Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASIMILÍM,~I m. 1. biol. Përvetësimi i një lëndë të jashtme, duke e përpunuar në organizëm; tretje, thithje, përthithje. Asimilim i ushqimit. Asimilim i oksigjenit.
2. fig. Përvetësimi i një mësimi, të fituarit e dijeve dhe të njohurive në mënyrë të plotë. Asimilim i mësimit. Asimilim i një lëndë.
3. Shkrirje e një populli ose e një kombi, duke e bërë të humbasë veçoritë e tij kombëtare dhe të përvetësojë gjuhën, zakonet etj. të një populli ose të një kombi tjetër; tjetërsim. Asimilimi i një kombi. Asimilimi i mërgatës. Rreziku për asimilim.
4. gjuh. Kthimi i një tingulli, nën ndikimin e një tjetri, në një tingull të njëjtë a të ngjashëm me të për lehtësim shqiptimi ose për të ruajtur ritmin; kund. disimilim. Asimilim i tingujve zanorë (tingujve bashkëtingëllorë). Asimilim fonetik. Asimilim i pjesshëm (i plotë).
✱Sin.: përvetësim, përvetim, thithje, përthithje, nxënie, mësim, shkrirje, tretje, tjetërsim, integrim, përngjashmim.
DISIMILÍM,~I m. 1. biol. Shpërvetim; kund. përvetim. Disimilim i lëndëve organike.
2. gjuh. Kthimi i njërit prej dy tingujve të njëjtë ose të ngjashëm në një tingull tjetër, i cili është më pak i ngjashëm me atë që mbetet i pandryshuar; shpërngjashmim; kund. shpërngjashmim, asimilim. Disimilim zanoresh. Disimilim bashkëtingëlloresh. Disimilim në kontakt.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë