Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJALLËRÍ,~A f. 1. Të qenët gjallë; aftësia e një qenieje të gjallë për të jetuar; gjallje; jetë. Gjallëria e organizmit. Dëshmi gjallërie.
2. Të qenët i shkathët, energjik e i lëvizshëm; veprim ose lëvizje në mënyrë të gjallë. Gjallëri rinore. Plot gjallëri. Punon me gjallëri. Flet me gjallëri.
3. Veprimtari e dendur, e gjallë; lëvizje e pandërprerë e njerëzve; jetë. Gjallëri e madhe. Rrugë plot gjallëri. Ka gjallëri.
✱Sin.: zhdërvjelltësi, freski, shkathtësi, energji, dinamizëm, frymëmarrje.
OPERATIVITET,~I m. Aftësi, zotësi për të kryer një punë shpejt e në kohë të caktuar; shpejtësi në veprim. Shkalla e operativitetit. Vepronte plot harmoni operativitet e dinamizëm. Zbatimi i saj ka nevojë për një nivel operativiteti të lartë. Gjendeshin pa asnjë mundësi operativiteti.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë