Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIRÉKT ndajf. Drejtpërdrejt, drejtpërsëdrejti, drejt; pa ndërmjetësinë e dikujt a të diçkaje tjetër; kund. tërthorazi. Ndikon direkt. Shfaqet direkt. Jepet direkt. E pyeti direkt.
DORËPËRDÓRSH/ËM (i),~ME (e) mb. I tanipërtanishëm, i sotpërsotshëm; kund. i përhershëm. Mendimi im i dorëpërdorshëm është që të nisemi direkt.
✱Sin.: i tanipërtanishëm, i hëpërhëshëm, i njëherëpërhershëm, i sotpërsotshëm
GJUMËLÉHT/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e ka gjumin të lehtë. Gjumëlehti zgjohet direkt.
MENAXH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Drejtoj, kontrolloj, administroj (për dikë apo për diçka). Ka si detyrë të menaxhojë stafin që është i përfshirë direkt në rrjetin e shitjes. Menaxhonte paratë e kompanisë. E menaxhoi mirë situatën (konfliktin, pandeminë). Këshilla për të menaxhuar kuriozitetin e fëmijëve.
2. Kam si detyrë a si profesion të kujdesem dhe të rregulloj problemet profesionale të një artisti, sportisti etj.
NAVIG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Lundroj. Anija navigon drejt portit.
2. Marr informacion dhe udhëzime teknike në lidhje me udhëtimin, transportin në ujë, në ajër, në hapësirë. Shoferët mund të navigojnë direkt në destinacionet e tyre duke përdorur navigator të integruar.
3. inf. Marr informacion duke kaluar një faqe interneti në tjetrën, lundroj në internet. Shtyjnë orët duke naviguar në internet. Këshilla për të naviguar në internet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë