Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIJEKÉQ,~E mb. 1. Që i shkon mendja për keq, që e ka me djallëzi a me qëllim të keq; i djallëzuar, dhelparak; është si shejtani i përroit; kund. i padjallëzuar. Interpretim dijekeq. Element dijekeq. Ishte frymëzuar nga një qëllim dijekeq.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Mashtrimi i një dijekeqi.
DIJEKEQËSÍ,~A f., libr. Të qenët dijekeq; djallëzi, dhelpëri.
DJALLËZÓR,~E mb. 1. I djallëzuar. Njeri djallëzor. Tip djallëzor.
2. Që bëhet tinëz e në mënyrë të pabesë për të ngatërruar a për të mashtruar të tjerët, për t’ia arritur një qëllimi në rrugë jo të ndershme e të hapët; që ka synime të këqija e të errëta; që është karakteristike për një njeri të djallëzuar; që shpreh djallëzi; shumë i keq e i rrezikshëm. Plan (qëllim) djallëzor. Përpjekje (vepër, akuzë) djallëzore. Mendime (synime, veprime) djallëzore. Politikë djallëzore. Manovra (komplote) djallëzore. Buzëqeshje djallëzore. Vështrim djallëzor.
✱Sin.: i djallëzuar, i paudhë, dijekeq, hamadreq.
HAMADRÉQ,~E mb., krahin. 1. Që merret vetëm me punë të liga.
2. Që është i djallëzuar, që vepron e sillet me djallëzi, hileqar.
3. Që është kokëshkretë dhe merr rrezikun për veprimet që bën. Është djalë hamadreq.
4. Që nuk e vret mendjen; që është ku rafsha mos u vrafsha; aventurier. Shoqëri hamadreqe.
✱Sin.: djallëzor, shejtan, dijekeq, hamadreq, dinak, dhelpërak, hileqar, qerrata, dreqpunuar, guximtar, i patrembur, burrëror, trimosh, kokëkrisur, kokëshkretë, aventurier.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë