Fjalori

Rezultate në përkufizime për “diktim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DIKTIM
DIKTIMOJ

DIKTIM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR drejt., kal., Shpie në gjyqin e diktimit një vendim që e ka dhënë një gjyq tjetër; apeloj. E diktimoi vendimin (gjykimin).

PIKASJE

PIKÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pikas ose kur pikasem. Pikasja e qëllimevedikujt.
Sin.: diktim, zbulim, gjetje, të kuptuar.

STENOTIPI

STENOTIPÍ,~A f. Sistem simbolesh fonetike ose kombinimesh të tyre për të shkruar me diktim. Do të niste një kursveçantë për stenotipi. Ishte një njohës i mirë i stenotipisë.

ZBULIM

ZBULÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zbuloj diçka; heqja e mbulesës, e veshjes a e mbështjelljes së dikujt a së diçkaje; kund. mbulim. Zbulimi i trupit. Zbulimi i kokës. Zbulimi i përmendores. Zbulimi i makinës. Zbulimi i pllakës përkujtimore.
2. Gjetja e diçkajembuluartokë duke gërmuar etj., pasi është kërkuar për një farë kohe; daljadritë e diçkajefshehur a të mbuluar. Zbulimi i thesarit. Zbulimi i rrënjëve. Zbulimi i mineralit. Zbulimi i rrënojave (i mureve) të kështjellës. Zbulimi i një vendbanimi të ri.
3. Diçka e re a e panjohurparë, e cila zbulohet, gjendet a deldritë pas një kërkimigjatë dhe një pune këmbëngulëse; ajozbulohet, gjetje, shpikje. Zbulim i ri (i madh, i papritur). Zbulimet e fundit. Zbulimet gjeografike (arkeologjike). Zbulim shkencor. Zbulimi i penicilinës. Zbulimi i energjisë atomike. Zbulimi i një ligjishkencës. Zbulimi i radioaktivitetit.
4. usht. Mbledhja e të dhënavendryshme për armikun, për terrenin, për mjedisin etj., që bëhetmënyrëfshehtë ose duke hapur zjarr nga njësi a grupecaktuaravendin ku parashikohetzhvillohen veprime luftarake; njësi a grup i caktuar luftëtarëshkryen këtë veprimtari; kund. kundërzbulim. Zbulimi ajror (taktik). Zbulim me luftim (me zjarr). Aeroplan zbulimi. Fluturime zbulimi. Fotografi zbulimi. Toga (skuadra) e zbulimit. Grupet e zbulimit. Doli (shkoi) për zbulim. Për qëllime zbulimi.
5. Organ i posaçëm, agjenci a strukturë shtetërore, që ka për detyrëmarrë, të mbledhë e të studiojëdhënafshehta për veprimtarinë dhe gjendjen ekonomike, politike, ushtarake etj. të një vendi a të vendevetjera; kund. kundërzbulim. Zbulimi dhe kundërzbulimi. Zbulimi armik (i huaj). Zbulimi ushtarak. Organet e zbulimit. Oficer (punonjës) i zbulimit.
6. Nxjerrja a daljashesh e dikujt a e diçkajefshehur a që është bërëfshehtësi; shpërfaqje; pikasje e dikujt apo diçkaje; kund. fshehje. Zbulimi i kriminelëve. Zbulimikohë i krimit (i vjedhjes, i tradhtisë). Zbulim i veprimtarisëjashtëligjshme. Zbulim i shpërdorimeve. Zbulimi dhe parandalimi i veprave kriminale. Zbulimi i planitsulmit.
7. sport. Dalje e lojtaritpozicionpambuluar nga kundërshtari. Zbulimi i pozicionitmbrojtësit (i sulmuesit, i mesfushorit).
Sin.: zhveshje, çmbështjellje, heqje, gjetje, shpikje, shpërfaqje, dukje, pikasje, nxjerrje, njoftim, paraqitje, parashtrim, diktim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.