Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BOSTÓNAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor vendës i Bostonit ose ai që e ka prejardhjen nga Bostoni. Shumë bostonas me prejardhje shqiptare ndihmojnë në diasporë.
SHKAPËRDÉRDHUR (i, e) mb. 1. Që është i shpërndarë lirshëm, i përndarë a i përhapur andej-këtej; i shprishur. Fëmijë të shkapërderdhur nëpër botë. Diasporë e shkapërderdhur. Me flokë të shkapërderdhur.
2. fig. Që i mungon vijimësia a lidhja e pandërprerë, që zhvillohet jo sipas një vije logjike; i përhapur, i papërqendruar. Karakter i shkapërderdhur i kompozicionit. Politikë e shkapërderdhur. Situatë e shkapërderdhur.
3. Që lodhet shumë, që kalon stërmundime fizike. Burrë i shkapërderdhur.
4. Që shpenzohen pa kriter, zakonisht për të hollat. Para të shkapërderdhura.
✱Sin.: i shpërndarë, i shprishur, i përhapur, i degëzuar, i papërqendruar, i shpërqendruar, i copëtuar.
ZGJERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zgjeroj diçka; hapja a shtrirja e diçkaje për ta bërë të gjerë a më të gjerë; kund. ngushtim. Zgjerimi i rrugës. Zgjerimi i kalatës së portit. Po punohet për zgjerimin e autostradës veri-jug. Zgjerimi i pantallonave. Zgjerimi i enëve të gjakut. Si rezultat i zgjerimit të hapësirës së gjelbër në zonat e zëna pa lejë. Mundësuan zgjerimin e tokave të punueshme
2. Shtrirja e diçkaje në një hapësirë a në një sipërfaqe më të madhe; zmadhim. Zgjerimi i biznesit. Zgjerimi i dijeve. Zgjerimi i sipërfaqes së tokës së punueshme. Zgjerimi i zonës së luftimeve. Zgjerimi i kufirit.
3. fig. Përhapja a shtrirja në një rreth më të gjerë, duke e bërë më të përgjithshme a më të plotë diçka; përfshirja në të e një numri më të madh. Zgjerimi i veprimtarisë së fushës. Zgjerim i bashkëpunimit dypalësh (ndërkombëtar). Zgjerimi i Bashkimit Europian. Zgjerimi i kompetencave. Zgjerimi i veprimtarisë turistike. Zgjerimi i mundësive në të ardhmen. Zgjerimi i protestës. Zgjerimi i fjalësit të fjalorit. Zgjerimi i mjeteve të shprehjes në ligjërim. Zgjerimi i rrjetit të shkollave shqipe në diasporë.
4. Pjesa e zgjeruar a më e gjerë e diçkaje; kund. ngushtim. Zgjerimi i gypit. E futi në zgjerimin e pusit.
5. Sipërfaqe më e madhe për banim. Kërkon (i dhanë) zgjerim. Sivjet morën zgjerim.
✱Sin.: zmadhim, shtrirje, hapje, përhapje, rritje, shtim, përshkallëzim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë