Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Bëj me pika; spërkat një rrobë a diçka tjetër me pika lyre, boje etj., ndyj me pika të një lëngu; pikalos. Pikoi rrobat me lyrë. E pikoi me ujë.
2. jokal., vet. v. III Rrjedh pika-pika, bie me pika. I pikojnë lotët. Pikojnë strehët. Pikon dylli nga qiriu. Po pikon shi.
3. jokal., vet. v. III Lë të kalojnë a të rrjedhin pikat e ujit, të shiut ose të një lëngu tjetër. Pikon çatia. Pikon kazani (voza).
4. jokal. Bie vetë nga dega e një peme kur piqet, kur krimbet etj., pik (për kokrrat e pemëve). Pikonin mollët e krimbura.
5. kal. Ngjit me kallaj një enë metalike të shpuar, zë me kallaj vrimat e një ene. Pik kazanin (tiganin). E pikoj me kallaj.
✱Sin.: stërpik, spërkas, pikalos, pikëlon, pikërron, pik, rigon, dikoj, rrjedh, gjerbon, loton, qan, tajit (tajis), ngjit, pikëton, godet, zë, ngjis, cikërrin, cërron, del, çikërron, cirkon, çik, çikon, çikëlon, lagëson, dikon, djersit, ajkëton, kullon, bie, rrëzoj.
♦ E di ku i pikon *çatia (dikush). Më pikon në *zemër (në shpirt) (për dikë a për diçka). Më pikon zemra *vrer. Ku *ka rrjedhur do të pikojë. Në mos *rrjedhtë do të pikojë. *I zoti e di ku i pikon çatia.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë