Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIGJITALIZÍM,~I m., tek. Veprimi kur digjitalizoj diçka; procesi i përdorimit të teknologjisë digjitale për të shndërruar të dhënat e shkruara, të dhënat me zë a të dhënat e vizatuara në një formë që mund të interpretohet a mund të përpunohet nga një pajisje elektronike. Digjitalizimi i të dhënave.
DIGJITALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR tek., kal. I jap të dhënat në formë digjitale; i shndërroj në formate të përshtatshme për transmetimin ose ruajtjen në internet. Digjitalizoj sistemin. Digjitalizoj të dhënat.
RADHÍT (RADHÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Vë në radhë, vendos njërin pas tjetrit ose njërin përbri tjetrit sipas një rregulli; rreshtoj, rendit. Radhit librat (karriget, arkat). Radhit ushtarët (nxënësit). Radhit emrat (fjalët) sipas rendit alfabetik. E radhiti në vendin e katërt.
2. Zë në gojë, përmend një pas një disa gjëra ose disa njerëz. Radhitni numrat sipas madhësisë. Radhiti arsyet e kandidimit. I radhiti të gjithë pa harruar asnjë.
3. Rendit me dorë, me linotip etj. shkronjat dhe fjalët për të riprodhuar një tekst që do të shtypet. Radhit një artikull. Radhit një faqe.
4. Shtyp me gishta butonat e tastierës së një kompjuteri për të regjistruar të dhëna ose për të riprodhuar një tekst; digjitalizoj. Radhit në kompjuter.
5. fig. Vë diçka a dikë në një radhë me diçka a me dikë tjetër, e quaj të një shkalle a të një vlere me një tjetër; barazoj. E radhiti me veten. E radhiti krahas më të mirëve. I radhitën me vendet problematike.
✱Sin.: radhoj, rendit (rendis), rreshtoj, merendoj, krahishtoj, rendoj, vë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë