Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dilemë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AUSHVICIAN

AUSHVICIÁN,~E mb. Që ka të bëjë me kampin e përqendrimit gjatë LuftësDytë Botërore në Aushvic; i Aushvicit. Dilemë aushviciane dysia aushviciane se ose punon shumë e shpresonfitosh lirinë, ose përfundonkremator për t’u djegur i gjallë.

CARRNJATJE

CARRNJÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur carrnjat dikë a kur carrnjatem.
2. Gjendja kur je i pavendosur ose i pasigurt për diçka, mëdyshje. Carrnjatjet e vazhdueshme e pengoninmerrte vendimin e duhur.
Sin.: lëkundje, ndërdyshje, dilemë, ngurrim, hezitim.

CUPITJE

CUPÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1.Veprimi i të cupiturit.
2. Të lëshuarit goja lëng.
3. edhe fig. Të qenët me dy mendje ose në dilemë.

CUPITSHËM
DILEMË

DILÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. logj. Gjykim a mendim që për të njëjtën gjë përmban dy teza, dy zgjidhjekundërta, prejcilave duhet zgjedhur vetëm njëra, pasi përjashtohet çdo zgjidhje e tretë; mëdyshje. Dashuria është çelësi i artë i dilemës njerëzore. (fj. u.).
2. libr. Gjendje e vështirë, kur dikush duhetzgjedhë njërën nga dy mundësitë ose nga dy gjërat e kundërta a të ndryshme që i paraqiten. Dilemë e vështirë. Ështëdilemë. E vuri përpara një dileme. E zgjidhi dilemën.
Nuk i dilet *përpara (dikujt a diçkaje).

DOMËN

DÓM/ËN,~NAI f. sh. ~NA, ~NAT vjet., krahin. qenët i pavendosur; dilemë, dyshim. Jam ndër domna. Nëpër (ndër) domna dyshtas; me ngurrim; në dyshim.
Sin.: mëdyshje, dilemë, pasiguri, dyshim.

DYSHIM

DYSHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dyshoj për dikë a për diçka; pasiguri, lëkundje e mosbesim për vërtetësinë ose për saktësinë e diçkaje, për mundësinë e plotësimit të një pune etj. Dyshim i pathemeltë (i kotë). Ndjenja e dyshimit. Pa asnjë dyshim (pa pikë dyshimi) sigurisht, me siguri, patjetër. S'ka dyshim që... (se...) me siguri që..., sigurisht që..., patjetër që... Ka një dyshimvogël. Ka shumë dyshim.
2. Gjendja kur jam i dyshuar ose kur dyshoj për dikë a për diçka; gjendja kur dyshoj; ndjenjë pasigurie, lëkundjeje e mosbesimi për dikë a për diçka. E ha (e bren, e mundon) dyshimi. Shpreh (heq) dyshimin. S’lë asnjë dyshim. Vë (vihet) në dyshim. Biedyshim. Pret (sheh) me dyshim. - Lëri dyshimet! Kishte disa dyshime. U çlirua nga dyshimet.
3. Mendimi se dikush nuk është ndoshta aq i mirë sa duket, mendimi pak a shumë i bazuar se dikush është njeri jo i mirë; të menduarit keq për dikë a për diçka. Ka dyshim (për dikë). I ngjall dyshim. Ka dyshimeshumta. Mbibie dyshimi.
Sin.: hamendësim, supozim, mëdyshje, ndërdyshje, dilemë, dyzim, merak.

SHIL

SHIL,~I m., krahin. 1. Dëshirë, ëndje; epsh. E ka zënë shili për të kërcyer. Ka shil për punë.
2. Lëkundje besimi, dyshim. Më ha shili tek ai.
Sin.: dashje, hir, ëndje, kënaqësi, qejf, mirakande, hamendësim, supozim, ndërdyshje, dilemë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.