Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DALL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR. 1. kal. Shquaj me shqisa a me mend një njeri, një send, një dukuri etj. nga një tjetër, midis të tjerësh ose në një mjedis, ndaj a veçoj njërin nga tjetri dy njerëz, dy sende etj. sipas veçorive e tipareve të ndryshme që kanë; nuk e ngatërroj dikë a diçka me dikë a me diçka tjetër; e vë re dhe e njoh dikë a diçka në një mjedis. Dalloj ngjyrat (format, tingujt). Dalloj shkrimin e dikujt. Dalloj Yllin Polar. Dalloj të zezën nga e bardha. Dalloj të mirën nga e keqja. Dalloj kuptimet e fjalës. Mezi e dalloi në errësirë. Kjo cilësi e dallon nga të tjerët. E dalloi nga zëri (nga e ecura). S’ka asgjë që ta dallojë. S’dallonte dot grurin nga thekra. S’e dallon dot.
2. bised., kal. Vë në dukje para të tjerëve vlerat, punën a veprimtarinë e shquar të dikujt e nxjerr të dalluar dikë. Klasën (shkollën) e tyre e dalluan.
3. jokal. Kam tipare e veçori që më shquajnë nga të tjerët, nuk jam si të tjerët; dallohem. Dallojnë mirë njëra nga tjetra. Dallon shumë nga të tjerët.
✱Sin.: shquaj, përshquaj, veçantoj, njoh, shëmbëllej, shoh, vërej, diktoj, ndaj, shkoqit, pikas, mëtoj, vegoj, veçantoj, diferencoj, diskriminoj, ndryshoj, shikoj, syzoj.
DISKRIMINÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur diskriminoj dikë a kur diskriminohem. Diskriminim politik (ekonomik, shoqëror, racial). Diskriminimi i të varfërve. Politika e diskriminimit. Përpjekje kundër diskriminimit.
MOSDISKRIMINÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Mungesë diskriminimi; veprimi dhe gjendja kur nuk e diskriminoj dikë ose kur nuk diskriminohem; kund. diskriminim. U konsultuan disa manuale për barazinë dhe mosdiskriminimin. U kërkua transparencë dhe mosdiskriminime.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë