Fjalori

Rezultate në përkufizime për “dibran”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARDHËTAR

ARDHËTÁR,~I m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Mjeshtër; zanatçi, zejtar. Ardhëtar i zoti. Ardhëtarët dibranë.

DIBRAN

DIBRÁN,~E mb. lidhet me Dibrën ose me dibranët, që është karakteristik për Dibrën ose për dibranët, i Dibrës ose i dibranëve; që është krijuar nga dibranët. Fshatarët dibranë. Familje dibrane. Veshje dibrane. Valle (këngë) dibrane. Dasmë dibrane. Odat dibrane.

DIBRAN

DIBRÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor a vendës nga Dibra ose ai që e ka prejardhjen nga Dibra. Mikpritja (trimëria) e dibranëve. Dibranët shquhen për trimëri e atdhedashuri.

DIBRANE

DIBRÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore a vendase nga Dibra ose ajo që e ka prejardhjen nga Dibra. Gatimet e dibraneve.

DIBRANÇE

DIBRÁNÇE ndajf. Sipas mënyrës së dibranëve, ashtu siç e bëjnë dibranët; në të folmen e Dibrës. Kërcen dibrançe. Përgjigje dibrançe.

PLISAR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.