Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIPÓD,~I m. sh. ~E, ~ET 1. E kundërta e dikujt ose e diçkaje në raport me dikë tjetër ose me diçka tjetër. Është antipod i tij. E gjetën antipodin e saj. Antipod me rrymën moderne. Dy sisteme qeverisjeje antipode me njëri-tjetrin.
2. gjeogr. Dikush ose diçka që gjendet në pika të kundërta të diametrit të tokës. Antipodi jugor (verior).
3. fiz. Pikë në njërin pol të tokës diametralisht e kundërt me atë të polit tjetër, që janë të lidhura me një vijë imagjinare që kalon përgjatë qendrës së tokës e që shërbejnë si mjet për të përshkruar në mënyrë relative largesën dhe pozicionin gjeografik. Diskutim për ekzistencën e antipodeve. Identifikimi i antipodeve. Londra dhe Zelanda e Re janë antipode të njëra-tjetrës.
ANTIPODÁL,~E mb. 1. Që ka të bëjë me një antipod, antipodik; që është vendosur në anën e kundërt të Tokës ose të Hënës. Meridian antipodal. Kontinent antipodal.
2. Që është diametralisht i kundërt me diçka tjetër. Pikë antipodale në një sferë.
3. Që është krejtësisht i kundërt me diçka tjetër. Sistem antipodal ndaj demokracisë.
DIAMETRALÍSHT ndajf. 1. Në drejtim të diametrit, sipas diametrit. E preu diametralisht. Drejtëza që janë diametralisht të kundërta.
2. fig. Krejt, plotësisht. Diametralisht i kundërt. Ndryshojnë diametralisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë