje e mallrave, tregti. Treg i gjerë. Tregu i kafshëve. Ditë tregu një ditë e caktuar në javë për të shitur e për të blerë. Tregu i shumicës tregu ku shiten mallra me shumicë. Tregu ndërkombëtar (i brendshëm, i jashtëm). Treg i lirë tregti me çmime të mbështetura në kërkesën dhe në ofertën dhe jo në kursin zyrtar. Hedh në treg.
4. fin. Sfera, në të cilën qarkullojnë vlerat monetare. Tregu financiar (monetar, valutor). Tregje të aksioneve. Tregu i Bursës. Tregje të obligacioneve. Tregu i zi treg paralel dhe i paligjshëm ku çmimet zakonisht janë më të larta se çmimet zyrtare; treg që karakterizohet nga tregtia e paligjshme e mallrave, e parave dhe e shërbimeve. Barometër tregu. Depërtoj në treg. Gjendje kolapsi e tregut. Hedh në treg. Tërheq nga tregu një mall stok ose me afat të skaduar. Integrimi i tregjeve. Luhatje në treg. Ngop tregun. Stimuloj tregun. Strategji e tregut. Prirje e tregut. Testoj tregun. Vëzhgoj tregun. Zotëroj tregun. Treg dytësor treg i letrave me vlerë ku trajtohen vlerat që janë në qarkullim. Bursat e letrave me vlerë janë tregje të dyta. Tregu primar (i parë) tregu i emetimit të letrave me vlerë, shitja e parë e një letre me vlerë që është emetuar rishtas. Tregu i aksioneve tregti e aksioneve që bëhet në bursë. Treg i hapur treg pa kufizime për shitësit a për blerësit. Treg kapitali. Tregu i kapitaleve. 1. Treg për ofertën dhe për kërkesën e letrave me vlerë. 2. Treg për çdo lloj paraje që vihet në dispozicion për një kohë afatmesme dhe afatgjatë. Investim në tregun e kapitaleve. Politika e tregut të kapitaleve. Studimi i tregut të kapitaleve.
5. Mundësia që japin ekonomia, arsimi e veprimtari të tjera për punësim, kërkesa për punësim të punonjësve a të specialistëve në fushat përkatëse. Tregu i punës treg teorik ku takohen oferta me kërkesën e punës Studim i tregut të punës. Gjendja e tregut të punës. Politika e tregut të punës. Statistika për tregun e punës. Studim i tregut të punës. Të dhëna mbi tregun e punës. Zhvillimi i tregut të punës.
6. Blerës i mundshëm, klient; klientelë. Nuk ka treg për këtë artikull.
✱Sin.: pazar, dyqan, shitore, panair, çarshi, pjacë, shitblerje, tregti, blerës, klientelë.
♦*Monedhë tregu (shkëmbimi) libr. Nuk nxjerr gjë në treg (dikush) shih nuk nxjerr (nuk qit) gjë në shesh (dikush). E nxjerr në treg (në *pazar) (dikë a diçka) keq. *Plaçkë tregu keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë