Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DISÁ- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “disa; që ka disa...” (disaditor, i disahershëm, disakatësh, disallojësh, disamuajsh, disamujor, disavjeçar etj.).
DISAVJEÇÁR,~E mb. 1. Që zgjat a që vazhdon disa vjet me radhë, që bëhet në disa vjet. Punë (përpjekje) disavjeçare. Kurs disavjeçar.
2. Që ka disa vjet që është bërë ose që është shfaqur (për sende, për dukuri etj.); që ka disa vjet që ka lindur, që ka një moshë prej disa vjetësh (për qenie të gjalla). Bimë (qenie) disavjeçare. Përvojë disavjeçare.
EPISTEMOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Studiues në epistemologji. Rezultatet e studimit disavjeçar epistemologu i botoi në revistën shkencore. Qasje prej epistemologu.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë