Fjalori

Rezultate në përkufizime për “diktohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DIKTOHEM

DIKT/ÓHEMI jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e DIKTÓJI. Diktohem padashur.

DUKEM

DÚK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Jam në një vend ku mund të më shohintjerët,. Duket mali (fusha, qyteti, fshati). Duken dritat. Dukej mirë (qartë). Duket nga lart. Sa mezi duket. Fshihu se dukesh!
2. Shfaqem përpara syvedikujt, dal në një vend ku më rrok syri i dikujt a ku vihem re mirë nga dikush, shfaqem; kund. zhdukem. U duk dielli (hëna). U dukën re të zeza. U dukën dy njerëz. U duk atje tej. U dukhorizont. Nuk u duk gjëkundi.
3. bised. Shkoj diku për të parë a për të takuar dikë. Dukej rrallë nga këto anë. - Duku nga shtëpia! - Mos u dukkëtej!
4. Lë një përshtypje a krijoj një ide të caktuar te të tjerët; lë një përshtypje a krijoj një ide tjetër, jo të saktë ose të gabuar, lë përshtypjen sikur jam i tillë, shfaqem si...; shëmbëllej me dikë a me diçka. Duket i ri (plak, i shëndoshë, i sëmurë, i lodhur, i gëzuar, i hidhëruar, i lumtur). Duket si i përdorur. Duket si i vëllai (si e motra). - Si të duket? Kushedi s’i duket vetja vlerëson shumë veten, mbahet me të madh.
5. vet. v. III (zakonisht me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Kam një mendim, një ide ose një përshtypjecaktuar për dikë a për diçka; kujtoj se është kështu ose ashtu, më ngjan, më bëhet sikur, pandeh. duket i drejtë (i padrejtë). M'u duk shumë i nxehtë (shumë i ftohtë). Më duket se është nisur mundjetë nisur. duket e udhës. S'më duket gjë dikush a diçka s’e vlerësoj fare, s'ma mbush syrin; s'më tërheq, s'më hyn në sy. - Kështuduket. - Si të të duketmirë. -duket se ka të drejtë.
6. Jam në një gjendjecaktuar trupore a shpirtërore, ndihem; jam; kam këto ose ato përfu-ndime, arritjepunë a në jetë; shkoj. Sot duketmirë (më keq). - Si dukesh me shëndet? - Si duket sot i sëmuri? - Si duken punët? - Si dukesh me punë?
7. Shfaq veten përparatjerëve me të gjitha vetitë e tiparetkam, zbuloj vetveten, e tregoj kush jam. U duk se kush është. Miku i vërtetë duketditëvështira. (fj. u.). Kapiteni i mirë duketfurtunë.( fj. u.).
8. keq. Përpiqemdal mbitjerët, bëj çmos që të bie në sy a të dallohem për çdo gjë. Kërkon (i pëlqen) të duket. Nuk punon për t'u dukur. Se bëri për t’u dukur. Puno, se duhet punuar, jo për të dukur e lavdëruar. (fj. u.).
9. bised., vet. v. III Dallohet qartë (nga tiparet, nga cilësia, nga shenjat, nga trajta a pamja e jashtme etj.), vihet re, bie në sy menjëherë; është fare e qartë, merret vesh, kuptohet; mundmerret me mend qysh tani përfundimi i një pune; ndihet. Duket puna (dora) e dikujt. Duket ndikimi i dikujt a i diçkaje. U duk kjo punë. Duket sheshit. Duketështë i ri (i vjetër, i përdorur, i mbajtur, i paprekur, i shëndoshë). Duketështë i përgatitur (që ka mësuar). Duketështë vepër e mirë. Duket që e duan shumë njëri-tjetrin. Siç duket... (fj. ndërm.). Me (nga) sa duket... (fj. ndërm.). Kur të jeshdhehuaj, ditaduket një muaj. (fj. u.). Stani duket në të pjellë, ara duket në të mbjellë. (fj. u.).
10. bised., vet. v. III Botohet, delqarkullim, deldritë. Kohët e fundit janë dukur shumë veprareja.
Sin.: shihem, diktohem, zbulohem, dallohem, shquhem, përfaqem, vizatohet, buthtohet, mbij, stërditem, tregohem, dëftohem, tregoj, rrëfej, ngjan, tingëllon, shëmbëllej, përngjaj, ngjaj, pandeh, ngjason, bëhet, vjen, vërehet, demonstrohet.
Siç duken (siç tregojnë) *bathët... S’i duket (s’i gjendet) *binaja (dikujt a diçkaje) bised. Nuk i duket (i humbi) *boja (diçkaje). S’më duket *gjë (dikush a diçka). Duket *sheshit (diçka). Kushedi ç’i duket vetja! (dikujt) iron. e vlerëson vetenlart nga ç’është; është dashuruar pas vetes; shet mend (dikush).

KAMUFLOHEM

KAMUFL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Fshihem duke përdorur mënyrandryshme maskimi, me qëllim që të mos diktohem se ku ndodhem.
2. edhe fig. Përdor mënyrandryshme kamuflimi për t’u fshehur a për t’u maskuar.
3. pës. e KAMUFLÓJ.
Sin.: fshihem, maskohem.

ZBULOHEM

ZBUL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. hiqet ose me ngrihet mbulesa, veshja a mbështjellja dhe dalshesh; zbuloj veten; kund. mbulohem. U zbulua fëmija. Zbulohet shpeshgjumë.
2. fig., vetv., kryes. v. III Shfaqet, duket, delshesh, del hapur, bëhet i njohur (një veprim, një synim, një e dhënë etj. ose dikush). U zbulua menjëherë. - Mos u zbuloni pa urdhër! Më në fund u zbulua edhe ai foli, tha ato që dinte.
3. vet. v. III I hiqet dheu që e ka mbuluar, zbathet rrënja e një bime.
4. pës. e ZBULÓJ. Përmendorja u zbulua nga një vajzë e vogël. U zbulua një varr i lashtë. U zbuluan rezervamëdha. U zbuluan boshllëqet (dobësitë, të metat). U zbulua komploti. Ligjet e fizikës janë zbuluar nga Njutoni. Gjithë ato punëjanë për t’u qortuar, zbulohen nga drita.
Sin.: zhvishem, çmbështillem, buthtohem, zgaqem, shpërfaqet, njihem, dukem, përfushem, diktohem, pikasem, lakuriqem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.