Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIFERENCÚAR (i, e) mb. 1. Që është dalluar prej të tjerëve nga tiparet, nga funksionet etj., i ndryshëm; i ndryshuar. Elemente (pjesë) të diferencuara. Grupe të diferencuara.
2. Që bëhet jo njëlloj, po sipas veçorive a dallimeve ose sipas kërkesave e nevojave të ndryshme; që ndryshon sipas kushteve, sipas rrethanave etj.; i ndryshëm, i pabarabartë. Punë e diferencuar. Qëndrim i diferencuar. Ushqim i diferencuar. Plehërim i diferencuar. Çmime të diferencuara. Në mënyrë të diferencuar.
MËNJANÚAR (i, e) mb. 1. Që është anuar. Një tendë e mënjanuar nga era.
2. Që ndodhet larg ose jashtë qendrës, që është i veçuar (për sendet etj.). Fshat i mënjanuar. Shtëpi e mënjanuar. Vend i mënjanuar. Ky teatër mbeti pak i mënjanuar nga teatri kryesor.
3. Që është hequr mënjanë a është veçuar nga të tjerët (për dikë). Njeri i mënjanuar. Jeton (rron) i mënjanuar. Vazhdon të qëndrojë e mënjanuar. Tregoi shembullin e jetës së tij të mënjanuar nga jeta e botës.
4. Që nuk bashkohet me të tjerët, që është ndryshe, i veçuar, i diferencuar. E shoh çështjen nga një pikëvështrim i mënjanuar.
4. Që është shmangur, që është larguar. Interpretime të mënjanuara nga kuptimi origjinal.
5. si em. m. e f. Ai ose ajo që është mënjanuar nga dikush a nga diçka. Të mënjanuarit padrejtësisht nga konkurrimi protestuan.
✱Sin.: i anuar, i veçuar, i shmangur, i diferencuar, i larguar, i tanuar, i devijuar.
NDIHMËSINSPEKTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Specialiste që punon nën drejtimin e inspektorit në detyrë. Funksioni i saj është ndihmësinspektore. Kualifikimi përkatës që bëjnë inspektoret dhe ndihmësinspektoret është i diferencuar.
NDRÝSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ndryshon nga dikush a nga diçka tjetër, që ka cilësi ose veti të tjera në krahasim me dikë a me diçka, që dallohet nga një tjetër, që nuk shëmbëllen me të; kund. i njëjtë. Njerëz të ndryshëm. Kafshë të ndryshme. Shije të ndryshme. Trajta të ndryshme. Ngjyra të ndryshme. Mënyra të ndryshme. Mendime të ndryshme.
2. Që është tjetër në krahasim me dikë a me diçka, jo ai. Morëm rrugë të ndryshme. I dolën nga anë të ndryshme.
3. Që është i disa llojeve, i shumëllojshëm. Prodhime të ndryshme. Mbeturina të ndryshme. Përdor mjete nga më të ndryshmet. Ai shet mallra të ndryshme. Lajme të ndryshme. Nëpër vende të ndryshme.
✱Sin.: i tjetërllojshëm, i dallueshëm, i pangjashëm, i diferencuar, i pabarabartë, i tjetërsojshëm, tjetër, i kundërt, i shumënduarshëm, i shumëllojshëm, turli.
♦ Flasin *gjuhë të ndryshme.
PABARABÁRTË (i, e) mb. 1. Që nuk është i barabartë me një tjetër (në madhësi, në peshë, në cilësi etj.), jo i njëjtë; kund. i barabartë. Pesha të pabarabarta. Madhësi (vlera) të pabarabarta. Pjesë të pabarabarta. Numra të pabarabartë. Zhvillim i pabarabartë. Në largësi të pabarabarta. Në kushte (në rrethana) të pabarabarta.
2. Që nuk ka të njëjtat të drejta e detyra. Të drejta të pabarabarta.
3. Që nuk bëhet me barazi; që nuk është me të njëjtën përgjegjësi; kund. i barabartë. Ishin të pabarabartë përpara ligjit.
4. Që bëhet ndërmjet palëve jo të barabarta nga fuqia a nga kushtet. Paqe (marrëveshje, kontratë) e pabarabartë. Ndeshje (luftë) e pabarabartë.
✱Sin.: i ndryshëm, i diferencuar, i pakrahasueshëm.
PADIFERENCÚAR (i, e) mb. Që nuk është i diferencuar nga dikush a nga diçka; që nuk mund të diferencohet nga dikush a nga diçka; kund. i diferencuar. Financim i padiferencuar.
PËRDALLÚAR (i, e) mb. I dalluar nga të tjerët; i veçuar, i diferencuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë