Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIJETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka dije e njohuri të thella për një fushë a për disa fusha të shkencës, njeri i ditur; ai që me punën e vet kërkimore-shkencore ndihmon për zhvillimin e përparimin e një shkence ose të një dege të saj, lëvrues i një shkence a i një dege të saj; shkencëtar. Dijetar i madh (i shquar). Dijetarët shqiptarë. Dijetarët e Rilindjes.
✱Sin.: shkencëtar, i ditur, dijës.
FATTHË́NËS,~E mb. Që besohet se parashikon a parathotë diçka, fatrrëfyes. Aty takoheshin pleqtë fatthënës.
✱Sin.: fatrrëfyes, falltar, falltor, shortar, fallxhi, fallxhor, dijës, shties.
FATTHË́NËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që besohet se mund të parashikojë ose t’i tregojë të ardhmen dikujt, fatrrëfyes, falltar. Fatthënësi e priti te dera e oborrit.
✱Sin.: fatrrëfyes, falltar, falltor, shortar, fallxhi, fallxhor, dijës, shties.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë