Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dija”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AEROBIOLOGJI

AEROBIOLOGJÍ,~A f., biol. Degë e biologjisëstudion prejardhjen biologjikegrimcavepranishmeajër (mikroorganizma, polen, spore etj.), bartjen, ndërveprimin e tyre si dhe ndikiminekosistem. Dija e aerobiologjisë. Laboratorët e aerobiologjisë. Ekspert i aerobiologjisë. Aerobiologjia dhe aeroplanktonet.

AERONAVIGACION

AERONAVIGACIÓN,~I m., av. Dija mbi drejtimin e mjeteve fluturuesehapësira ajrore sipas itinerarit, me ndihmën e mjeteve, të instrumenteve, të teknologjisë dhesistemeve aeronautike, që garantojnë siguri dhe saktësifluturimeve; aeronavigim. Teknika dhe shkathtësitë e aeronavigacionit. Detyrat e aeronavigacionit.

AEROSTATIKË

AEROSTATÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fiz. Degë e fizikësstudion ligjet e baraspeshës së lëvizjesgazeve, si dhe ligjet e baraspeshimit në ajërtrupave mjeteve fluturuese. Ligjet e aerostatikës. Dija mbi aerostatikën. Ekspert i aerostatikës.

AHA

AHÁ pasth. 1. Përdoret kur na bie ndërmend diçkakemi harruar ose kur duamtregojmë se u kuptuam për çka po flisnim. Aha, m’u kujtua mirë! Aha, tani e kuptova! Aha, u mërzite për djalin?
2. Përdoret për të shprehur mospërfillje, dyshim a mosbesim; ëhë. Aha, s’na doli gjë! Aha, mbetëm edhe pa të.
3. iron. Përdoret kur duamtheksojmë se është e pamundurkryhet diçka, ose për të arritur atë që presim. Aha, kot vrapoi! Aha, e dija se nuk arrin ta bëjë. Aha, kot priti dhe mirë e gjeti!

ALBANISTIKË
ALTIMETRI
ARITMOLOGJI

ARITMOLOGJÍ,~A f., mat. Dija mbi numrat, masat dhe madhësitë. Problem i aritmologjisë. Studimet e aritmologjisë. Doktorant i aritmologjisë.

ATANATOLOGJI

ATANATOLOGJÍ,~A f., filoz., fet. Dija për pavdekësinë e shpirtit, për jetën e përtejshme dhe për natyrën e vdekjes.

BJESHKË

BJÉSHK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mal i lartë me kullota verore; alpe. Bjeshkëlarta. Bjeshkë me dëborë. Bjeshkët e Nemuna. Bari i bjeshkës. Ujë bjeshke. Ngjitembjeshkë. Zbritën nga bjeshka. Verojnëbjeshkë. Është si bjeshka është e bëshme e plot shëndet (zakonisht për vajzat). rrojë sa bjeshkët! (ur.). Çaj bjeshke (bot.). Hithër bjeshke (bot.). Lëpjetë bjeshke (bot.). Sapun bjeshke (bot.). Atëherë gjokun trimi e paska shtrënguar, / Në majëbjeshkës trimi paska dalë. (folk.). Na u mbushën bjeshkët, / Me dhen e me shqerra. (folk.). Nuk shtyhet bjeshka me gjoks. (fj. u.).
2. Tokë gurishte e jopjellorevendthepisur; bjeshkëz.
Ma bëri zemrën bjeshkë (*mal) (dikush). Më ra bjeshkakrye e ndjeva veten shumë ngushtë, nuk dija ku të futesha nga turpi, nga një e papritur etj.; më ra çatiakokë; më ra tavanikokë; më ra qielli kokë. *Erë bjeshke. Sheh përtej bjeshke (dikush) sheh larg, është largpamës, parashikon mirë; sheh prapa malit; sheh larg. Ka bjeshkën në shpinë (dikush) e ndien veten shumë keq, është në një gjendjerëndë, ka shumë halle e kokëçarje.

DETEKTOJ

DETEKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Arrijpërcaktoj qartë diçka që nuk e dija, zbuloj. Detekton dhe eleminon viruset. Detekton fushën magnetike.

DHËNDËROJ
DI

DI vep., ~TA, ~TUR kal. 1. Kam njohuri pak a shumëplota ose të veçanta për diçka, e njoh mirë diçka pasi e kam parë, e kam dëgjuar, e kam studiuar etj.; e kam mësuar diçka, e zotëroj. Di dy gjuhë. E di drejtshkrimin. E di mirë shqipen (frëngjishten, anglishten...). E di mirë rolin. E di zanatin e vet. E di përmendsh (ujë, për fije, në majëgishtave, me sy mbyllur) e di shumë mirë. S’e di si duhet. Aq di, aq bën. Më mirëdish se të kesh. (fj. u.). E di gomari ku e vret samari. (fj. u.). E di mesi se ç'ka thesi. (fj. u.). Njeriu që nuk di, turbullon ujin që pi. (fj. u.). E di mirë se kush është. S’di gjë ende. Se di pse u zemërua. Do të dijë gjithçka. E di gjendjen. Siç e di... S’di ç'të them. S'e di ç'kanë vendosur. Me sa di unë ngadhënat a njoftimetkam unë, nga ç'kam dëgjuar e ç'kam marrë vesh unë. - E di rrugën? - Di ndonjë mënyrë tjetër?

2. Jam i zoti për të bërë diçka, kam aftësitë e shprehitë e nevojshme për t'i dalëkrye një pune (me një foljemënyrën lidhore). Di të lexojë (të shkruajë, të vizatojë). Di të notojë. Di t'i bjerë violinës (çiftelisë, pianos...). Di ta rregulloj (ta ndreq). Di të drejtojë (të udhëheqë). Di të sillet. Di të jetojë. Di të arsyetojë. Di ta përmbajë veten. Nuk di të lidhë dy fjalë (bashkë) s'është i aftë t'i shprehë qartë mendimet, mezi flet.

3. Jam i vetëdijshëm për diçka, e kuptoj mirë diçka, ia njoh vlerën e rëndësinë, e çmoj; ruaj masën a kufijtë. Di se ç’bën. E di detyrën time. Ia di vlerën. E di vendin tim. E di masën. As vetë s'e di se ç'kërkon. E di, ai ka shumë punë, por... Kur s’e ke një gjë, atëherë ia di kimetin. (fj. u.).

4. E njoh, e kam provuar a e kam përjetuar diçka. S’e di ç’është rakia (duhani). E di ai ç’është varfëria (uria). S’dinte ç’ishin përkëdheljet. S’dintengopur nuk ngopej kurrë.

5. edhe jokal. Jamgjendjekuptoj diçka, marr vesh; kuptoj. Di diçka nga muzika (nga piktura). E bëri pa e ditur. S’ditën nga ikën ikënshpërndarë. -E di ç’të bëj unë?

6. zakon. moh. (edhe me foljen dua). Nuk i nënshtrohem diçkaje a dikujt, nuk pyes për të, nuk e përfill, nuk trembem, nuk thyhem; nuk merrem kurrë me diçka, nuk e bëj asnjëherë diçka. Nuk di ç’është frika nuk ka frikë fare. S’di ç’është rreziku. Nuk di ç'është gënjeshtra nuk gënjen kurrë. Nuk di ç’është pushimi nuk pushon asnjëherë. Nuk do t’ia dijë ngaftohtët (nga shiu, nga dëbora, nga balta). S’donin t’ia dinin. Ku do t'ia dijë ai!

7. Pandeh, kujtoj; besoj; mendoj. E dinin njëri-tjetrinvrarë. E kam ditur njeri me mend. E dinim për njerimirë. Unë kështu e dija.

8. Ngulitmend; mësoj. - Dije mirë. – T’i dish numrat përmendsh. - Dije se ai është shoku im.

Sin.: njoh, çmoj, kuptoj, pandeh, kujtoj, besoj, mendoj, mësoj.

Një *avaz di (dikush). S’di tjetër *avaz (dikush). E di edhe *bufi! (diçka) tall. Ia di (ia njoh) *burmat (dikujt a diçkaje). I di *bytha (dikujt) tall. vulg. Ia di *çarkun (dikujt). Nuk di *fjalë (dikush). Ia di *gjuhën (dikujt). E di Gjoni çfarë ka *trasta (thesi). S’di *këngë tjetër (dikush). Ia di *kimetin (dikujt a diçkaje). Kjo *kockë e di! I di *koka (dikujt). Ia di *kokën (dikujt). S’di *ku të futet (dikush). Nuk di (nuk njeh, nuk ka) *kufi (dikush a diçka). I di *lëkura (dikujt). Ku ta dish? ndoshta, mbase. Di ku *shkel (dikush). E ku di unëmospërf. e të tjeratilla; e plottjera, që s’kanë rëndësi, që s’më interesojnë. E di ç’ke ti? fj. ndërm. përdoret për t’i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit, kur i themi për një punë a kur e këshillojmë për diçka. *Djalli (dreqi) e di (e merr vesh)! bised. Dreqi (*djalli) e di (e merr vesh)! bised. Nuk *do t’ia dijë (dikush a diçka). S’do t’ia dijë (s’dëgjon) nga ajo *anë (dikush). E di edhe *lopa (diçka) tall. Nuk di *llafe. Ia di për *të mirë (dikujt). Ia di për *nder (dikujt). Ia di *pirrën (dikujt). I di *rradakja (dikujt) bised. Nuk ia di *skajin (diçkaje). Di ku *shkel (dikush). Ia di mirë *shtegun (shtigjet) (diçkaje). Nuk ia di *tymin (dikujt a diçkaje). Ia di (ia njoh) *vidhat (dikujt a diçkaje). Ia di *vlerën (dikujt a diçkaje). Një *Zot e di!

DIJE

DÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Tërësia e njohurive pak a shumë sistematike, që dikush ka përvetësuar në një fushëcaktuar; gjithçkadihet për botën që na rrethon, njohuri; dituri, shkencë; kund. padije. Dijethella (të shumta, të plota, të sakta). Dije shkencore. Dijet e nxënësit. Përhapja e dijes. Kontrolli (vlerësimi) i dijeve. Në lëmin e dijes. Dashuria për dijen. Ka nevojë për dije. Shton dijet. Merr dije. Flet me dije flet me urti, me arsyeshëndoshë. Shet dije (keq.) shet mend, hiqet i ditur. Dijet e mëdha janëfjalëshkurtra. (fj. u.). Dija është dritë, padija terr. (fj. u.). Dija nuk falet, po fitohet. (fj. u.).
2. bised. Dijeni, njoftim. Vë në dije njoftoj. Ështëdijepunës.
Sin.: njohuri, dituri, dijeni, njoftim.

DËSHIROJ

DËSHIR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kam dëshirë për diçka, synoj me vetëdije t’ia arrij diçkaje; kam zell; më pëlqen diçka; dua. Dëshironte shumë (fort). Dëshironpushojë (të studiojë, të flejë). Dëshirontefliste. - Çfarë dëshironi? - Si të dëshironi. Ia dëshironte (ç’t’i dëshirojë) zemra. Dëshirojjeni mirë. - Do të dëshirojadija... Hirin e vatrëslëpish dhe mos dëshirosh fëmijëtdhehuaj.(fj. u.).
2. Dua shumë që të shoh a që të kem pranë një njeriafërt, kam mallmadh për dikë; e ndiej shumë mungesën e diçkaje. Sa shumë i dëshiroi djemtë! E dëshiroi nënën.
3.pëlqen e më tërheq shumë një njeri i seksit tjetër; kam një ndjenjëfortë dashurie për të, e dua, e dashuroj. gjithë e dëshironin. E dëshiruan njëri-tjetrin dhe u martuan.
Sin.: dua, dashuroj, pëlqej, dua, kërkoj, lutem, uroj.

FENOMENALIZËM

FENOMENALÍZ/ËM,~MI m., filoz. Rrymë filozofike sipascilës dija njerëzore është e kufizuar ose mbështetetrealitetin e perceptuar nëpërmjet shqisave. Pasuesit e fenomenalizmit.

GJENDEM

GJÉND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Jam në një vend, ndodhem diku; ndodhem rastësisht ose papritur diku. GjendemTiranë. Gjendem larg. U gjendëm ballë për ballë. Nuk u gjenda aty.
2. vetv., vet. v. III Bie, shtrihet diku. Gjendetveri (në jug). Vendi ku gjendet.
3. vetv., fig. Jam ose bie në një gjendje që nuk e prisja, ndeshem padashur me diçka; ndodhem, jam. U gjenda ngushtë. U gjendbefasi. U gjendënditëkeqe. U gjenda përpara një të papriture. U gjenda bosh nuk isha i përgatitur; nuk dija si të përgjigjesha.
4. vetv., fig. (me trajtëshkurtër përemërore) I ndodhem pranë dikujt, e ndihmojrrethanavështira a për çdo gjë; i bëhem krah. Iu gjend vëlla. Iu gjend te koka. Iu gjendçastevështira.
5. vetv., kryes. vet. v. III Del a shfaqet papritur si për ta ngatërruar a vështirësuartepër diçka. Ku u gjend edhe ai?
6. vetv., vet. v. III (përdoret me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). Kam me vete rastësisht diçka, më ndodhet. S’m’u gjendën para me vete. Mos ju gjendet një laps?
7. vetv., vet. v. III Quhet, pranohet, shihet. U gjend e arsyeshme. U gjend me vend.
8. vetv., vet. v. III Është, ka; ndeshet; ndodhetsasicaktuar, është pjesë përbërëse e diçkaje. Gjendetgjak. Gjendet rrallë. Gjendetpopull.
9. pës e GJEJ. U gjend nga policia.
Sin.: qëndroj, rri, ndihmoj, vij, shfaqem, shtrihem, quhet, pranohet, shihet, haset, njihet, rastis, bie, qëllon, bëhet, vërehet, vëzhgohet.
Nuk i gjendet *ana. S’i gjendet (s’i duket) *binaja (dikujt a diçkaje) S’i gjendet *çifti (dikujt). S’i gjendet një i dytë (dikujt). Nuk i gjendet *filli (diçkaje). Sa për t’u gjendur në *fjalë. Iu gjend (iu ndodh) në *krah (dikujt). S’i gjendet (i humbi) *nishani (diçkaje). I gjendem (i ndodhem) *pranë (dikujt). Nuk i gjendet *shoku (shoqja) (dikujt a diçkaje). Gjendem (jam) në *udhëkryq.

GNOSTICIZËM
HARTOGRAFI

HARTOGRAFÍ,~A f. sh. ~, ~TË Mjeshtëria e vizatimithartave; dija që ka të bëjë me vizatimin e hartave.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.