Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DISFÁT/Ë,~A f sh. ~A, ~AT 1. Shpartallim që pëson një ushtri në një luftë a në një betejë, thyerje e plotë; humbje e rëndë që pëson dikush në një ndeshje etj.; dështim; kund. fitore. Disfatë e plotë (e menjëhershme, e turpshme). Disfata të njëpasnjëshme. I shkaktoi disfatë. Pësoi disfatë. Disfata është një shkollë prej së cilës e vërteta del gjithmonë më e fuqishme. (fj. u.).
2. Dështim në një punë; rënie e theksuar, humbje e ndjeshme. Disfatë ekonomike (politike).
HÚMBJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Lënia e diçkaje diku pa e pasur mendjen. Humbja e të hollave. Humbja e çadrës.
2. Vjedhja ose marrja e diçkaje vetjake (para, çantë, makinë, pronë, pasuri etj.) Humbja e shtëpisë. Humbje e parave në kumar (në lojë).
3. Pamundësia për gjetjen e rrugës a drejtimit të duhur. Humbja e rrugës.
4. Shkalla e rënies ose e dobësimit të një shprehie a aftësie trupore a shpirtërore; dobësimi a shuarja e dalëngadaltë e diçkaje. Humbja e durimit. Humbja e dëgjimit (zërit). Humbja e këmbës (e dorës...). Humbje e gjakut. Humbja e shpejtësisë. Humbja e bukurisë.
5. Gjendja kur nuk e kemi më a nuk na shërben apo që nuk e kemi më një të drejtë të mëparshme. Humbje e autoritetit. Humbja e dashurisë (miqësisë, besimit). Humbja e lirisë. Humbja e shtetësisë.
6. Zhytja, fshehja ose mosshfaqja më në shesh e dikujt a diçkaje; kund. gjetje. Humbja e unazës në rërë. Humbja e guaskës në det. Humbja e fëmijës mes turmës. Humbja në pyll. Humbje e diellit pas kodrës.
7. ek. Rënie e të ardhurave a dëmtim i biznesi pasi nuk mund të fitojë më aq sa mund të fitonte më parë. Doli me humbje. E shiti me humbje.
9. Pjesë e një pune a prodhimi që shkon dëm nga pakujdesia ose nga paaftësia; kund. fitim. Humbje natyrore. Humbja e drithit (e grurit). Pakësojnë humbjet. Korrin shpejt e pa humbje.
10. Mundja a dështimi në një luftë, në një ndeshje, në një lojë etj.; dëmi që pëson dikush kur del i mundur; kund. fitore. Humbje e thellë (e madhe, e rëndë). Humbjet e armikut. Pësoi humbje. Nuk i njeh humbjet.
11. zakon. sh. Dëmi në njerëz kur këta vriten, plagosen a zihen robër në luftë; armët dhe mjetet e tjera luftarake që na shkatërrohen ose dalin jashtë përdorimit. Humbje fizike (materiale). Humbje të mëdha (të pazëvendësueshme). Humbje në njerëz dhe në armatime. Kanë pasur humbje.
12. fig. Fatkeqësia dhe dëshpërimi që ndjen dikush kur i vdes një i afërm, një shok a dikush tjetër. Humbje e madhe (e thellë, e rëndë).
13. Gjendja pa ndjenja kur njeriu zhytet thellë në një fatkeqësi dhe s’di ç’bëhet përreth; kllapi. Ishte (ra) në humbje.
14. fig., bised. Vend i largët dhe pa kthim i dikujt a diçkaje. E bënin ushtrinë në humbje. E çuan djalin në humbje.
✱Sin.: zhdukje, bjerrje, lënie, harrim, përhumbje, firë, dëm, dobësim, disfatë, këputje, mundje, tretje, shterje, lënie, kllapi.
KAPITULLÍM,~I m. 1. usht. Disfatë e një lufte a beteje, dorëzim pa kushte; dokumenti i firmosur i këtij akti. Akti i kapitullimit. Firmosi kapitullimin.
2. edhe fig., mospërf. Dështimi i një nisme për biznes a i një përpjekjeje të dikujt; falimentim. Kapitullimi i turpshëm.
✱Sin.: dorëzim, falimentim, dështim, disfatë.
KATAKLÍZ/ËM,~MI m. 1. Katastrofë a përmbytje e madhe dhe e papritur, që sjell pasoja të mëdha shkatërruese; shkatërrim i plotë. Ndodhi një kataklizëm.
2. Rrëshqitje masive dheu, bore ose akulli etj., që shkakton pasoja të rënda materiale dhe viktima.
3. edhe fig. Fatkeqësi, rrënim, degradim a disfatë e plotë me karakter shoqëror, politik etj. Kataklizëm politik (ekonomik, kulturor).
✱Sin.: katastrofë, përmbysje, përmbytje, shkatërrim, fatkeqësi.
KNOKÁUT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. sport. Humbje e lojës së boksit kur lojtari, pas një goditjeje të fortë nga kundërshtari, bie përtokë dhe nuk ngrihet dot brenda dhjetë sekondave. Arbitri shpalli knokautin e boksierit.
2. mjek. Marrje mendsh ose të fikët për shkak të një goditjeje të fortë në kokë ose të një sëmundjeje të rëndë. Pati (pësoi) një knokaut (një fatkeqësi të ngjashme me një goditje të fortë në kokë).
3. fig. Disfatë e madhe; dështim i plotë në një sipërmarrje, në një biznes etj.; falimentim. Knokaut në biznes.
✱Sin.: disfatë, falimentim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë