Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIKTATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kryetar i një shteti a i një qeverie, që ka pushtet të pakufizuar dhe vepron me dhunë dhe egërsi të madhe pa përfillur askënd; tiran. Diktator fashist (komunist). Diktator i egër (i pamëshirshëm, i tmerrshëm). Diktatori që e mbajti vendin në izolim.
2. fig., libr. Ai që u dikton të tjerëve vullnetin e vet pa përfillur mendimin, dëshirat dhe interesat e tyre, ai që jep urdhra e komandon pa pyetur askënd; tiran.
DIKTATÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pushtet i dhunshëm e i pakufizuar shtetëror, që shpreh e mbron interesat e sunduesve; pushteti i diktatorit; tirani. Diktaturë ushtarake (politike, fashiste, monarkiste, komuniste). Diktaturë absolute. Diktaturë e egër.
2. fig., libr. Sjellja e veprimet e atij që u jep urdhra të tjerëve e u dikton vullnetin e vet pa përfillur mendimin, dëshirat e interesat e tyre, sjellje prej diktatori. Kishte vendosur diktaturë në shtëpi (në zyrë, në punë).
MONSTRUOZITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Diçka jashtëzakonisht e egër dhe mizore, sjellje a veprim çnjerëzor, kafshëri. Të vrasësh njerëz është një monstruozitet i vërtetë. Dokumentimi i monstruoziteteve të kryera nga regjimet diktatoriale. Monstruoziteti i një diktatori.
2. fig. Diçka e shëmtuar dhe e frikshme; shëmtim i paparë. Bllokimi i sheshit pa asnjë paralajmërim iu duk një monstruozitet i pashembullt. Me shpifje e monstruozitete. Shohim dhe dëgjojmë monstruozitete. Monstruozitete letrare.
POSTDIKTATORIÁL,~E mb. Që i përket kohës pas rënies së një diktature a të një diktatori.
PËRPËLÍTËS,~E mb. 1. Që bën dridhje a lëvizje të shpejta e të shpeshta, që përpëlitet. Flaka përpëlitëse e qiriut. Me sy përpëlitës. Fundi përpëlitës i një diktatori.
2. fig. Që shqipton fjalë pa kuptim për të bishtnuar; që përpëlitet mes fjalëve për të shpëtuar nga një gjendje jo e mirë. Fjalim përpëlitës.
ÇNJERËZÚES,~E mb. Që shkakton humbjen e vetive njerëzore, që çnjerëzon; kund. njerizues. Diktatori çnjerëzues i shqiptarëve. Mos pranoni qëndrimin në kafazin çnjerëzues. Sa më larg rrjetit çnjerëzues. Karburanti i asaj makinerie çnjerëzuese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë