Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIDAKTÍK,~E mb.. Që ka të bëjë me didaktikën, që i përket didaktikës, i didaktikës; që i shërben mësimit, mësimor. Parimet (metodat) didaktike. Mjete didaktike. Letërsi didaktike letërsi, me anën e së cilës njerëzit mësojnë diçka nga fusha e shkencës, e moralit, e artit etj.; letërsi mësimore. Roman didaktik. Poezi didaktike. Tekst didaktik. Vepër didaktike.
VIRGJILÍAN,~E mb., let. Që ka të bëjë me Virgjilin, poetin epik, didaktik dhe pastoral romak dhe poezinë e tij, që i përket Virgjilit, i Virgjilit. Poezia virgjiliane. Arti virgjilian.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë