Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKÓMA ndajf. 1. Deri në kohën kur flasim, ende, deri tash. Jeton akoma. Akoma punon? Akoma s’është zgjuar. S’erdhi akoma. Akoma është e re. Akoma është errësirë. Akoma s’është martuar.
2. Edhe më, edhe ca, më tepër. Fol akoma. Shërbehu akoma. Qëndroni akoma. Akoma vijon shkollën? Akoma me të vjetrën.
3. Edhe më shumë, më tepër (me shkallën krahasore të mbiemrave e të ndajfoljeve). Akoma më shumë (më tepër, më pak). Akoma më i dijshëm (më i zoti, më i shkathët). Akoma më shumë u pezmatua.
4. bised., iron. Përdoret me një mohim për të treguar se nuk mërzitemi e nuk shqetësohemi për ato që kanë ndodhur ose që mund të ndodhin. Akoma s’mblodhi mend! Akoma s’e bëri të vetën! Akoma ti?! Është akoma (ende, hala) tek ura (iron.) i thuhet dikujt që nuk ka ndryshuar fare, që ka ngelur me të vjetrën a ka ngelur prapa nga të tjerët, ose dikujt që nuk ka marrë vesh se ç’bëhet për rreth, që është në bisht të situatës.
✱Sin.: ende, hala.
MÉNÇUR (i, e) mb. 1. Që është i hollë e i mprehtë nga mendja, që i kap gjërat shpejt dhe i kupton drejt; që gjykon mirë e thellë, punon me mend e me urtësi; i zgjuar. Burrë i mençur. Drejtuese e mençur.
2. Që di shumë, i ditur. Njeri (plak) i mençur. Jeta (përvoja) të bën të mençur.
3. Që është thënë a është bërë me mend e me vend, që është thënë a është bërë ashtu si duhet; që është menduar mirë e thellë dhe që të mëson si të veprosh e të sillesh; i urtë, i matur. Fjalë (këshillë) e mençur. Punë (sjellje) e mençur. Veprim i mençur.
✱Sin.: i mençëm, i mendshëm, i zgjuar, mendjemprehtë, mendjehollë, i hollë, i kokët, mirëkuptues, veshtar, mendar, mendak, mendjak, mendalok, mendor, i ditur, i urtë, i matur, i zgjuar, mjekërbardhë, truhollë, i dijshëm, i pjekur, i rëndë.
SNÓB,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ndjek mënyrën e jetesës, sjelljet dhe modën e një shtrese shoqërore që mendohet si më e lartë dhe më e pasur, që pëlqen vetëm gjërat e huaja e të stërholluara dhe i përbuz njerëzit e klasave a të shtresave të ulëta shoqërore ose gjërat e vendit të tij. Një snob hyri në paradhomë.
2. Njeri pa vlera, që imiton të tjerët, që shtiret i dijshëm e i kulturuar. Natyra e tij prej snobi e bën që të kishte shumë pak miq. Është interesante të shohësh snobë mes njerëzve të thjeshtë. Snobi i shpërfillte veshjet e thjeshta dhe komode.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë