Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DALLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dalloj dikë a diçka; ndarja a veçimi i dikujt ose i diçkaje sipas tipareve. Dallimi i ngjyrave (i tingujve). Dallimi i shenjave. Dallimi i së mirës nga e keqja. Bëj dallim.
2. Veçori a tipar që e bën dikë a diçka të dallohet nga një tjetër; ndryshim. Dallime klasore. Dallime dialektore. Dallime në ngjyra (në masë, në peshë). Dallimet ndërmjet qytetit e fshatit. Dallimi ndërmjet punës mendore e punës fizike. Kanë dallime të mëdha (të shumta, cilësore).
3. Trajtim i pabarabartë i njerëzve, i sendeve a i çështjeve, duke parapëlqyer dikë a diçka ose duke i vlerësuar sipas disa veçorive e kritereve të ndryshme. Dallim racial. Bën (s’bën) dallime. I morën (i pranuan) të gjithë pa dallim.
✱Sin.: shquarje, njohje, diktim, diferencë, diferencim, ndryshim, ndryshesë, spikatje, cilësim, karakterizim, pabarazi.
DIFERENCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur diferencoj a kur diferencohem; dallimi ndërmjet dy a më shumë njerëzve ose grupeve, ndërmjet dy sendeve, dy dukurive etj.; ndarja ose dallimi i pjesëve përbërëse të një tërësie, veçimi i diçkaje nga diçka tjetër, ndryshimi i diçkaje dhe dallimi nga të tjerat. Diferencim i thellë (i madh, i vogël). Diferencim i brendshëm. Diferencim ekonomik. Diferencimi i forcave politike. Diferencimi i pagës. Diferencimi i detyrave. Procesi i diferencimit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë