Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRQENDR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Grumbulloj në një pikë a në një vend njerëz, sende etj. për një qëllim të caktuar, mbledh në një vend, bashkoj në një pikë; kund. shpërqendroj. Përqendroi kapitalet. I përqendroi në një pikë (në një vend).
2. Drejtoj e ngulit shikimin etj. në një vend ose në një anë. Përqendroi shikimin (vështrimin, sytë) te skena.
3. Mbledh e drejtoj diku për një qëllim të caktuar, e ngulit në një gjë a në një pikë (për forcat, vëmendjen, veprimet, goditjet etj.). Përqendroj vëmendjen. Përqendroj forcat. Përqendroj mendimet.
4. Bashkoj në një qendër drejtuese, krijoj një qendër drejtuese të vetme. Përqendroi pushtetin krijoi një pushtet qendror; mori në dorë vetë frenat e sundimit pa e ndarë këtë me të tjerë. Përqendroi fuqinë (drejtimin).
✱Sin.: grumbulloj, dislokoj, mbledh, ngulit, ngul, ndaloj, ndal, mbaj, drejtoj, hedh, përmbledh, bashkoj, organizoj, qendërzoj, vatërzoj, centralizoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë